Jump to content

AS Monaco FC

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
AS Monaco FC
Emri i plotëAssociation Sportive de Monaco Football Club
Pseudonimi(et)Les Rouge et Blanc
Les Monégasques
Le Rocher
Themeluar1 gusht 1919
StadiumiStade Louis II
Kapaciteti18,523
PresidentiFlamuri Dmitry Rybolovlev
Trajner kryesorëFlamuri Leonardo Jardim
LigaLigue 1
2023-24Ligue 1, Vendi 2
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë
Sezoni aktual

Association Sportive de Monaco Football Club (njohur zakonisht si AS Monaco ose thjesht Monaco) është një klub francez futbolli me seli në Monako.[1] Klubi është krijuar në 1924 dhe luan në Ligue 1, liga më e lartë e futbollit francez. Klubi luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin Stade Louis IIFontvieille. Trajneri i Monacos është Claudio Ranieri kurse kapiteni është Éric Abidal.

Pavarësisht se është me shtepi në Monako, klubi është regjistruar si klub francez dhe klubi luan në Sistemin francez të ligës së futbollit, dhe sepse principata e Monakos nuk është antare e UEFA-s.[2] Monaco është një nga klubet më të suksesshmeFrancë, duke fituar 7 kampionate dhe 5 trofe të kupës. Gjithashtu klubi ka garuar rregullisht në futbollin evropian, duke qënë finalist në Kupën UEFA të Fituesve të Kupës në vitin 1992 dhe në Ligën e Kampioneve në vitin 2004.

Monaco shijoi sukses në vitet 1970 dhe vonë në vitet 1980 gjatë udhëheqjes nga trajnerët Lucien Leduc dhe Arsène Wenger, klubi pothuajse dominonte futbollin europian. Ngjyrat e Monacos janë e kuqja dhe e bardha, dhe klubi njihet si Les Rouges et Blancs (Shqip: Kuq e Bardhët). Monaco është gjithashtu anëtare e Shoqatës së Klubeve Europiane. Në dhjetor 2011, dy e treta e klubit e blu nga grupi i udhëhequr nga miljarderi rus Dmitry Rybolovlev.[3] Me mbështetjen financiare të Rybolovlev, klubi u rikthye në Ligue 1 dhe solli disa lojtarë të klasit botëror, përfshirë Radamel Falcao, João Moutinho, James Rodríguez, Ricardo Carvalho, Éric Abidal, Jérémy Toulalan dhe Dimitar Berbatov.[4]

AS Monaco FC u krijua më 23 gusht 1924 si një unifikim i klubeve të shumta lokale me seli në Francë dhe principatë. Vitet e herëshme të klubit kaluan në divizionet amatore të Provence-Alpes-Côte d'Azur. Në 1933, Monaco u ftua nga Federata Franceze e Futbollit për t'u bërë klub profesionist. Viti i parë i Les Rouges et Blancsdivizionin e dytë francez përfundoi me dështim, megjithatë, ata ranë në ligat amatore vitin tjetër. Nga 1948, Monaco ri-fitoi statusin e saj si klub profesionist pasi ata u ngjitën sërisht në divizionin e dytë francez; ata qëndruan disa vite në atë nivel dhe pas përpjekjeve të vazhdueshme u ngitën në divizionin e parë francez për herë të parë në historinë e tyre në 1953.

Suksesi i brëndëshëm (1960–1986)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lucien Leduc ka qënë një nga trajnerët më të mirë në historinë e Monacos, duke i dhuruar klubit tre kampionate dhe dy kupa.

Në 1960, trajneri i parë ikonik i klubit, Lucien Leduc, udhëhoqi klubin në trofeun e parë profesional, Coupe de France, duke mundur me rezultatin 4–2 Saint-Étienne në kohën shtesë. Ky sukses fillestar u forcua më shumë vitin tjetër pasi klubi fitoi ligën franceze për herë të parë në histori, duke u kualifikuar për në Kupën Europiane. Pas largimit të Ludec në 1963, Monaco e humbi dominimin që kishte fituar këto vite nën udhëheqjen e trajnerit francez, madje klubi zhvilloi sezone në divizionin e parë dhe të dytë pas vitit 1963. Në 1975, Jean-Louis Campora, djali i ish presidentit Charles Campora, u bë pronari i ri i klubit. Në sezonin e tij të dytë me klubin, ai riktheu sërisht Leduc, i cili menjëherë fitoi divizonin e dytë duke u ngjitur në divizionin e parë të cilën e fitoi në vitin e ardhshëm 1978. Leduc u largua sërisht nga klubi në 1979, i cili u pasua nga Lucien Müller dhe Gérard Banide, të cilët nuk ishin në gjëndje për të ndaluar rënien e klubit.

