Jump to content

Xhuzepe Merkali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Giuseppe Mercalli
Giuseppe Mercalli
U lind në21 maj 1850
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
KombësiaItalian
Njohur përShkallën e Merkalit
Karriera shkencore
FushatVullkanologji

Giuseppe Mercalli (21 maj 1850 - 19 mars 1914) ishte një vullkanolog italian dhe prift katolik. Ai mbahet mend më së miri për shkallën e intensitetit të Merkalit si njësi për matjen e tërmeteve.

Merkali u lindu në Milano. Pas arsimit fillor, të mesëm dhe atij profesional u shugurua si prift katolik romak dhe shpejt u bë profesor i Shkencave të Natyrës në Seminarin e Milanos. Qeveria italiane e emëroi atë profesor në Domodossola, pasuar nga një post në Reggio di Kalabria. Më vonë punoi edhe si profesor i gjeologjisë në Universitetin e Catanias në fund të viteve 1880 dhe më pas punoi edhe në Universitetin e Napolit. Merkali ishte gjithashtu drejtor i Observatorit Vesuvius deri në kohën e vdekjes së tij.

Ai mbahet mend më së miri për shkallën e intensitetit të Merkalit për matjen e tërmeteve, i cili, në formë të modifikuar, përdoret akoma edhe sot. [1] Për dallim nga shkalla e madhësisëRihterit, e cila mat energjinë e lëshuar nga një tërmet, shkalla e intensitetit të Merkalit mat efektet e vlerësuara subjektive të një tërmeti. Ai është mjaft i përshtatshëm për të matur tërmetet në zona me popullsi të rrallë, ideale për krahasimin e dëmeve të bëra nga dridhje të ndryshme, dhe është i dobishëm në inxhinierinë e tërmetit. Shkalla në përdorimin e sotëm cakton indekse që variojnë nga shkalla I - "Nuk ndjehet, përveç nga disa në kushte të favorshme", deri në XII - "Dëmi total; objektet e hedhura në ajër".

Më 1914, Merkali u dogj për vdekje në rrethana të dyshimta, gjoja pasi trokiti mbi një llambë parafine në dhomën e gjumit të tij. [2]

Merkali shpiku dy shkallë për matjen e intensitetit të tërmetit, të dy modifikime të shkallës Rossi-Forel . E para, [3] gati se është harruar, kishte gjashtë shkallë, ndërsa shkalla Rossi-Forel kishte dhjetë. [4] E dyta, e njohur tani si shkalla e intensitetit e Merkalit, kishte dhjetë shkallë dhe u zgjerua në përshkrimet në shkallën Rossi-Forel. [5]

  1. ^ International Handbook of Earthquake & Engineering Seismology (në anglisht), 2003
  2. ^ "PROF. G. MERCALLI BURNED TO DEATH; Famous Director of Vesuvian Observatory Upsets Oil Lamp Upon Himself". The New York Times (në anglisht). 20 mars 1914.
  3. ^ Mercalli, Giuseppe (1883). Vulcani e Fenomeni Vulcanici in Italia. Geologia d’Italia (në italisht). Vëll. 3. Milan: Francesco Vallardi. fq. 217–218.
  4. ^ Davison, C (1921). "On scales of seismic intensity and on the construction of isoseismal lines" (në anglisht) (11): 95–129. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!)
  5. ^ Mercalli, Giuseppe (1902). "Sulle modificazioni proposte alla scala sismica De Rossi-Forel" (në italisht) (8): 184–191. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!)