Shko te përmbajtja

Zvonimir Boban

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zvonimir Boban
Boban në vitin 2008
Informacioni personal
Data e lindjes 8 tetor 1968 (57 vjeç)
Vendi i lindjes Imotski, Jugosllavi
Gjatësia 1.83 m (6 ft 0 in)[1]
Pozicioni(et) Mesfushor
Karriera me të rinjtë
1978–1981 Mračaj Runović [hr]
1981–1982 Hajduk Split
1983–1985 Dinamo Zagreb
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1985–1991 Dinamo Zagreb 112 (45)
1991–2001 Milan 178 (21)
1991–1992Bari (huazim) 17 (2)
2001Celta Vigo (huazim) 4 (0)
Gjithsej 311 (68)
Karriera ndërkombëtare
1987 Jugosllavia U20 6 (3)
1988–1991 Jugosllavia 7 (1)
1992–1999 Kroacia 49 (12)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Zvonomir Boban (lindur më 8 tetor 1968) është njē ish futbollist profesionist kroat i cili luante si mesfushor. Ai aktualisht punon te UEFA në rolin e Shefit të Futbollit. Boban shpenzoi shumicën e karrierës si futbollist në Itali te Milani, me të cilin fitoi katër kampionate dhe një Ligë Kampionësh. Ai ishte gjithashtu kapiten i kombëtares kroate që u rendit në vendin e tretë në FIFA Kupën e Botës 1998.

Para vitit 1990 dhe njohjes ndërkombëtare të kombëtares kroate, Boban ishte pjesë e kombëtares jugosllave nën-20 që fitoi Kupën e Botës për të rinjë në vitin 1987. Ai shënoi tre gola në turnament përfshirë edhe në finalen kundër Gjermanisë Perëndimore; ndeshja përfundoi në barazim 1–1 dhe Boban shënoi penalltinë vendimtare në gjuajtjet e penalltive. Pasi kishte qënë pjesë e ekipit të parë jugosllav që nga viti 1988, Boban kaloi te Kroacia pas krijimit të ekipit kombëtar kroat, duke debutuar në dhjetor 1990 në ndeshjen miqësore kundër Rumanisë. Boban luajti shtatë ndeshje dhe shënoi një gol për Jugosllavinë si dhe luajti 49 ndeshje dhe shënoi 12 gola me Kroacinë.

Karriera e klubit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Imotski, Boban e filloj karrierën e tij me Dinamo Zagreb. Në ndeshjen tani të famshme në mes Yllit të Kuq Beograd në Maj 1990, ai e sulmoj një polic i cili po rrahtë një tifoz të Dinamos kur një rrëmujë në mes tifozëve kishte filluar. Ky incident e bëri Bobanin hero kombëtar në Kroaci.

AC Milan e bleu atë në 1991, menjëherë duke e huazur në AS Bari, sepse mendonin se atij i duhej ende kohë për t’u adaptuar në Itali pa u numëruar si një prej 3 lojtarëve jo-Italian për të cilët klubi ishte i kufizuar në atë kohë. Ai qëndroi në klub për 9 sezoni dhe gëzoj shumë suksese me ta. Ai e ndihmoj ekipin të fitoj Ligën e Kampionëve 1994 dhe të përfundoj i dyti më 1995. Ai gjithashtu fitoj 4 tituj të Serie A me Milanon. Në gusht 2001, kur rroli i tij në Milano u zhduk, ai u huazua të Celta de Vigo ku luajti vetëm katër ndeshje. I pa-kënaqur me rrolin e tij si zëvendësues, ai u pensionua në tetor 2001 duke përfunduar sezonin më herët se që mendonte.

Bobani luajti një rrol të madh në fitoren e Jugosllavisë në Kampionatin e të Rinjve 1987. Në nivelin e lartë ndërkombëtarë, ai luajti 8 ndeshje për Jugosllavinë në mes 1988 dhe 1991. Ndeshjen e fundit për Jugosllavinë ai e luajti në Maj 1991 kundër Ishujve Faore, ku shënoj një gollë. Kur Kroacia e shpalli pavarësinë, Boban u largua për të luajtur për Kroacinë.

Ai luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare për Kroacinë në një miqësore në vitin 1990 kundër Rumanisë, duke e përfunduar me ndeshjen miqësore kundër Francës në 1999. Në karrierën e tij me ekipin kombëtar Kroat, Boban luajti 51 ndeshje dhe shënoj 12 golla.

1998 Kupa e Botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Boban ishte anëtarë i ekipit që zuri vendin e tretë në Kupën e Botës 1998, dhe ashtu si në kampionatin Evropian 1996, ai prapë ishte kapiten i ekipit. Një gabim që ai e bëri në gjysmë-finale kundër Francës i lejoi atyre të barazojnë menjëherë pasi që Kroacia kishte arritur të shënonte një gollë shumë të vështirë. Si rezultat, Kroacia nuk mundi t’a mbaj përparësinë e tyre për një kohë të mjaftueshme. Për t’i bërë gjërat edhe më të vështira, Boban i lëndua dhe dëshiroj të ndërrohej në fund të pjesës së parë por prapë vazhdoj. Franca e fitoj ndeshjen e eventualisht edhe kampionatin. Kroacia pastaj e mundi Holandën për të fituar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.

Pas pensionimit nga futbolli, Bobani e kompletoj diplomën e tij në Universitetin e Zagrebit. Ai gjithashtu e filloj një karrierë si gazetar sportiv, duke u bërë kryetari administrativ për gazetën e përditshme sportive Kroate Sportske novosti, bashk-komentator gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta të ekipit kombëtar të Kroacisë në televizionin kombëtarë RTL Televizija si dhe komentator për SKY Italia e redaktor në La Gazzeta dello Sport.

Bobani duhet shumë në Kroaci, qysh kur doli në faqet e gazetave pasi që shqelmoi atë policin Jugosllav. Ai është i njohur për patriotizmin e tij duke thënë që e don Kroacinë më shumë se gjithçka dhe që do të vdiste për të. Ai ka thënë që edhe pse ka luajtur ndershëm për Jugosllavinë, që të luaj për Kroacinë dhe t’a dëgjoj himnin kombëtar Kroat ka qenë gjithmonë ëndrra e tij. Respekti për Bobanin gjatë dhe pas luftës ka qenë shumë i lartë, dhe vazhdon të jetë deri në këtë ditë.

  1. "Zvonimir Boban" (në anglisht). A.C. Milan. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2000.