Vendkalimet kufitare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vendkalimi kufitar është një hapësirë e përcaktuar që shërben për të kontrolluar dhe eventualisht për të lejuar përshkimin e personave dhe mallrave nga një shtet në tjetrin. Këto hapësira qeverisen nga organet policore që regjistrojnë hyrje daljet e personave dhe automjeteve dhe organet financiare që regjistrojnë hyrje daljet e mallrave dhe të mjeteve financiare cash. Aktualisht Shqipëria ka 26 vendkalime kufitare që janë të natyrës tokësore, ajrore dhe detare. Kosova ka 17 vendkalime kufitare, një ajror dhe 16 tokësore.

Vendkalimet ajrore[redakto | redakto tekstin burimor]

Aeroporti Tiranë[redakto | redakto tekstin burimor]

Aeroporti i Rinasit ndodhet rreth 20 km nga Tirana. Është aeroporti i vetëm ndërkombëtar dhe vendkalimi kufitar më modern sot për sot në Shqipëri. Nga Rinasi ka fluturime direkte me mjaft destinacione të botës.

Aeroporti Prishtinë[redakto | redakto tekstin burimor]

Aeroporti ndërkombëtar i Sllatinës ndodhet rreth 20 km nga Prishtina. Ka fluturime direkte me disa vende të botës dhe aktualisht është në fazë studimi i fizibilitetit për ristrukturimin e tij total për t'a përshtatur me standartet më bashkohore.

Vendkalimet detare[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Portet e Shqipërisë.

Porti Shëngjin[redakto | redakto tekstin burimor]

Porti i Shëngjinit ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë, rreth 8 km nga qyteti i Lezhës. Nga qershori i vitit 2009 është aktivizuar linja e tragetit Shëngjin - Bari i Italisë. Ky fakt e shndërron portin edhe në vendkalim kufitar duke bërë të nevojshme ndërtimin e terminalit për trajtimin e udhëtarëve dhe trageteve, stacionimin e policisë kufitare dhe doganave. Qeveria shqiptare e ka caktuar atë të Shëngjinit si portin preferencial për Republikën e Kosovës.

Porti Durrës[redakto | redakto tekstin burimor]

Porti i Durrësit ndodhet në Shqipërinë e mesme. Ky është porti me i madh dhe i rëdësishëm i vendit dhe shërben si vendkalim kufitar që në kohë të hershme. Ka lidhje trageti të përditshme me portin e Barit dhe lidhje disa ditë në javë me portet e Ankonës dhe Triestes në Itali.

Porti Vlorë[redakto | redakto tekstin burimor]

Porti i Vlorës është porti i dytë më i madh në Shqipëri dhe ndodhet në jug të Shqipërisë. Ka lidhje trageti të rregullta me portin e Brindizit në Itali.

Porti Sarandë[redakto | redakto tekstin burimor]

Porti i Sarandës është porti i katërt në Shqipëri dhe ndodhet në jug të vendit. Ka lidhje trageti me ishullin e Korfuzit në Greqi.

Porti Himarë[redakto | redakto tekstin burimor]

Porti i Himarës ndodhet në jug të Shqipërisë në rrethin e Vlorës. Ndonjëherë shërben si vendkalim kufitar pasi aty mbërrijnë dhe nisen anije turistike nga Korfuzi i Greqisë.

Vendkalimet tokësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Flag of Albania.svg Shqipëri - Mali i Zi Flag of Montenegro.svg[redakto | redakto tekstin burimor]

Muriqan - Sukobin[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i përbashkët Muriqan/Shqipëri - Sukobin/Mali i Zi