Herët në vitet 1980, Monaco shijoi sukseset e para europiane. Monaco fitoi pothuajse nga një titull në çdo vit; Coupe de France në 1980 dhe 1985, ligën e parë franceze në 1982 dhe ishte finalist në Coupe de France në 1984. Në sezonin 1985–86, Monaco shkatërroi Bordeaux me rezultatin 9–0, ky është edhe rezultati më i thellë në historinë e klubit.[5]

Ishte një gjë zhgënjyese për tifozët e Monacos që klubi nuk mund të përkthente dot lidershipin e saj dhe të arrinte suksese europiane. Deri në këtë pikë, Monaco nuk e kishte kaluar asnjëherë raundin e parë të një kompedicioni europian. Monaco humbi nga Dundee United (1981), dy herë nga CSKA Sofia (1982 dhe 1984) dhe nga Universitatea Craiova.[6]

Vitet 1990; Wenger dhe Tigana

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Arsène Wenger udhëhoqi Monacon në fitimin e ligës në sezonin 1987-88 dhe firmosi me disa lojtarë prestigjozë.

Në 1986, ish trajneri i famshëm i Ajax, Ștefan Kovács, i cili pasoi Rinus Michels me idetë e tij të futbollit hollanez, i'u rikthye futbollit pas 3 vitesh tërheqje për të drejtuar Monacon, por as ai nuk mundi dot t'i sjellë sukses klubit. Me klubin që ishte në një gjëndje të vështirë, ata firmosën me trajnerin e ardhshëm legjendar të Arsenal, Arsène Wenger, i cili në ato kohë ishte i panjohur, duke drejtuar Nancy por pa arritur sukses. Wenger shijoi te Monaco një nga periudhat më të mira të karrierës së tij si trajner, duke bërë blerje fantastike, përfshirë legjendat e ardhshme George Weah, Glenn Hoddle, Jürgen Klinsmann, dhe Youri Djorkaeff. Akademia e skuadrës së dytë prodhoi disa lojtarë që në të ardhmen do të ishin fituesit e Kupës së Botës, Emmanuel Petit, Lilian Thuram, dhe Thierry Henry. Nën udhëheqjen e Wenger, klubi fitoi ligën në sezonin e parë në krye (1988) dhe Coupe de France në 1989 dhe 1991, me klubin i cili vazhdimisht konkuroi në fazat e fundit në kupat e europës dhe ishte rregullisht pretendente për titull.[7] Klubi nuk mund të kishte sukses më të madhë në atë kohë, siç doli në 1993 se rivalët e ligës Marseille kishin manipuluar disa ndeshje dhe kishin shfaqur parregullsi të shumta, një pamje që Wenger e kishte mbajtur gjatë. Në 1994, Wenger u la i lirë nga klubi, shkaku ishte sepse ai kishte nisur bisedime për postin e trajnerit me gjingandët gjerman të Bayern Munich.

Pas largimit të Werger, klubi vendosi rekord duke fituar 2 liga në 4 vitet e fundit; 1 para në 1997 nën drejtimin e trajnerit Jean Tigana dhe e dyta në 2000 nën drejtimin e Claude Puel. Megjithatë, pasi dekada mori fund, u hapën thashetheme se klubi po përballej me vështirësi të mëdha financiare. Në 2003, këto probleme financiare arritën kulmin. Pavarësisht se e mbyllën ligën në vendin e dytë, klubi u rrëzua në Ligue 2 nga Liga Profesionale Franceze për shkak të një borxhi prej 50 milion (68 milion $.[8] Kjo gjë arriti derisa Monaco u pengua për të blerë lojtarë. Kjo gjë i mjaftoi presidentit Jean-Louis Campora, që kishte qënë 28 vite president i klubit, që të tërhiqej. Ai u zëvëndësua nga Pierre Svara, një administrator i cili konsiderohej si mik i afërm me familjen mbretërore të principatës, por pa përvojë futbolli.[9]

Në sezonin tjetër u pa një sukses i jashtëzakonshëm në fushë, duke parë dhe gjëndjen financiare të klubit. Skuadra, e drejtuar nga ish kapiteni i kombëtares franceze, Didier Deschamps dhe me lojtarë në fushë si Fernando Morientes, Ludovic Giuly, Jérôme Rothen, dhe Dado Pršo, përfunduan Ligue 1 në vendin e tretë dhe shijuan rrugën drejt finales së Ligës së Kampioneve, duke mundur Real Madrid dhe Chelsean gjatë rrugës. Pavarësisht suksesit në fushë, sezoni 2003–04 ishte më i keqi në histori për klubin në aspektin financiar. Brënda 12 muajva, Deschamps la postin si trajner duke u zëvëndësuar nga Michel Pastor.

