Muzeu Historik Kombëtar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat:41°19′45″ Veri 19°49′01″ Lindje 41.329167° Veri 19.816944° Lindje

Muzeu natën
Muzeu i Historisë Kombëtare

Muzeu Kombëtar është krijuar në Tiranë më 28 Tetor 1981 është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit.

Muzeu Historik Kombëtar (MHK) ka në fondin e tij 3600 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare, pjesa më interesante e të cilave u përkasin periudhave që nga Paleolititi deri në Antikitetin e vonë (shek. IV e.s); këto janë ekspozuar brenda Pavionit të Arkelogjisë, që numëron në vetvete mbi 400 objekte.

Koleksionet e Muzeut[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër koleksionet më me vlerë të këtij seksioni janë ato që evidentojnë periudhën arkaike dhe periudhën protourbane ilire të kulturës Shqiptare.

Në pavionin e Periudhës Mesjetare, me më shumë se 300 objekte, realizohet dokumentimi i procesit historik të vijëmësisë Iliro-Shqiptare. Koleksioni i objekteve të periudhës Mesjetare përfshin: emblema heraldike të princërve shqiptarë, kolona të katedraleve të shkatërruara, relieve dhe ikona të ikonografëve më të mëdhenj shqiptarë si Onufri (Shek. XVI), David Selenica dhe Kostandin Shpataraku i shek. XIII.

Një objekt tepër i çmuar është epitafi i Glavenicës, punuar me ar nga një princ Shqiptar i shek. XIV, Gjergj Arianiti. Koleksionit të kësaj periudhe i është shtuar dhe pavioni i ri i ikonave qe ka në përmbajtjen e vet një ikonostas nga Elbasani dhe 50 ikona të marra nga koleksioni i Institutit të Monumenteve të Kulturës e të mbledhura nga objekte e kultit gjatë 50 vjetëve të fundit në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Pavionet e tjera përmbajnë dokumenta e dëshmi të periudhave të tjera si p.sh. të rezistencës kombëtare shqiptare, të Pavarësisë dhe themelimit të shtetit Shqiptar.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Muzeu Historik Kombëtar

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]