Vendkalimi i Muriqanit është hapur ne vitin 2002. Aktualisht është vendkalimi tokësor i katërt për nga vëllimi i trafikut të udhëtarëve. Ndodhet në rrethin e Shkodrës dhe lidh këtë qytet me Ulqinin dhe më tej, nëpërmjet rrugës magjistrale adriatike dhe autostradës kroate A1, shkon deri në Trieste të Italisë. Në vitin 2009 ka filluar nga puna godina e përbashkët doganore Shqipëri/Mali i Zi e financuar nga BE. Është i vetmi vendkalim kufitar i përbashkët me një shtet fqinj në Shqipëri. Megjithatë të dy policitë kufitare i kontrollojnë dokumentet veçmas. Ende nuk egziston një program i integruar kompjuterik me anë të të cilit regjistrimi i dokumenteve do të bëhej një herë të vetme. Në anën shqiptare të këtij pikë kalimi është i instaluar sistemi Tims që bën lidhjen me të gjithë pikat e tjera shqiptare dhe njëkohësisht i integron në kohë reale këto pika me të dhënat e Interpolit.

Me 24 maj 2011 u hap ura e re mbi Bunë. Kjo urë, me një strukturë të fuqishme dhe moderne, zëvendësoi kalimin mbi urën historike prej druri që ishte plotësisht e papërshtatshme për mjetet transportuese të tonazhit të lartë. Ky aspekt heq çdo barrierë dhe e shndërron atë të Muriqanit në vendkalim kufitar të klasit të parë.

Nga Shkodra në Muriqan rruga është e strukturuar mirë, kurse nga Sukobini deri në Ulqin ose Ujëmirë/Dobra Voda është kodrinore, e ngushtë dhe jo e përshtatshme për qarkullimin normal ose të shpejtë të autobuzave dhe kamionëve.

Zogaj - Hutaj/Ckla[redakto | redakto tekstin burimor]

Hani i Hotit - Bozhaj[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i Hanit të Hotit gjendet në rrethin e Malësisë së Madhe dhe ndodhet në rrugën që lidh Shkodrën me Tuzin dhe Podgoricën. Është hapur në vitet '80 si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve Shqipëri - Jugosllavi dhe ishte i vetmi komunikim me Jugosllavinë pas shumë kohesh izolimi total nga të dy shtetet. Është vendkalim multimodal pasi përveç rrugës kalon edhe hekurudha. Në këtë pikë kryhen procedurat doganore të çdo përmase. Ky vendkalim e ka humbur paksa interesin por mund ta fitojë menjëherë atë kur të ndërtohet autostrada që do të lidhë Podgoricën me Dubrovnikun.

Grabom - Cem i Trieshit Cijevna Zatrijebacka[redakto | redakto tekstin burimor]

(Në fazë përgatitje)

Vermosh - Guci[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i Vermoshit ndodhet në rrethin e Malësisë së Madhe dhe është hapur për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve drejt Gucisë dhe Plavës dhe anasjelltas. Qëndron i hapur me orar dhe në periudha të ndryshme të vitit. Aktiviteti kryhet në kontainer. Është e dobët infrastruktura rrugore për të arritur në këtë vendkalim kufitar. Ky vendkalim ndodhet në skajin më verior të Shqipërisë.

Qafë Vranicë - Plavë[redakto | redakto tekstin burimor]

(Në fazë përgatitje) Ky vendkalim është ende në fazën e përfundimit. Ndodhet në afërsi të fshatit Çerem të rrethit të Tropojës. Pas përmirësimit të infrastrukturës rrugore ky vendkalim do të bëjë të mundur lidhjen e të gjithë zonave të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës me Plavën dhe Gucinë në Mal të Zi.

Flag of Albania.svg Shqipëri - Kosovë Flag of Kosovo.svg[redakto | redakto tekstin burimor]

Qafë Morinë - Gjakovë[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i Qafë Morinës ndodhet ne rrethin e Tropojës dhe lidh qytetin e Bajram Currit me Gjakovën. Është asfaltuar plotësisht rruga dhe është ndërtuar një godinë e re kufitare.

Qafë Prush - Gjakovë[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i Qafë Prushit ndodhet ne rrethin e Hasit dhe lidh qytetin e Kukësit dhe Krumës me Gjakovën. Është asfaltuar plotësisht rruga dhe është ndërtuar një godinë e re kufitare.

