Xhemë Tupalla
Xhemajl Osmani i njohur si Xhemë Tupalla ka qenë veprimtar i Ballit Kombëtar dhe funksionar në administratën shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ishte djali i dytë i Murat Osmanit dhe Hanifes – familje muhaxherësh e cila në vitin 1912 vendoset në Gjilan.
Më 1938 Xhema së bashku me shokët e tij: Muharrem Kacabashin, Mitat Azizin dhe Ruhan Sfircën, shkon në Gjermani ku qëndron deri në 1941 dhe po atë vit kthehet me shokët në vendlindje.
Me ardhjen e ushtrisë gjermane në Gjilan, Xhema vihet në shërbim të administratës vendore, duke qënë se ishte njohës i mirë i gjuhës. Ai qëndroi për gjashtë muaj në Leskovec në një detyrë speciale. Kthehet në Gjilan dhe përveç punës si përkthyes i shtohet edhe puna në shërbimet ushtarako-policore.
Në nëntor 1944 ormacionet partizane bullgare shfaqen dhe rrethojnë Xhemën për 2-3 orë dhe e pushkatojnë më 23 nëntor 1944.