Jump to content

Yldon Kompani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kompania “ Yldon ” u themelua nga Ortaku i saj i vetëm Z. Ylli Ndroqi , në vitin 2003, fillimisht si një Kompani me qëllim : Projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndryshme industriale, civile, rruga, ura e kanalizime, ujesjellës dhe urbanistike. Tregtim, Import-Eksport të materialeve të ndryshme. Me kalimin e kohës kjo kompani ka shënuar një rritje të madhe dhe është pozicionuar fuqishëm në tregun Shqiptar.

Informacion i përgjithshëm mbi shoqërinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqëria “ Yldon ” sh.p.k., është një shoqëri [1] e krjjuar sipas vendimit të Gjykatës Nr 29119 , me 19 Shkurt 2003 me seli ne qytetin e Tiranës në Adresën: Rruga Qemal Stafa Nr. 382/2 Tirane, Me NIPT K 31618007 S Krijimi i kësaj shoqërie është bazuar në ligjin Nr.7638 Dt.19.11.1992 dhe ligjit Nr.7667, Dt. 28.01.1993 përkatësisht “Për shoqëritë tregetare“ dhe "Për rregjistrin tregtar”. Administrator i shoqërise është Z. Ylli Ndroqi. Veprimtaria e saj rregullohet sipas dispozitave të ligjit Nr.7638 dt. 19 nëntor 1992 “Për shoqëritë tregtare” si dhe nga statuti i saj. Objekt Veprimtarisë së Shoqërisë përfshin aktivitete në fushën e Import Eksportit dhe distribucionit të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike, nje zinxhir dyqanesh këmbimi valutor, një agjenci udhëtimesh dhe bar restorant.

Historiku i aktivitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimish Yldon ishte një shoqëri e cila operonte në fushën e Import Eksportit të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike. Kjo shoqëri ka arritur majën e suksesit të saj me lidhjen e kontratës midis shoqërisë holandeze Van Doorne Beverages [2] Arkivuar 26 shkurt 2013 tek Wayback Machine shpk duke regjistruar markën e prodhimit të pijeve energjike Stardon si markë shqiptare me të drejta eksluziviteti prodhimi në Hollande dhe shpërndarjeje në mbarë botën.

Yldon shpk ka filialin e saj te imp/exp ne Maqedoni ku njihet me emrin tregtar “Yldon Doel”. Yldon shpk ka filialet e saj në Kosovë dhe Mal te Zi me përfaqësuesit e saj të shpërndarjes.

Shpërndarja e pijeve energjike Stardon ka kapur të katër kontinentet, pavaresisht se pjesën më të madhe të aktivitetit tegtar e zhvillon me vendet e Europës.

Aftësitë tregtare dhe serioziteti i ortakërisë i dhanë shoqërisë Yldon shpk të drejtën e ekskluzivitetit për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Mali i Zi të pijes më të dashur dhe më të vjetër në tregun Evropian, birra Grolsch .

Një tjetër vlerësim për shoqërinë Yldon është marrja e të drejtës ekskluzive nga kompania amerikane Royal Crown , të patentës amerikane te pijeve freskuese te cilat po gjejnë vendin e tyre në tregun e vështirë shqiptar.

Rrjetet e dyqaneve të këmbimit valutor zhvillojnë një aktivitet të gjerë në tregun monetar shqiptar. Të pozicionuar në pika strategjike të Tiranës, si European Trade Center , qendra tregtare në Bul. “Bajram Curri ” dhe Qendra Tregtare Kristal në lagjen Komuna e Parisit, në qendrën tregtare TEG si dhe në rrugën Qemal Stafa . Pranë tij është gjithashtu edhe Bar “Stardon”, i hapur qe ne themelimin e kompanisë dhe ka një klientelë të larmishme.

Sot kompania zë një pozicion të rëndësishëm në sektorin e bizneseve shqiptare të Import Eksportit duke ruajtur traditën e saj.

Profili i Kompanisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompania tregton produktet e saj të importit në të gjithë Shqiperinë. Produktet që tregton kompania janë: Royal Crown Cola, Birra Grolsch, Birra Amsterdam, Pija Energjike Stardon, Uji Cooldon, Pije freskuese Fructal etj.

Shpërndarja e produkteve jashtë vendit realizohet nëpërmjet koordinimit dhe bashkëpunimit me kompani të ndryshme transporti ndërkombëtar mallrash.

Shoqëria Yldon shpk ka një rrjet agjencish turistike dhe transporti ndërkombëtar, të gjitha nën emrin Yldon që operojnë brenda territorit të RSh-së duke iu ofruar klientëve te saj si dhe duke i shërbyer edhe shoqërive të grupit Yldon me një profesionalizëm që pasqyrohet në rritjen e të ardhurave dhe cilësinë e shërbimit.

Ndihma Humanitare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompania Yldon dhe presidenti saj Ylli Ndroqi, tregoi solidaritet dhe u shkoi në ndihmë të dëmtuarve nga përmbytja në zonën e Shkodrës të vitit 2011 [3][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] . Lidhur me këtë ai i ofroi të dëmtuarve kryesisht një sasi të konsiderueshme nga produktet e kompanisë Yldon me 20 ton ndihma me vlerë 80, 000 Euro si dhe 200 tonë për bagëtitë. Kompania Yldon në këtë ndihmë humanitare ka marrë edhe falenderimin e kryeministrit në atë periudhë Sali Berisha [4][lidhje e vdekur]

Pjesë e suksesit tregtar të shoqërisë është edhe kontributi human i cili pasqyrohet në ndihmën që shoqëria ka dhëne si sponsor gjeneral në disa fusha ku me krenari dëshmojmë kontributin financiar në ndihmë të kategorive në nevojë siç janë fëmijët jetimë të policëve të rënë në detyrë, Kryqit te Kuq Shqiptar, Shoqata e azilanteve në Shqipëri. Sponsorizimi i korit PAX DEI , pjesëtarë në sponsorizimin e veshjes së motoçiklistëve dhe automjeteve të policisë rrugore.

Shoqëria Yldon është mbështetëse e vetme financiare e boksierit shqiptar Kreshnik Qato i cili në 2007-ën në Tiranë fitoi titullin kampion bote [5] Arkivuar 21 shtator 2018 tek Wayback Machine në federatën ndërkombëtare WBF me seli në Melbourne , Australi 2009 në nëntor mbrojti titullin e kampionit me sukses në USA.

Yldon shpk është anëtar i Dhomës Se Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri, Dhomës Tregtare Amerikane dhe Dhomës Tregtare të Britanisë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]