Morinë - Vërmicë[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i Morinës ndodhet në rrethin e Kukësit dhe shërben si shteg kalimi natyror ndërmjet territorit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Është vendkalimi më i rëndësishëm me Kosovën për vëllim mallrash dhe udhëtarësh. Në vitet 2000 është rikonstruktuar plotësisht dhe ofron çdo shërbim doganor si për udhëtarë ashtu edhe për automjete. Në këtë vendkalim kalon edhe aksi i rëndësishëm rrugor Durrës-Kukës-Prishtinë-Merdare-Nish.

Orgjost - Orqushë[redakto | redakto tekstin burimor]

Orgjosti ndodhet në rrethin e Kukësit dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve. Qëndron hapur me orar dhe në kohë të ndyshme të vitit kur e lejon moti. Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike (Goranët). Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës. Aktualisht shërbimet kryhen në kontainer të lëvizshëm. Mungon infrastruktura rrugore dhe logjistike.

Borje - Glloboçicë[redakto | redakto tekstin burimor]

Borja ndodhet në rrethin e Kukësit dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve. Qëndron hapur me orar dhe në kohë të ndyshme të vitit kur e lejon moti. Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike (Goranët). Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës. Aktualisht shërbimet kryhen në kontainer të lëvizshëm. Mungon infrastruktura rrugore dhe logjistike.

Shishtavec - Krushë[redakto | redakto tekstin burimor]

Shishtaveci ndodhet në rrethin e Kukësit dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve. Qëndron hapur me orar dhe në kohë të ndyshme të vitit kur e lejon moti. Kryesisht shërben për të bërë të mundur shkëmbimin e personave të zonave në të dyja anët e kufirit me lidhje të veçanta familjare dhe etnike (Goranët). Ky vendkalim ndodhet në varësi të stacionit kufitar të Morinës. Aktualisht shërbimet kryhen në kontainer të lëvizshëm. Mungon infrastruktura rrugore dhe logjistike.

Flag of Albania.svg Shqipëri - Maqedoni Flag of Macedonia.svg[redakto | redakto tekstin burimor]

Kufirit Blato

Bllatë - Bllato[redakto | redakto tekstin burimor]

Trebisht - Xhepisht[redakto | redakto tekstin burimor]

(Në fazë përgatitje) Ky vendkalim është miratur në parim dhe pritet te ndërtohet struktura rrugore dhe logjistike për të bërë të mundur hapjen e tij.


Qafë Thanë - Ќafasan[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i Qafë Thanës është më i rëndësishmi me Maqedoninë dhe një nga më të trafikuarit në Shqipëri.

Tushemisht - Shën Naum[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i Tushemishtit është më tepër turistik. Në të bëhet vetëm trajtimi i personave dhe autoveturave.

Goricë - Stenjë[redakto | redakto tekstin burimor]

Gorica ndodhet në rrethin e Korçës dhe është vendkalim dytësor dhe në të bëhet vetëm trajtimi i udhëtarëve dhe autoveturave. Shërben kryesisht për të bërë të mundur shkëmbimin e personave në të dyja anët e kufirit.

Flag of Albania.svg Shqipëri - Greqi Flag of Greece.svg[redakto | redakto tekstin burimor]

Kapshticë - Krystallopigi[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i Kapshticës ndhodhet në afërsi të Bilishtit në rrethin e Devollit, qarku Korçë dhe është i dyti për nga rëndësia me Greqinë. Shërben kryesisht për të lidhur juglindjen e Shqipërisë me veriperëndimin e Greqisë.

Tre Urat - Melissopetra[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi Tre Urat ndodhet në afërsi të qytetit të Përmetit dhe Leskovikut. Shërben si vendkalim alternativ me Greqinë kur dy pikat e tjera kryesore Kakavijë dhe Kapshticë gjenden në pikun e trafikut.

Sopik - Drymades[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndodhet në rrethin e Gjirokastrës dhe është vendkalim dytësor vetëm për këmbësorë.

