Xheladin Mjeku
Xheladin Mjeku (1961) u lind në Graboc të Epërm të Prishtinës (tash nën juridiksionin kadastral të Komunës së Kastriotit), me të mbaruar shkollën e mesme të mjeksisë, ka studiuar në Fakultetin Filologjik – Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Poashtu ka studiuar edhe për Teknologji ushqimore.
Mjeku shkruan poezi dhe prozë për të rritur dhe fëmijë. Merret edhe me kritikë letrare dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë publikuar në shtypin e kohës dhe në portalet elektronike në gjithë hapësirën shqiptare dhe më gjerë. Është bashëkautor në disa libra me poezi, kritikë letrare dhe publicistikë.
Është angazhuar në një rol episodik në serialin televiziv “Brenda drejtësisë”, që e realizoi Radiotelevizioni i Kosovës, në vitin 2009.
Jeton dhe vepron në Prishtinë.
Puna dhe veprimtaria letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1982 punon në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në Departamentin e Ekologjisë Humane në Prishtinë. Vazhdon të ushtroj aktivitetin krijues pa shkëputje prej tri dekadave në krijimtari letrare për të rritur dhe fëmijë dhe në publicistikë.
Në qershor të vitit 1978 Revista letrare “Pionieri” në Prishtinë, ia botoi vjershën e parë “qershori historik”. Prej atëherë e deri në ditët e sotme ka shkruar e botuar pothuajse në të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe, që botoheshin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi, si në: ”Pionieri”, “Rilindja”, “Jehona”, “Koha”, “Bujku”, “Shëndeti”, “Flaka e vëllazërimit”, “Shkollari”, “Fjala”, “Zëri i rinisë”, “Bota e re”, “Çlirimi”, “Zog mëngjesi”, “Iliria Post”, “Focus”, “Zëri”, “Epoka e re”, “Bota sot”, “Pavarësia”, “Kosova sot”, “Kalendari letrar”, pastaj në Gazetën “Ndryshe”, “Drita”, “Obelisku”, “Nacional”, "Republika" dhe "Shqip", në Suplementin letrar “Drita ndryshe”, etj. që dalin në Tiranë, dhe së fundi edhe në ”Tribunën sindikale” ku është i pranishëm me shkrime, analiza, editoriale dhe intervista në kontestin sindikal. Poashtu shkrimet e tij janë publikuar edhe nëpër shumë faqe interneti që botojnë krijimtari letrare dhe publicistike në gjuhën shqipe, si në Web-faqet “Albacenter.it”, “Krizantem.com”, “Agimi.com”, “Tribunashqiptare.com”, “Kosova-Albemigrant.com”, “Gazetashkodra.com”, “Dritapelegrin.blogspot.com”, “Zemrashqiptare.net”, “Merbraha.com”, “Skenderajonline.com”, etj.
Cmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është fitues i disa shpërblimeve letrare, si: për tregim në konkursin letrar të revistës “Jehona” të Shkupit, pastaj për poezi në Manifestimin tradicional “Sofra poetike -Ymer Elshani” të Drenasit; poashtu ka edhe disa shpërblime nëpër konkurse letrare të gazetave dhe revistave në Kosovë dhe një çmim për cikël poezish në web-faqen “Albacenter.it”. Pak para mbylljes nga serbosllavët, Radiotelevizioni i Prishtinës ia transmetoi Poemën për fëmijë “Gjerdan maji”, e cila konsiderohet si e zhdukur s’bashku me të gjitha librat, dorëshkrimet, materiale të botuara në shumë gazeta dhe revista, e që konsiderohet se ishin mbi dyqind njësi, të cilat i përpinë flakët në luftën e vitin 1999.
Në vitin 2010 fitoi çmimin e parë për librin poetik “Mëkatet e Orfeut”, nga Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në botë “Drita” dhe Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena” -Tiranë. Poashtu në vitin 2012 në Konkursin letrar të Klubit letrar “De Rada” nga Ferizaj, shpallur për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, fitoi çmimin e parë për përmbledhjen e poezive “Në kopshtin e muzave”.
Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës dhe i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në botë “Drita”.
Botimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xheladin Mjeku është bashkautor i Përmbledhjes së poezive “Prelud poetik”, botuar më 1997. Është prezantuar në përmbledhjen poetike prej 101 autorësh “Zhbërja e ikjes”, kushtuar shkrimtarit të mirënjohur Rifat Kukaj, në përvjetorin e vdekjes së tij. Është prezantuar edhe në librin me publicistikë dhe kritika letrare “ Hijet e thyera”, të botuar më 2008. Në monografinë “Një luftë më ndryshe”, që i kushtohet përvjetorit të aktiviteteve të Shërbimit shëndetësor “ Nëna Terezë”, etj.
- “Aromë gruaje”, poezi (2010)
- “Bedri Dedja në kujtesën tonë”, kujtime dhe kritika (2010),
- “…me Dritëronë”, monografi dhe publicistikë (2011),
- "Lotët e virgjër”, antologji poetike (2012),
- “100 rrënjë të gjethit bohem“, antologji poetike për Tahir Deskun (2012),
- “Antologji e dhembjes poetike“, antologji poetike për Ali Podrimjen (2012)
- “Prekja e pikëllimit”, monografi dhe poezi (2013),
- “Qofsh e lumtur, mbesa Dorelë”, shkrime dhe urime (2013),
- “Flakadani i lirisë“, poezi për Zahir Pajazitin (2013), etj.
- “Mëkatet e Orfeut”, poezi
- “Në kopshtin e muzave”, poezi
- “Nëna e lirisë”, tregime për fëmijë
- "Pranvera në shtator", poezi për fëmijë