Shko te përmbajtja

Zana Pira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zana Pira
Lindi3 qershor 1961
Pozheran, Vitia, Kosova
KombësiaShqiptare
ProfesioniPoete, prozatore, gazetare
Vepra të shquara
Hija e Hamletit, Kulla e Ofelisë, Valsi i Flakërimës

Zana Pira është poete, prozatore dhe gazetare nga Kosova. Arsimin fillor e ka kryer në vendlindje,[1] ndërsa shkollën e mesme në Gjilan dhe Prishtinë. Ka vijuar studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan.

Në vitin 1996, me hapjen e Fakultetit të parë të Gazetarisë në Kosovë, të themeluar nga Ramiz Kelmendi, u regjistrua dhe e përfundoi këtë program studimesh. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka punuar si gazetare me korrespondencë në të përditshmet Rilindja dhe më vonë Bujku.

Veprimtaria letrare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pira ka botuar disa vëllime me poezi dhe prozë. Ndër to përfshihen:

  • Hija e Hamletit, Asdreni, 1994, Shkup
  • Kulla e Ofelisë, Rilindja, 1996, Prishtinë
  • Mjegull e purpurt, Rilindja, 1997, Prishtinë
  • Ditëlindja e Zjarrit, Rilindja, 1996
  • Në Planetin e Mollës, Rilindja, 2001, Prishtinë
  • Simfonia e Syrit, Faik Konica, 2005, Prishtinë
  • Vallja e Shiut, Anton Pashku, 2005, Prishtinë
  • Valsi i Flakërimës, Faik Konica, 2010, Prishtinë
  • Ora e Nënës, Faik Konica, 2023, Prishtinë
  • Duart e Babait, Faik Konica, 2025, Prishtinë

Përkthime dhe vlerësime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa prej poezive të saj janë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Krijimtaria e saj është përfshirë në publikime dhe antologji në Kosovë. Ka marrë pjesë në festivale dhe aktivitete letrare brenda dhe jashtë vendit, dhe është vlerësuar me disa çmime në fushën e letërsisë.

Jeton dhe punon në Prishtinë dhe Pozheran.

  1. Në Planetin e Mollës.