Zekeria Rexha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zekeria Rexha

Zekeria Rexha (Gjakovë, 12 maj 1910 - Tiranë, 26 shkurt 1972) ka qenë arsimtar dhe gjuhëtar nga Kosova.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 12 maj të vitit 1910 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse ate plotesore në qershor të vitit 1925 e ka kryer në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në liceun frëng në Korçë, studimet e larta i ndoqi ne Francë. Kur fashistët italianë e okupuan Shqipërinë, atij iu pre bursa dhe për rrjedhim, mbeti pa e përfunduar provimin e fundit të filozofisë në Fakultetin Filozofik të Tuluzit, të cilin e përfundoi pas çlirimit për të diplomuar në Universitetin e Beogradit më 1948 në degën e shkencave të filozofisë. Përveç studimeve të lartpërmendura, Rexha kishte kryer edhe studimet e larta 4 vjeçare në degën e romanistikës (frëngjisht, latinisht dhe italisht) në Beograd (1954-1958)

Në shtator 1932 ishte emëruar sekretar i Ministrisë së Arsimit në Tiranë ku kishte shërbyer katër vite. Përveç gjuhës amtare, ai kishte studiuar edhe këto gjuhë: Greqishten e vjetër, Latinishten, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht dhe Serbo-Kroatisht . Ai poashtu kuptonte edhe gjuhët sllave dhe ato neo-latine.[1]

Më 1939, deri në shtator të 1940-tës, kishte shërbyer si profesor në Gjimnazin shtetëror të Tiranës, ku ka dhënë mësim në filozofi, latinisht dhe shqip.''

Më 1941 u kthye në vendlindje në Gjakovë ku më 1942 themeloi dhe drejtoi Shkollë e parë Normale shqipe në këtë qytet.

Luftëtar i çetave partizane "Emin Duraku" dhe " Bajram Curri" e më vonë edhe i brigadave kosovare, është njëri nga themeluesit e Këshillit të parë Nacionalçlirimtar për rrethin e Gjakovës në vitin 1942

Pjesëmarrës dhe kryesues i Konferences Historike të Bujanit me 30, 31 dhjetor 1943 dhe 1 janar 1944 në të cilën u themelua Këdhilli i parë Nacionalçlirimtar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit, është edhe hartuesi dhe nënshkruesi i Rezolutes së ksaj Konference.

Në korrik të vitit 1949 është njëri nga themeluesit dhe drejtori i parë i revistës letrare " Jeta e re". Nga marsi 1958 kur u debua me dhunë nga Kosova nga pushteti i atëhershëm jugosllav e deri sa vdiq jetoi në Shqipëri.

Vdiq në Tiranë më 26 shkurt 1972.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zekeria Rexha është marrë me punë kulturoro-shkencore për 30 vite rresht. Qysh gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka qenë i caktuar si përgjegjës i arsimit për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Më pas ka qenë ministër i arsimit dhe nën-kryeministër për krahinat në fjalë. Pasi që kishte mospajtime me titistët, ai u detyrua që të jepte dorëheqje dhe e larguan nga udhëheqësia politike.

Më pas ka punuar edhe si inspektor i përgjithshëm i arsimit dhe kryetar i Komisionit Pedagogjik për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Poashtu ai ka redaktuar shumë libra shqip dhe revista e gazeta shqip si: "Jeta e re", "Përparimi" , "Rilindja", "Telegrafi", "Illyria"dhe "Kosova".[2]

Shkolla Zekeria Rexha në Gjakovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me miratimin e vendimit Nr.4143/1 të datës 29.04.1954 nga Kuvendi i Komunës së Gjakovës , themelohet shkolla tetë klasëshe "Vojo Llakçeviq", e cila më vonë emërohet SH.F.M.U "Zekeria Rexha ". Tani kjo shkollë numëron në radhët e veta afërsisht 1740 nxënës dhe kjo shkollë është shumë e suksesshme.

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zekeria Rexha kishte përkthyer shumë artikuj nga autorë serbo-kroatë me përmbajtje shoqërore dhe estetiko-letrare në revistën 'Jeta e re'. Të gjithë artikujt e kësaj reviste janë shkruar nga ai. Kishte përkthyer vepra të ndryshme si; 'Mixha Gorio', 'Zonja Bovari', 'Shpend Dukagjini' etj.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ shkolla fillore Zekeria Rexha; Historiku 50 vjet punë edukativo-arsimore. fq. 6.
  2. ^ shkolla fillore ZEKERIA REXHA: Historiku 50 vjet punë edukativo-arsimore. Drejtoria e arsimit dhe shkencës. fq. 7.