Zerion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Banner i Zerion.net

Zerion (shqiptohet: "zëri-jon" dhe është formë e gjuhës së folur, por gramatikalisht e gabuar e "zëri ynë")[1] është një portal shqiptar në formatin e një forumi, që i mundëson përdoruesve të hapin tema të reja, për tematika nga më të ndryshmet, por dhe të marrin pjesë duke postuar komente e përgjigje në temat e hapura prej të tjerëve. Te Zerion anëtaret, por edhe vizitorët e parregjistruar mund të shkruajnë si anonimë dhe të paçensuruar, përsa kohë i përmbahen rregullores.[2] Qëllimi i faqes është që të ofrojë një platformë me forume shqiptare për biseda e debat të hapur. Por edhe një vend për shkëmbim e shpërndarje informacionesh e dijesh, si dhe një vend për marrie e dhënie ndihme e këshillash. Tematikat që trajtohen aty janë të larmishme, duke filluar nga ato me lajme aktuale nga vendi e bota; apo diskutime për çeshtje të ndryshme, përgjigje për pyetje me interes te pergjithshem apo vetjak, ashtu si përsiatje filozofike, tema për besimin fetar dhe tema për jetën e shëndetin. Nuk mungojnë as temat nga fusha e letrave dhe gjuhësia, si dhe ato nga historia, shkenca, teknologjia dhe ekonomia. Vend të posaçëm kanë edhe temat e lira dhe zbavitëse, si ato për dashurinë, estetikën, kuzhinën, sportin, muzikën, kulturën e artin, etj. Ky portal e dallon veten nga mediat sociale, pasi ndërsa në to informacionet janë për konsum te çastit, te Zerion temat e postimet kanë më shumë thellësi e jetëgjatësi dhe janë lehtësisht dhe në cdo kohë te gjetshme.

Logo e pare e Zeriyt.com

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I krijuar në vitin 2004 me emrin Zëri Yt!, nën domenin zeriyt.com[3] portali ka qene një nga portalet më të rëndesishme dhe me ndikim në hapesirën shqiptare online. Me kohën komuniteti i Zëri Yt! evuloi në një rrjet të gjërë forumesh, që mbulonin tematika të ndryshme. Më i spikaturi ndër to ka qenë Albwebmaster, i cili u bë vendmbledhje dhe mësimi për një gjeneratë të tërë webmastarsh shqiptarë, duke pasur një ndikim të konsiderueshëm në internetin shqiptar.[4] Zëri Yt! qëndroi online deri në vitin 2014, kur u mbyll.[5] Gjatë kësaj kohe duke shfrytëzuar emrin dhe nevojën u hapën dhe faqe kopje, pa lidhje me webfaqen e vjetër, si psh Zeriyt.net.

Zerion u hap në janar të vitit 2019 si vazhdim i forumeve dhe komunitetit të vjetër, por tani por tani në formë të re dhe më të thjeshtëzuar, duke iu përshtatur kërkesave të kohës.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zerion.net Arkivuar 3 qershor 2020 tek Wayback Machine

Aboutus.com/Zerion.net

Operation Valuable Fiend

The Muslim Discovery of America

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Zeri im, zeri yt, zerion". Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2020. Marrë më 3 qershor 2020.
  2. ^ "Rregullorja e Zerion". Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2020. Marrë më 3 qershor 2020.
  3. ^ "Zeri Yt ne WebArchive". Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2004. Marrë më 3 qershor 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  4. ^ "Albwebmaster". Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2020. Marrë më 3 qershor 2020.
  5. ^ "Zeriyt.com janar 2014". Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2014. Marrë më 3 qershor 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)