Kakavia - Ktismata[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendkalimi i Kakavisë ndodhet në rrethin e Gjirokastrës dhe historikisht shërben si shteg komunikimi natyror ndërmjet territorit shqiptar dhe atij grek dhe konkretisht lidh Gjirokastrën me Janinën. Pas luftës së dytë botërore ka qënë pothuajse i mbyllur dhe është rihapur në janar të vitit 1985 në prani edhe të ministrit të jashtëm grek Karolos Papulias si shenjë e përmirësimit të marrdhënjeve ndërmjet dy shteteve. Është pikëkalimi kufitar më i rëndësishëm me Greqinë dhe në vitet e fundit është rikonstruktuar dhe modernizuar duke iu përshtatur standarteve bashkohore dhe ofron çdo shërbim doganor. Vendkalimi i Kakavisë është një nga më të trafikuarit në Shqipëri për vëllim udhëtarësh dhe mallrash.

Rips - Abelonas[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky është vendkalim vetëm për këmbësorë.

Qafë Botë - Sajadha[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndodhet në afërsi të Konispolit në rrethin e Sarandës. Shtimi i trafikut në këtë pikëkalimi ka shtyrë qeverinë të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të ndërtojë një godinë doganore të re. Ky vendkalim ndodhet në skajin më jugor të Shqipërisë.

Flag of Kosovo.svg Kosovë - Mali i Zi Flag of Montenegro.svg[redakto | redakto tekstin burimor]

Çakor[redakto | redakto tekstin burimor]

Kullë[redakto | redakto tekstin burimor]

P.K.K. Kulla Vendkalimi kufitar Kullë lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të zi Pikëkalimi Kufitar i Kullës gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe ka filluar punën që nga data 14/02/2000 në atë kohë si pjesë përbërëse e D.D Pejë.

Në këtë kohë janë bërë zhdoganimet vetëm me procedurë të shkurtër, kurse me datë 01.06.2000 ka filluar të bëhet zhdoganimi i rregullt në terminal i cili ka qene i vendosur në qytetin e Pejës. Problemet e kësaj dege në fillim nuk kanë ndryshuar shumë prej pikave tjera doganore si dhe të mbarë Shërbimit Doganor në tërësi. Pikëkalimi Kufitar i Kullës në fillim ka shërbyer edhe si terminal doganor pasi që në fillim siq e cekëm mallrat janë zhdoganuar në këtë pikë,kurse tani të gjitha dërgesat komerciale së pari kontrollohen në Pikëkalim e pastaj vendosen nën mbikqyrje doganore përmes plombimit dhe udhëzohen (obligohen) që të shkojnë në terminal -Pejë për zhdoganim.

Mallin që e sjellin udhëtarët me vete zhdoganohet në Pikëkalim

Në Pikëkalimin kufitar Kullë punohet 24 orë pa ndërprerje me ndërrime nga 12 orë. Për importuesit që sjellin mallra komerciale duhet që mallin ta përcjell i gjithë dokumentacioni i nevojshëm duke përfshirë dokumentacionin bazë nga vendi i nisjes si dhe dokumentacionin e vendeve tranzite.

Flag of Kosovo.svg Kosovë - Serbi Flag of Serbia.svg[redakto | redakto tekstin burimor]

Bërnjak - Tabalije (Gate 31)[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga data 18.02.2008 pikëkalimi kufitarë G31 (Delta 31) në Zubin Potok, nuk funksion sepse është djegur pas shpalljes së pavarësisë, për momentin në këtë pikëkalim maunet drejtohen për në terminalin Doganor të Mitrovicës.

Jarinjë - Rudnica (Gate 1)[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga data 18.02.2008 pikëkalimi kufitarë G1 (Gate 1) në Leposaviq nuk funksion sepse është djegur pas shpalljes së pavarësisë, për momentin në këtë pikëkalim maunet drejtohen për në terminalin Doganor të Mitrovicës.

