Zihar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zihar (Arabisht: ظھار‎) është term e përdorur në jurisprudencën islame që do të thotë "Ti je si nëna ime".[1][2][3] Është një lloj i divorcit (edhe pse e pavleshme) dhe nëse burri i thotë këto fjalë gruas, është e paligjshme për të të ketë marrëdhënie intime përderisa të shpërblej duke liruar një skllavë ose duke agjëruar për dy muaj ose duke ushqyer gjashtëdhjetë të varfër.[4]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zihari ishe i pranueshëm si deklaratë i divorcit mesin e arabëve pagan. Në Kuran përmendet në referencë të Khawla bint Tha'labah, e cila u divorcua në këtë mënyrë:

Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë."

Ata prej jush që bëjnë “Dhihar” (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zmbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni hollësisht me atë që ju e punoni.
E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetën ju se besoni All-llahun dhe të gërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Zihar Definition". www.duhaime.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2017. Marrë më 2018-01-05.
  2. ^ Riḍā, Amīnī, ʻAlī. Taḥrīr ar-Rauḍa fī šarḥ al-Lumʻa. Ǧild 2 (në arabisht). Tihrān: Sāzmān-i Muṭālaʻa wa Tadwīn-i Kutub-i ʻUlūm-i Insānī-i Dānišgāhhā [u.a.] ISBN 9644596943. OCLC 553888895.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  3. ^ Cappelletti, Mauro (31 janar 1972). "International Encyclopedia of Comparative Law" (në anglisht). Brill Archive – nëpërmjet Google Books.
  4. ^ "Al-Zihar". Al-Islam.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2017-12-30.