Jump to content

Zemërimi dhe krenaria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zemërimi dhe krenaria është libri i parë i triologjisë nga Oriana Fallaci. dy librat e tjerë Forca e arsyes dhe Oriana Fallaci Intervist vetes-Apokalipsi. Libri dhe versioni i saj si artikull u shfaq për herë të parë në gazetën e përditëshme Corriere della Sera më 29 shtator 2001 mbas sulmeve të Kullave Binjake të 11 shtatorit 2001. Libri pati një sukses të jashtëzakonshëm në të gjithë botën duke shitur miliona kopje dhe risolli kthimin e Oriana Fallaci në skenat ndërkombëtare pasi një shkëputje dhjetë vjeçare. Shkritarja ishte duke shkruar romanin e saj Një kapele plotë e qershi kur drejtuesi i Corriere della Sera Feruccio De Bortoli e bind të publikoj mendimin e saj për sa i përket temave të lidhura me 11 shtatorin: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Europa dhe Islam.

Përmbajtja e librit

Për Fallacin do të ishte një akt i rënies së qytetërimit perëndimor, mbi të gjitha europiane. Në libër, shkrimtarja fiorentine akuzon fort klasën politike italiane dhe në përgjithësi perëndimin, intelektualët dhe Kishën Katolike e cila ushqen dhe toleron një dekadencë të tillë. Një citim i ilustruar në libër është “ Ka momente në jetë, në të cilën heshtja kthehet në faj dhe të folurit kthehet në një detyrë. Një deyrim civil, një sfidë morale, një urdhërues kategorik të cilit nuk mund ti mos ti nënshtrohemi” Me këtë citim autorja nënvizon pamundësinë për të mbajtur atë heshtje që kishte ndërmarrë si të vetmen zgjidhje për zbutur zemërimin e saj të zjarrtë me një Itali që e kishte zhgënjyer.