Zjarri i Moskës (1812)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Zjarri i Moskës, vepër e një artisti gjerman 

Zjarri i Moskës 1812 është ngjarje e 14 shtatorit të vitit 1812 në Moskë në ditën kur trupat ruse dhe shumica e rezistenës e braktisën qytetin dhe trupat e Napoleonit hyn duke u pasuar nga Beteja e Borodinos. Zjarri zgjati deri më 18 shtator duke shkatërruar tri të katërtat e qytetit të Moskës.

Shkaqet[redakto | përpunoni burim]

Napoleoni duke e shikuar zjarrin e Moskës

Para se ta linte Moskën Count Rostopchin i dha urdhër Kremlinit dhe ndërtesave më të mëdha publike (duke përfshirë kishat dhe manastiret) të hidhen në erë ose të shkaktojnë zjarr. Por kjo nuk ishte arsyeja kryesore e asaj që shkatërroi qytetin. Kur pjesa më e madhe e ushtrisë franceze u fut në qytet aty kishte pak zjarr. Shkaqet e tij nuk u përcaktuan kurrë dhe urdhërat e Rostopchinit u neglizhuan. Sot, shumica e historianëve thonë se zjarri fillestar ishte pasojë e sabotimit rus.[1]

Ky version i ngjarjeve u konfirmua nga Gjeneral Armand de Caulaincourt.[2] Ai deklaron se ata kanë qenë në Moskë për tri ditë. Atë mbrëje një zjarr i vogël nga shpërthyer por u fik dhe "i atribuohet pakujdesisë së trupave". Më vonë atë mbrëmje (10 orë e 30 minuta) Coulaincourt u zgjua nga shërbëtori i tij me lajmin se "për tre qerek ore qyteti ka qenë në flakë". Zjarri vazhdoi të shpërthente në pika të ndryshme. Incidentalistët ishin arrestuar dhe marrë në pyetje dhe më pas kishin deklaruar se oficeri komandues kishte dhënë urdhër për të djegur gjithçka. "Shtëpitë kanë qenë të dizajnuara për këtë fund." Më vonë në të njëjtin kapitull ai pohon "Ekzistenca e siguresave të ndezshme, të gjitha të bëra në të njëjtën mënyrë dhe të vendosur në ndërtesa të ndryshme publike dhe private, është një fakt që unë, ashtu si shumë të tjerë, kemi evidenca personale. Unë i pashë siguresat në spot dhe shumë ju dërguan Perandorit." Ai vazhdon të shkruaj "Ekzaminimi i policisë provoi se zjarri ishte i përgatitur dhe u ekzekutua me urdhër të Kontit Rostopchin."

Karikaturë e shekullit të 19-të (lubok) e Napoleonit që takohet me Satanin pas Zjarrit të Moskës, nga Ivan Alekseevich Ivanov

La Grande Armée (Ushtria e Madhe), që vendosi pozicionin në mënyrë të kampit ushtark dhe ishte duke grabitur qytetin, po ashtu pati përgjegjësitë e veta; shumë ndërtesa i mori zjarrit nga zjarrët që ndiznin ata për të gatuar.[citation needed] Katastrofa filloi me shumë zjarre të vogla, të cilat u rritën dhe dolën jashtë kontrollit. Masat dhe ekzekutimet e Napolenoit patën efekt vetëm kur qyteti ishte në flakë.[citation needed] Zjarret u përhapën shpejt pasi që shumica e ndërtesave në Moskë ishin nga druri. Dhe megjithëse Moska kishte brigadën e zjarrit, pajisjet e tyre u shkatërruan më herët me urdhërat e Rostopchinit. Kur Napoleoni u tërhoq në një kështjellë jashtë qytetit, trupat e tij humbën disiplinën dhe filluan të grabisnin dhe plaçkisnin përsëri qytetin. Madje edhe ndëshkimet e rënda nuk i parandalonin.[1]

Tolstoi, në novelën e tij Lufta dhe Paqja, thotë se zjarri nuk u shkaktua me qëllim, as nga rusët e as nga francezët, por ishte rezultat i trupave pushtuese të vendosura në një qytet të ndërtuar nga druri, ku zjarri shkaktohet pothuajse çdo ditë edhe me pronarët e ndërtesave prezent dhe me një department policor funksional, dhe se ushtarët e shkaktonin zjarrin nga duhani, gatimi dy herë në ditë, dhe djegia e pasurisë së armikut nëpër rrugë. 

