Kryetarët e Shqipërisë
Kryetarët e Shqipërisë. Që nga themelimi më 28 nëntor 1912, Shteti Shqiptar ka provuar disa modele qeverisjeje, përfshirë protektoratin ndërkombëtar, monarkinë, regjimin një partiak si dhe republikën parlamentare. Gjatë kësaj periudhe funksioni i Kryetarit të Shtetit është ushtruar në forma të ndryshme.
Më 1912 u krijua qeveria e parë me Ismail Qemalin në krye, e cila kishte edhe kompetencat e Kryetarit të Shtetit.
Më 6 shkurt 1914, Konferenca e Ambasadorëve emëroi Princin Wilhelm Wied si Kryetar të Shtetit shqiptar.
Në periudhën shtator 1914 – janar 1920, Shqipëria u bë shesh lufte duke ndërruar disa qeveri, ku detyra e Kryetarit të Shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca të ndryshme.
Më 8 janar 1920 Kongresi i Lushnjës, zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash, i cili do të kryente funksionet e Kryetarit të Shtetit. Duke rikthyer parlamentarizmin në vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisë, duke ushtruar edhe funksionet e Kryetarit të Shtetit.
Pas ndryshimeve të shpeshta në qeverisje, më 31 janar 1925 Asambleja Kombëtare miratoi formën republikane të regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President të Republikës. Më 1 shtator 1928 Shqipëria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipëtarëve. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prill 1939 dhe bashkimit të dy vendeve, Viktor Emanueli III u bë Mbret i Shqipërisë. Vitet 1943-‘44 nën pushtimin gjerman rikthejnë qeverisjet – regjenca.
Përfundimi i luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i Shqipërisë më 1944 u shoqërua me zgjedhjet e para parlamentare të dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit të Kryetarit të Shtetit në organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Në periudhën 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatë të cilës Shqipëria udhëhiqej nga komunistët, funksionet e Kryetarit të Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nëntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nëntor 1982 – 22 shkurt 1991). Më 22 shkurt 1991 u krijua Këshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri më 30 prill 1991.
Më 30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës.
[redakto] Lista e kryetarëve të Shqipërisë
Kjo është lista e kryetarëve të Shtetit Shqiptar
| # | Presidenti | Marr adminstratimin | Lëshoj adminstratimin | Partia | |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Ismail Qemali | 1912 | 1914 (Kryetar i Qeverisë së Përkohshme) | asnjë | |
| 2 | Vilhelm Vidi | 1914 | 1925 ( Mbret në ekzil) | asnjë | |
| 3 | Ahmet Zogu | 1925 1928 |
1928 1939 (Mbret) |
asnjë | |
| 4 | Enver Hoxha | 1944 | 1946 | Partia Komuniste | |
| 5 | Omer Nishani | 1946 | 1953 | Partia e Punës e Shqipërisë | |
| 6 | Haxhi Lleshi | 1953 | 1982 | Partia e Punës e Shqipërisë | |
| 7 | Ramiz Alia | 1982 1991 |
1991 (Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor) 1992 (president) |
Partia e Punës e Shqipërisë | |
| 8 | Sali Berisha | 1992 | 1997 | Partia Demokratike | |
| 9 | Rexhep Mejdani | 24 Korrik 1997 | 24 Korrik 2002 | Partia Socialiste | |
| 10 | Alfred Moisiu | 24 Korrik 2002 | 24 Korrik 2007 | asnjë | |
| 11 | Bamir Topi | 24 Korrik 2007 | - | Partia Demokratike | |
|
Kryetarët e Shqipërisë / Presidentet e Shqipërisë |
|
|---|---|
| Princ Vidi · Ahmet Zogu · Enver Hoxha · Ramiz Alia · Sali Berisha · Rexhep Mejdani · Alfred Moisiu · Bamir Topi | |

