Leku
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Leku është valuta zyrtare e Shqipërisë (kodi ISO 4217: ALL). Ai ndahet në 100 qindarka, megjithëse qindarkat nuk prodhohen më. Inflacioni i Lekut është 2.8% [1]
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Emri
Leku është emëruar sipas feudalit shqipëtar të shekullit të 15të Lekë Dukagjini. Emri qindarkë vjen nga Gjuha shqipe qind, pra njëqind (100). Kështu që qindarka ka kuptimin e njëjtë me centime, cent, centesimo, eurocent, etj.
[redakto] Historia
[redakto] Para Lekut
Deri më 1912, Shqipëria përdorte Lira Turke, valutën Otomane. Pas pavarësisë, një periudhë e kaosit politik vonoi paraqitjen e një valute kombëtare deri më 1926. Gjatë kësaj kohe, shumë valuta të jashtme qarkulluan, veçantërisht ato të Unionit Monetar Latin. Ca para letër u prodhua gjatë kësaj kohe [2]. Kartëmonedhat u prodhuan për Beratin, Gjirokastër, Korçën, Shkodrën dhe Vlorën. Denominimet përfshinin para dhe grosh (baraz me nën-njësitë e lirës Turke), Lirës Italiane, franga argjent , frankës, qint, qindtar dhe skender. Shihni Franga Korçare, Skender Korçar dhe Franku Vlonjak për më shumë.
[redakto] Kartëmonedhat
[redakto] Monedhat
- 1 qindarkë
- 5 qindarka
- 50 qindarka
- 1 Lek
- 5 Lek
- 10 Lek
- 20 Lek
- 50 Lek
- 100 Lek