Rjedha e ngjarjeve [redakto | përpunoni burim]

Commemorative Bandanna : Djegia e Moskës (1812) printuar në Anglia - "Zjarri i Moskës i parë nga Kremlini, në hyrje të ushtrisë franceze, 14 shtator 1812"
Liturgjia në Shën Evpla në Moskë në prezencë të ushtarëve francez, 15 shtator 1812 (gregorian: 27 shtator)
Napoleoni duke u tërhequr nga Moska në zjarr

Datat sipas kalendarit Gregorian (stili i ri) dhe numrat të referencuar te Clausewitz dhe Tarle

  • 2 shtator - ushtria ruse tërhiqen nga Borodino.
  • 12 shtator - ushtria ruse e pasuar nga pararoja e Joachim Muratit vendos kamp në Fili; pararoja ruse paraqitet në Dorogomilovo. Ditën tjetër, ushtria ruse në Fili vendos ta dorëzojë Moskën pa luftë. 
  • 14 shtator - ushtria ruse marshon nga Moska në Ryazan, pasuar nga civilët. Ushtria franceze kalon Lumin Moskva në tri kolona në Fili, Dorogomilovo dhe Luzhniki, duke mbuluar qendrën e qytetit. Trupi kryesor i  La Grande Armée numëronte më pak se 90,000 burra; Murati me rreth 25,000 trupa vazhdoi të tërhiqej në lindje. Burimet ruse raportojnë zjarret e para në qytetin e braktisur; burimet franceze raportojnë zjarret e para një ditë më pas. Këto zjarre u lokalizuan në Kitai-gorod, Solyanka Street dheTaganka (Katayev) dhe nuk e ngadalësuan futjen e francezëve në qytet.
  • 15 shtator - zjarr masiv në Kitai-gorod. Napoleoni arrin në Kremlin.
  • 16 shtator - stuhi zjarri kërcënojnë Kremlinin. Napoleoni rilokohet në Pallatin Petrovsky, duke kaluar nga Arbat Street e cila ishte në zjarr për në lumin Moskva.
  • 17-18 shtator - zjarri shkatërron shumicën e qytetit. Napoleoni kthehet në Kremlin, duke pritur lutje për paqe nga cari  Aleksandri I.
  • 24 shtator - gjyqi ushtarak francez ekzekuton 10 sabotatorët e parë 
  • 18-19 tetor - ushtria franceze largohet nga Moska. 

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  • Carl von Clausewitz, "Russian campaign of 1812", part 1 (citing Russian 1937 edition [3])
  • Memoirs of General Baron de Marbot, published by The World Wide School, 2001 chapter 21
  • Yevgeny Tarle, "Napoleon's Invasion of Russia", citing Russian edition of: Тарле, Е.В., "Нашествие Наполеона на Россию", гл.VI "Пожар Москвы" at [4]
  • V. Fillipov, "Dynamics of ethnic and confessional identity of Moscow population", citing Russian edition of: На пути к переписи / Под редакцией Валерия Тишкова — М.: "Авиаиздат", 2003 с. 277–313 [5]
  • I.M. Katayeva, "Fire of Moscow", citing Russian edition of "Отечественная война и русское общество", в 7тт, т.4, М, издание т-ва И.Д.Сытина, 1911 [6]
  • P.V. Sytin, "History of Moscow Streets", citing original Russia edition: Сытин, П.В., "Из истории московских улиц", М, 1948.

Shënime[redakto | përpunoni burim]

Për më tepër[redakto | përpunoni burim]

  • Martin, Alexander, Enlightened Metropolis: Constructing Imperial Moscow, 1762-1855, Oxford, Oxford University Press, 2013.
  • Mikaberidze, Alexander. The Burning of Moscow: Napoleon's Trial by Fire, London. Pen and Sword. 2014.
  • Olivier, Daria, The Burning of Moscow 1812, London. George Allen & Unwin Ltd. 1966 (JSTOR - The Scholarly Journal Archive review)
  • Rosenstrauch, J.A., "Historische Ereignisse in Moskau im Jahre 1812 zur Zeit der Anwesenheit des Feindes in dieser Stadt" (German-language memoir text), in: И.А. Розенштраух, Исторические происшествия в Москве 1812 года во время присутствия в сем городе неприятеля, М., Новое Литературное Обозрение, 2015, pp. 169-220 - ISBN 978-5-4448-0270-0.
  • Ruchinskaya, Tatiana (1994). "The Scottish architectural traditions in the plan for the reconstruction of Moscow after the fire of 1812: A rare account of the influence of Scottish architect William Hastie on town planning in Moscow". Building Research & Information. 22 (4): 228–233. :10.1080/09613219408727386. 
  • Schmidt, Albert J. (1981). "The Restoration of Moscow after 1812". Slavic Review 40 (1): 37–48. JSTOR 2496426.
  • Полосин И.И., Кутузов и пожар Москвы 1812 г., «Исторические записки», 1950, т. 34.
  • Холодковский В.М., Наполеон ли поджёг Москву?, «Вопросы истории», 1966, № 4.
  • Тартаковский А.Г., Обманутый Герострат. Ростопчин и пожар Москвы, «Родина», 1992, № 6—7.

Coordinates: 55°45′N 37°38′E / 55.75°N 37.63°E / 55.75; 37.63Koordinatat: 55°45′V 37°38′L / 55.75°V 37.63°L / 55.75; 37.63