Rrëzimi dhe ringritja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 31 janar 2019[10]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Kroacia Pt Danijel Subašić
2 Franca Mb Fodé Ballo-Touré
4 Bregu i Fildishtë Mf Jean-Eudes Aholou
5 Brazil Mb Jemerson
6 Franca Mf Kévin N'Doram
7 Portugalia Mf Rony Lopes
9 Kolumbia Sm Radamel Falcao (kapiten)
10 Mali i Zi Sm Stevan Jovetić
11 Brazil Sm Vinícius (në huazim nga Napoli)
12 Franca Mf William Vainqueur (në huazim nga Antalyaspor)
13 Franca Sm Willem Geubbels
14 Franca Sm Georges-Kévin Nkoudou (në huazim nga Tottenham)
15 Portugalia Mf Adrien Silva (në huazim nga Leicester City)
16 Zvicra Pt Diego Benaglio (kapiten i 4të)
17 Rusia Mf Aleksandr Golovin
18 Franca Mb Ronaël Pierre-Gabriel
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
19 Franca Mb Djibril Sidibé
20 Belgjika Mf Nacer Chadli
21 Franca Mb Julien Serrano
22 Spanja Sm Jordi Mboula
23 Italia Sm Pietro Pellegri
24 Italia Mb Andrea Raggi (kapiten i 3të)
25 Polonia Mb Kamil Glik (zëv-kapiten)
26 Spanja Mf Robert Navarro
27 Brazil Mb Naldo
29 Portugalia Sm Gelson Martins (në huazim nga Atlético Madrid)
30 Senegal Pt Seydou Sy
34 Franca Mf Moussa Sylla
36 Franca Mf Sofiane Diop
39 Gjermania Mb Benjamin Henrichs
44 Spanja Mf Cesc Fàbregas
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Franca Pt Paul Nardi (te Nancy)
Franca Mb Yarouba Cissako (te Zulte Waregem)
Franca Mb Nicolas Isimat-Mirin (te PSV Eindhoven)
Franca Mb Jérémy Labor (te Zulte Waregem)
Republika Demokratike e Kongos Mb Marcel Tisserand (te Toulouse)
Republika e Kongos Mf Delvin N'Dinga (te Olympiacos)
Morocco Mf Mounir Obbadi (te Hellas Verona)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Morocco Mf Fawzi Ouaamar (te Arles-Avignon)
Franca Mf Jessy Pi (te Troyes)
Kolumbia Sm Radamel Falcao (te Manchester United)
Guinea Sm Tafsir Chérif (te Auxerre)
Italia Sm Gaetano Monachello (te Virtus Lanciano)
Franca Sm Quentin Ngakoutou (te Arles-Avignon)
Kameruni Sm Edgar Salli (te Academica de Coimbra)

Ish lojtarë të njohur

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drejtimi dhe stafi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drejtuesit e klubit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e presidentëve dhe trajnerëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "The origins (1919-1930)" [Origjinat (1919-1930)] (në anglisht). AS Monaco FC. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2013. Marrë më 17 tetor 2013.
  2. ^ "AS Monaco" (në anglisht). UEFA. Marrë më 22 prill 2014.
  3. ^ "Russian billionaire Dmitry Rybolovlev takes over Monaco" (në anglisht). BBC Sport. 23 dhjetor 2011. Marrë më 2 prill 2014.
  4. ^ "Transfer Deadline Day: Dimitar Berbatov joins Monaco on loan" [Dita e fundit e merkatos: Dimitar Berbatov i bashkohet Monacos në huazim] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 prill 2014.
  5. ^ "Ligue1.com – French Football League – Ligue 1, Ligue 2, Coupe de la Ligue, Trophée des Champions" (në frëngjisht). Frenchleague.com. Marrë më 27 prill 2011.
  6. ^ "AS Monaco – Dates & results 1985/1986" (në anglisht). Bundesliga.weltfussball.at. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2011. Marrë më 27 prill 2011.
  7. ^ Rees, Jasper (18 gusht 2003). "Inside the mind of Arsène Wenger (excerpt from Wenger: The Making of a Legend by Jasper Rees)" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 22 prill 2014.
  8. ^ "Monaco struggling for survival" (në anglisht). SI.com. 23 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2012. Marrë më 24 prill 2014.
  9. ^ "Campora quits Monaco role" (në anglisht). uefa.com. 30 qershor 2003. Marrë më 24 prill 2014.
  10. ^ "Players" [Lojtarët] (në anglisht). AS Monaco FC. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2018. Marrë më 5 mars 2019.

Lidhje të jashtëme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]