Robert Ndrenika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Robert Ndrenika
Robert Ndrenika.jpg
Lindi më 1942
Tiranë
Kombësia shqiptar
Nënshtetësia shqiptar
Profesioni aktor
Titulli Artist i Popullit


Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte "Aleksander Moisiu". Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin "Skampa" te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Dramaturgjia kombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: "Besa" e Sami Frashërit, "Ura" e Minush Jeros, "Prefekti" i Besim Levonjës, "Familja e peshkatarit" e Sulejman Pitarkës, "Bashkë me agimin" e Kolë Jakovës, "Midis dy njerëzve" e Kiço Blushit, "Skënderbeu" i Lec Shllakut, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës, "Fytyra e dytë" dhe "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" të Dritëro Agollit, "Shkallët" dhe "Shtëpia me dy porta" të Ruzhdi Pulahës.

Dramaturgjia e huaj[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim "Shumë zhurme për asgjë", "Nata e dymbëdhjetë" dhe "Zbutja e kryeneçes" te Shekspirit, "I sëmuri për mend" dhe “Kopraci” të Molierit, "Udha e largët" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu që pa vdekjen me sy" të Viktor Eftimiut, "Dashuri e tillë” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e një komisioneri" e Millerit, "Vizita e damës plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, "Darka e të marrëve" e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Kinematografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cilëve mund të përmendim "Horizonte te hapura", "I teti në bronz", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Në shtëpinë tonë", "Koncert ne vitin 1936", "Bolero" etj.

Kolegët[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shllaku, Pirro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gëzim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiço Londo, Kastriot Çipi, Hervin Çuli, dhe kineastë si Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.

Nderimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin "Koncert në vitin 1936".

Pedagogjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]