Zana dhe Miri
Zana dhe Miri është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re më 1975. Zana dhe Miri është përgatitur nga autorët realizues Vlash Droboniku dhe Tomi Vaso. Muzikën e filmin e ka kompozuar Limos Dizdari.[1]
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi fillon me një varg pamjesh të qytetit sipas fantazisë së kohës dhe ky varg ndalet në një park ku lozin me top Zana dhe Miri. Duke lozur, topi bie në një lule të parku dhe e thyen lulen. Dielli skuqet nga kjo ndodhi. Fëmijët e marrin topin dhe më pastaj topi bie në një fonatn ku me të lozin edhe peshqit dhe fëmijët nuk mund ta nxjerrin. Zana i lutet një lule për ndihmë, mirëpo ajo ja kujton Zanës lulen që kishin thyer më parë. Pasi që Zana e kupton gabimin që kishin bërë dhe i premton lules se nuk do të përsëritnin atë, lulja me ndihmën e diellit e nxjerr topin nga fontana e parku. Që nga ajo ditë, Zana përkujdeset edhe ndaj luleve që ka në shtëpi. [1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b youtube : Zana dhe Miri