Xhelal Neziri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhelal Neziri
U lind në3 korrik, 1977
Kombësiashqiptar
Profesionigazetar

Xhelal Neziri lindi në fshatin Tearcë të Tetovës, Maqedoni3 korrik të vitit 1977, është gazetar shqiptar. Shkollën fillore dhe të të mesme i kreu në Tetovë derisa në Shkup diplomoi në Fakultetin Filologjik.

Menjehere pas diplomimit, në vitin 1999 ai inkuadrohet si gazetar në të përditshmen në gjuhën shqipe Fakti. Në vitin 2002 Neziri kalon si redaktor në të përditshmen Global, kurse njëkohësisht punon edhe si bashkëpunëtor i javores Lobi. Në vitin 2003 angazhohet si korrespondent nga Maqedonia i gazetës Koha Ditore, ndërkohë që ka punuar edhe në javoren Java. Në vitin 2005 angazhohet si redaktor në gazeten Lajm Ekskluzive. Në vitin 2007 themelon javoren e tij Nacional.

Nga viti 2008 është koordinator për Maqedoni i Rrjetit të Gazetarisë Hulumtuese SCOOP, me seli ne Kopenhagë të Danimarkës.

Nga viti 2011 është themelues dhe president i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Macedonia, me seli në Shkup.

Neziri ka botuar tekste, analiza dhe komente në shumë media të vendit dhe të huaja si: Gazeta Tema, Scoop, Java, Politika (Bullgari), Koha Ditore, Kosova Sot. Xhelal Neziri është drejtues i magazinës online INBOX7.mk Arkivuar 22 qershor 2014 tek Wayback Machine, gazetar hulumtues i OCCRP dhe analist në disa media të rajonit.

Është ekspert i komunikimit dhe i marrëdhënieve me publikun, në të cilën fushë ka magjistruar pranë Insitutit për Hulumtime Sociologjike, Politike dhe Juridike pranë Universitetit "Shën Qirili dhe Metodi" në Shkup. Është duke doktoruar pranë këtij Instituti në shkencat politike në programin "Demokracia në kohë globalizimi".