Yvonne-Denise Köchli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Yvonne-Denise Köchli shqip: Ivonë-Dënizë Këhli është publiciste zvicerane.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ivonë-Dënizë Këhli u lind në vitin 1954 në Zyrih të Zvicrës.[1] Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në vendlindje ndërsa studimet për gjermanistikë, publicistikë dhe histori të fesë në Universitetin e Zyrihut. Në vitin 1982 mbrojti punimin e doktoratës me temën "temat në letrësinë e re zvicerane". Në vitin 1983 iu dha bursa e Institutit Botëror të Shtypit. Për 14 vjet me radhë ka qenë redaktore në gazetën "Veltvohe" (1984-1998) dhe ka punuar katër vjet si publiciste e lirë dhe si hartuese pranë anëtarësh të Këshillit Federal (1999-2003). Në vitin 2003 themeloi Shtëpinë botuese "Ksantipe". Ndër të tjera është autore e romanit bestseler me titull "Një grua vjen tepër herët", botuar në vitin 1992. Si koautore me Liliana Hajmbergun ka shkruar librin "Qumësht nëne mbi laptopin e tij", botuar në vitin 1999. Vepra me titull "Frauen, wollt ihr noch 962 Jahre warten? Micheline Calmy-Rey", i është prëkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe, me titull "Gra, edhe sa vjet doni të prisni (Micheline Calmy-Rey për barazinë e mirëfilltë gjinore)" në vitin 2008 nga Shtëpia botuese "Rozafa" në Prishtinë.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shih edhe faqen në gjuhën gjermane Yvonne-Denise Köchli 16.05.2016.
  2. ^ Yvone-Denise Köchli: Gra, edhe sa doni të prisni?(Micheline Calmy - Rey për barazinë e mirëfilltë gjinore). Rozafa, Prishtinë, 2008, (shih kopertinën). ISBN 979-9951-02-166-1