Merdarë - Merdare[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kilometrin e 37 të magjistrales Prishtinë – Nish gjendet pikëkalimi në Merdare në mes dy shteteve tashmë fqinjë Kosovë - Serbi. Pozita gjeografike e së cilës është në Veri-Lindje të Kosovës. Fillimi zyrtar i punës në këtë pikëkalim është 26.02.2001. Në fillim në këtë pikëkalim janë kryer të gjitha procedurat doganore për zhdoganimin e mallrave. Zhdoganimi i mallrave është bërë me procedurë të shkurtër Më 20.06.2002 është hapur terminali në Podujevë dhe zhdoganimi i mallrave është bërë atje, kurse në pikëkalim vetëm janë pranuar mallrat dhe dokumentat. Në pikëkalim ka vazhduar edhe më tutjë zhdoganimi i mallrave vetëm për mallin të cilin udhëtarët e bartin me vete. Prej 1 janarit të këtij viti me vendimin e menaxhmentit të SHDU-së, Pikëkalimi Merdare është ndarë si pikë doganore në vete nga Podujeva dhe tani është duke funksionuar si e tillë. Në pikëkalim punohet me orar 24 orë në ditë. Punojnë katër ndërrime me dy turne nga 12 orë.Gjate 24 orëvë bëhet pranimi i mallrave komerciale për teminalin në Podujevë si dhe të gjitha automjetet e udhëtarëve si dhe bëhet zhdoganimi i mallrave jo komerciale të cilin e bartin udhëtarët me vete.Po ashtu në këtë pikëkalim procesohet-zhdoganohet malli i KFOR-it si dhe zyrave ndërlidhëse të cilat janë në Kosovë. Sipas kërkesës së Shoqatës së tregtarëve të tregut të gjelbërt me shumicë në Prishtinë ,Menaxhmenti i SHDU-së ka lejuar zhdoganimin e mallrave të cilat kanë një afat të shkurtër të qendrimit (pemë dhe perime) në periudhën kur ato imprtohen nga Serbia.Kështu psh. Në këtë vit ky afat sipas kërkesës së vet shoqatës në fjalë ka qenë prej 10.05.2007 deri më 31.10.2007. E njëjta gjë ka vlejtur edhe për eksportet e mallrave me afat të shkurtër të qendrueshmërisë si këpurdha dhe boronica.

Mutivodë - Mutivoda[redakto | redakto tekstin burimor]

Pjesë e pikë kalimit kufitar Merdare, apo më mirë thënë në kuadër të degës doganore Podujevë bën pjesë edhe Pikë kalimi Kufitarë në Mutivodë.

Në këtë PKK nuk është i lejuar qarkullimi i mallrave, por vetëm ai i udhëtarëve dhe gjësendeve personale që ata i bartin me vete. Deri në vitin e kaluar në këtë PKK kanë qëndruar edhe oficerët doganor për të kontrolluar hyrjen në fakt për të penguar hyrjen e mallrave nëpër këtë pikë, mirëpo nga viti i kaluar me vendim të menaxhmentit të SHDU-së, nga kjo pikë jane tërhequr oficerët doganor dhe kjo punë i është besuar pjesëtarëve të SHPK-së.

Dheu i Bardhë - Konçul[redakto | redakto tekstin burimor]

Dega Doganore Dheu i Bardhë ka filluar të funksionoi nga data 09.04.2001 në atë kohe stafi i përgjithshëm i Degës ishte 12 doganier dhe udhëheqësi i degës, te cilët kanë punuar me orare 24 orësh, kurse sot janë te angazhuar 28 doganier.

Lokacioni

D.D.Dheu i Bardhë gjendet në vendin e quajtur “Dheu i Bardhe “ që administrohet nga Kuvendi Komunal i Dardanës, ish Kamenica. Gjeografikisht Dega gjendet në aksin rrugorë Gjilan - Bujanovc, 22 km nga Gjilani, 12 km nga Dardana dhe 15 km nga Bujanoci, si dhe 3 km larg kufirit me Serbinë.

Reliefi është kodrinoro –malorë , dhe vija e gjelbër është relativisht e gjatë , më shumë se 85 km ,kufizohet me shumë fshatra të komunës së Bujanocit si; Dobrosin , Breznic, Muhoc,Novo Selle , Ramnabuq të cilat lidhen me Kosovën edhe përmes shumë rrugëve të tjera dytësore .

