Jump to content

Enver Zymberi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Enver Zymberi
Lindi3 Prill 1979
Vdiq26 Korrik 2011
KombësiaShqiptar
ProfesioniPolic, Oficer
Vite aktiviteti2002 – 2011
TitulliDëshmor i Kombit
Hero i Kosovës[1]
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Enver Zymberi (3 Prill 197926 Korrik 2011) është polici i 14-të i rënë në detyrë. Ai u vra[2][3] në operacionin e madh të Policisë së Kosovës kundër strukturave kriminale në Veri të Kosovës.

Ai u qëllua nga pjesëtarë të Strukturave Paralele Ekstremiste Serbe më 26 Korrik në Albanik, afër pikës kufitare në Bërnjak, gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e shtetit të Kosovëspjesën veriore të vendit[4], ku kontrabanda kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta.[5]

Lindi në vitin 1979 në fshatin Duboc, komuna e Vushtrrisë. Ishte polic i Njësisë Speciale të Kosovës që nga viti 2002.

Pjesëtari i NRMO-së u zgjua të hënën në mëngjes për të marr një udhëtim që nuk ishte bërë nga askush mbi një dekadë. Dhe u nis për në veri, urdhër ky për të vendosur sovranitetin e shtetit atje. Para përmbushjes së misionit, pra vënies nën kontroll të pikave doganore në veri, Enveri dhe policët e tjerë të NRMO-së u sulmuan në Bërnjak, mes fshatrave Varage dhe Zupc, nga të dy anët e rrugës dhe u gjendën në pritëserbëve. Nga të shtënat e tyre Enveri mori një plagë në kokë nga snajperi. Kolegët me shpejtësi e dërguan në spital, nga plaga e rëndë ndërroi jetë rreth orës 22:10 minuta në QKUK, Prishtinë. Konfirmimin për vdekjen e tij e dha Policia e Kosovës dhe mjekët e QKUK-së në një konferencë të jashtëzakonshme.[2][5]

Enveri u varros me nderime të shumta në vendin e tij të lindjes, ku dhe u shpall Hero i Kosovës, e pranishme ishte presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. [1] Ai la pas vetes gruan shtatzënë dhe 3 fëmijë.

Enver Zymberi do të mbahet mend në historinë e shtetit të Kosovës, për guximin dhe vullnetin në shtrirjen e sovranitetit të shtetit.

Personat që e vendosën barrikadën dhe vrasësit e tij janë të njohur për Policinë e Kosovës dhe organet ndërkombëtare policore. Ata janë intervistuar, por ende nuk janë arrestuar[6], poashtu edhe Interpoli ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar.

Kengë në nder të tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b https://president-ksgov.net/wp-content/uploads/2023/01/2017_04_13_161144_2017_03_31_132711_ATIFETE_JAHJAGA_2011__2016_EVIDENCA_E_TE_DEKORUARVE_NGA_PRESIDENTJA.pdf
  2. ^ a b "Vdes polici Enver Zymberi". Radio Evropa e Lirë. 2011-07-26. Marrë më 2023-09-14.
  3. ^ Sylejmani, Sylejman; Ibishi, Bekim (2022-07-25). "12 vjet nga aksioni i policisë në veri ku u vra Enver Zymberi - Dukagjini". Marrë më 2023-09-14.[lidhje e vdekur]
  4. ^ http://www.kosovahaber.net/?page=1,12,7714
  5. ^ a b "Territori i trazuar – historiku i ndërhyrjeve të policisë në Veri të Kosovës". Albanian Post. 2021-09-20. Marrë më 2023-09-14.
  6. ^ http://www.balkaneu.com/serb-police-officers-identifies-suspected-murderer-enver-zymberi/