Yusaku Matsuda
Yusaku Matsuda | |
|---|---|
| Lindi | 21 shtator 1949 |
| Vdiq | 6 nëntor 1989 |
| Lartësia | 1.83 m (6 ft 0 in) |
| Faqja në internet | Uebfaqja Zyrtare |
Yusaku Matsuda (Japonisht: 松田 優作; 21 shtator 1949 - 6 nëntor 1989) ishte aktorë japonezë. Ai ishte i njohur për rolet e tij në filma dhe seriale të ndryshme në vitet e 1970. Filmi i tij i fundit ishte me rolin si antagonist në filmin Black Rain.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Matsuda lindi jashtë martese në Shimonoseki. Babai i tij ishte oficerë japonezë, i cili nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa nëna e tij ishte koreane, Kaneko Matsuda. Kaneko ishte koreane e cila u martua me oficerin para vdekjes së tij në Luftën e Dytë Botërore.
Ai u rrit dhe u shkollua në Shimonoseki. Në vitin 1967, gjatë shkollës kur ishte, në nxitjen e nënës, ai shkoi tek tezja e tij në qytetin e Seaside në Amerikë për një vit. Por ai ishte i pakënaqur në Amerikë, pasi që nuk dinte gjuhën angleze dhe ndjente si viktimë e diskriminimit, vendosi që të kthehet në Japoni. Ai kishte frikë të kthehet te nëna e tij, kështu ai shkoi te vëllai i tij në Tokjo. Ai shkoi në shkollën e lartë Hōnan si student i natës dhe diplomoi në vitin 1969.
Në vitin 1975, ai u martua me Michiko Kumamoto dhe kishin një vajzë. Ata u divorcuan në vitin 1981 pas gjashtë vite martesore. Në vitin 1983, ai u martua me Miyuki Kumagai dhe kishin tre fëmijë. Dy fëmijët, Ryuhei dhe Shota u bënë aktorë dhe vajza e tij Yuki u bë këngëtare.
Në vitin 1988, Matsuda u diagnosua me kancer në rrugët urinare, para se të fillojnë xhirimet e Black Rain. Matsuda nuk deshi të bënte kimioterapi, pasi që ai nuk do të kishte aftësi për të luajtur rolin e tij të filmit. Pas vdekjes, gruaja e tij e parë ka thënë se ai nuk e ka kuptuar rëndësinë e sëmundjes së tij. Gjatë xhirimit, ai ishte duke urinuar gjak.
Në mars 1989, sëmundja e tij u përhap në shpinën dhe mushkërinë e tij dhe u bë i paoperueshëm. Më 7 tetor 1989, Matsuda u shtrua në spital. Matsuda vdiq në orën 6:45 pasdite (sipas zonës kohore në Japoni) në moshën 40 vjeç. Ai u varros në varrezat Nishitama në Akiruno, Tokjo.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Filmi | Roli | Shënimet |
|---|---|---|---|
| 1973 | Ōkami no Monshō | Haguro | |
| 1974 | Tomodachi | Komatsu | |
| Ryōma Ansatsu | Yūta | ||
| Abayo Dachi Kō | |||
| 1976 | The Classroom of Terror | ||
| Hitogoroshi | |||
| 1977 | Proof of the Man | Detective Kōichirō Munesue | |
| 1978 | Mottomo Kiken na Yūgi | Shōhei Narumi | |
| Satsujin Yūgi | |||
| 1979 | Midare Karakuri | ||
| Oretachi ni Haka wa Nai | Katsuo Shima | ||
| The Resurrection of the Golden Wolf | Tetsuya Asakura | ||
| Shokei Yūgi | Shōhei Narumi | ||
| 1980 | Rape Hunter Nerawareta Onna | ||
| Bara no Hyōteki | Mysafir | ||
| The Beast to Die | Kunihiko Date | ||
| 1981 | Yokohama BJ Blues | BJ | |
| Kagerō-za | Shungo Matsuzaki | ||
| 1983 | The Family Game | Katsu Yoshimoto | |
| Detective Story | Shūichi Tsujiyama | ||
| 1985 | Sorekara | Daisuke Nagai | |
| 1986 | A Homansu | Kaze | |
| 1988 | Wuthering Heights | Onimaru | |
| A Chaos of Flowers | Takeo Arishima | ||
| 1989 | Black Rain | Sato | |
| 1998 | Yomigaeru Yūsaku: Tantei Monogatari Tokubetsu-hen | Shunsaku Kudō | |
| 2009 | Soul Red | Dokumentar |
Television
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Programi | Roli | Shënimet |
|---|---|---|---|
| 1973 | Taiyō ni Hoero! | Jun Shibata, me nofkën "Jiipan" | |
| 1974 | Akai Meiro | Jun, xhaxhai i Momoe | |
| 1975 | Oretachi no Kunshō | ||
| 1976 | Daitokai | (Mysafir) | |
| Saraba Rōnin | (Mysafir) | ||
| 1977–1978 | Daitokai Part II | Isao Tokuyoshi | |
| 1978 | Daitsuiseki | (Mysafir, epizodi i fundit) | |
| 1979–1980 | Tantei Monogatari | Shunsaku Kudō | |
| 1982 | Haru ga Kita | ||
| Shi no Dangai | |||
| Shin-Jiken Dr Stop | |||
| Home Sweet Home | (Mysafir) | ||
| 1982–1983 | Anchan | (Mysafir) | |
| 1983 | Nettai ya | ||
| Dansen | |||
| 1984 | Shin-Yumechiyo Nikki | ||
| Onna Goroshi Abura no Jigoku | |||
| 1986 | Ou Otoko | ||
| 1988 | Sakurako wa Warau | ||
| 1989 | Kareinaru Tsuiseki | Me Florence Griffith-Joyner |