Orari

Ne bazë të Urdhëresës Administrative të Drejtorit Gjeneral, D.D.Dheu i Bardhë punon 24 orë pa ndërprerë , ndërsa zhdoganimi i mallrave komerciale bëhet 12 orë në ditë nga ora 08:00-20:00 , ku kryhen të gjitha procedurat doganore që lejon Legjislacioni doganorë në fuqi,ndërsa me procedurë të shkurtë për mallrat që udhëtarët i bartin me vete dhe tejkalojnë limitin e lejuar zhdoganimi i tyre bëhet 24 ore.

Muçibabë - Depce[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kuadër të D.D.Dheu i Bardhë funksionon edhe P.K.K. Muqibaba i cili gjeografikisht është nën administrimin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, gjendet më shumë se 20km nga Gjilani dhe 15km nga Presheva , reliefi është kodrinoro - malorë (lartësia mbidetare në këtë P.K.K. është mbi 800 m) dhe është P.K.K. i autorizuar vetëm për qarkullim të udhëtarëve.

Orari Nga muaji shkurt i vitit të kaluar në P.K.K. Muqibabë , pas konsultimeve me Menaxhmentin e Lartë të SHDU-së, ne këtë P.K.K. janë të angazhuar vetëm dy doganier të cilët punojnë nga 12 orë (08:00-20:00) nga dy ditë dhe janë nën mbikëqyrjen e udhëheqësave të ndërrimit të D.D.Dheu i Bardhë.

Flag of Kosovo.svg Kosovë - Maqedoni Flag of Macedonia.svg[redakto | redakto tekstin burimor]

Hani i Elezit - Bllacë[redakto | redakto tekstin burimor]

Hani i ElezitDega Doganore Hani i Elezit Dega Doganore Hani i Elezit gjendet ne pjesën jugore te Republikës se Kosovës ne kilometrin e 70 te magjistrales Prishtine – Shkup dhe është Dega Doganore me fluksin me te madh si te veturave (udhëtareve) ashtu edhe te maunave qe bartin mallra komerciale për tregun e Kosovës.

Dega Doganore e Hanit te Elezit është e konfiguruar ne dy pjese ne te cilat kryhen operimet e oficereve doganor te Doganës së Kosovës, në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit dhe në terminalin e Hanit te Elezit.

Pikë kalimi Kufitar Hani i Elezit Kjo pikë kufitare është në kufi me Republikën e Maqedonisë dhe është pika me fluksin më të madh të veturave dhe autobusëve me pasagjerë që hyjnë dhe dalin për dhe nga Kosova.

Dogana e Kosovës operon 24 orë pandërprere në këtë kufi dhe bëhen tendenca në vazhdimësi që me gjithë fluksin e madhe nëpër këtë PKK që lëvizja e udhëtarëve të bëhet me sa më pak ndalesa të panevojshme në përjashtim të atyre që u nënshtrohen kontrolleve doganore.

Glloboçicë - Jazincë[redakto | redakto tekstin burimor]

Pikëkalimi Kufitar Glloboçica

Përpos Pikëkalimit kufitar Hani i Elezit me Republikën e Maqedonisë, është edhe kalimi kufitar Glloboçica.

Pikekalimi kufitar Glloboçica gjendet ne kilometrin e 68 te magjistrales Prishtine – Tetove dhe neper këtë pikekalim kufitar është i autorizuar vetëm kalimi i automjeteve dhe autobusëve me pasagjere me ç’rast lejohet edhe zhdoganimi i mallrave qe këta udhëtarë i bartin me vete, por është e ndaluar me udhëzim administrativ kalimi i maunave me mallra komerciale dhe zhdoganimi i tyre, kjo për shkak te infrastrukturës momentale.

Ne baze te strukturës organizative te Shërbimit Doganor, ky pikekalim kufitar konsiderohet ne kuadër te degës doganore te Hanit te Elezit, orari i punës ne këtë pikekalim kufitar është 24 ore

Sikur ne shumicën e pikekalimeve kufitare te Republikës se Kosovës, edhe ne këtë kalim janë te montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjate 24 orëve.

Bellanoc – Stançiç[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]