Abdylaziz Veseli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abdylaziz Veseli u lind më 1 janar 1942, në Gjilan. Shkollën fillore shqipe, gjimnazin e ulët (gjymsematurën) dhe gjimnazin e lartë shtetëror (maturën) i kreu në Gjilan. Në vitin shkollor 1959-60, pas kryerjes së maturës punoi si mësues i gjuhës frënge në shkollat fillore të qytetit të Gjilanit. Në muajin qershor, korrik, gusht të vitit 1960, punoi si gazetar në gazetën “Rilindja” – rubrika “Jeta kulturore”, që atëherë redaktohej nga redaktori Vehap Shita. Prej vitit 1963-64 në Shkollën Normale të Gjilanit filloi punën si profesor i pedagogjisë metodikës së gjuhë shqipe, diturise natyre, shoqërisë, metodikës së matematikës, psikologjisë, logjikës dhe filozofisë. Në shkollën normale punoi deri në vitin 1971. Në vitin shkollor 1968-69 dhe 1969-70 mbajti ligjërata nga psikologjia, logjika, dhe filozofia në gjimnazin shqiptar të posahapur në Tërnoc, komuna e Bujanocit. Gjithashtu tri vitet shkollore lëndët e siper përpërmendura i mbajti edhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Me vendimin nr.446, të dates 19 shkurt 1968 të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, të aptovuar në mbledhjen e mbajtur më 26 dhjetor 1967, u pranua në punë me titullin LIGJËRUES I SHKOLLËS SË LARTË, për lëndët pedagogji dhe psikologji. Gjatë tërë vitit shkollor 1967-68 dhe 1968-1969,mbajti leksionet dhe provimet e psikologjisë për studentët e grupit të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe të grupit të matematikës në Gjilan si paralele të Shkollës së Lartë Pedagogjike te Prishtinës.

Gjatë viteve shkollore 1968-1969, 1969-1970 dhe 1970-71 ishte drejtor i Shkollës Normale “Skënderbeu në Gjilan". Profesori Abdylaziz, krahas rezultateve të bollshme organizativo-pedagogjike, që kontribuan në realizimin e funksionit shoqëroro-kombëtar dhe të kuadrove pranë kësaj shkolle, prej 1 shtator 1971, si drejtor i Shkollës Normale “Skenderbeu” kontriboi në hapjen e Shkollës së Mesme për Edukatore Parashkollore. Prej vitit 1974-75 zgjerohet si e shkollë të Lartë ne Akademine Pedagogjike për Edukatore, e pastaj në Shkollë të Lartë Pedagogjike “Skenderbeu” në Gjilan, e cila prej vitit akademik 2002-2003, u bë Qendër e Fakultetit të Edukimit me mbi 4 degë për përgatitjen e kuadrit për shkolla fillore dhe shkollën e mesme të ulët.

Në mbarim të vitit shkollor 1973-74, u zgjodh drejtor i Entit Pedagogjik Regijonal dhe brenda dy vjetëve arriti mjaft rezultate në konsolidimin e kuadrove, ngase prej 4 këshilltarëve rriti numrin gjithsej pre 18 këshilltarësh arsimorë dhe pedagogjikë. Aty kontriboi në ngritjen e cilësisë së punës së sekretarit të Sekretariatit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kuvendit Komunal në Gjilan, kurse prej 1 marsit 1979 e deri më 30 shtator 1980 ishte në marrëdhënie pune në Odën Ekonomike si ekspert specialist – KUADROLOG, ku u mor me punë dhe kërkime kuadrologjike-andragogjike.

Arritjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej 1 tetorit te 1980 në procedurë të rregullt sipas konkurit emërohet drejtor i Shkollës së Lartë Pedagogjike. U zgjodh dhe u rizgjodh me titull Profesor i Shkollës së Lartë për lëndët: Pedagogji dhe Pedagogji parashkollore . Para këtij afafti i pati edhe dy rizgjedhje për lëndët përkatëse me titull ligjërues i SHLP-së, së pari qysh në vitin shkollor 1967-68 nga ana e Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtine dhe prej vitit 1976-77, predikues i Shkollës së Lartë Pedagogjike për pedagogji, pedagogji parashkollore dhe për metodikën e diturise natyrës dhe shoqërisë si dhe për Metodikën e njohjes së ambientit. Në vitin shkollor 1992-93 nëpërmjet procedures ligjore dhe të institucionit të konkursit sipas Dekretligjit të Republikës së Kosovës përsëri u rizgjodh me titull PROFESOR I SHKOLLËS SË LARTË, pë pedagogji parashkollore dhe metodikën e dituri natyrës dhe shoqërisë dhe të ambientit, në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skenderbeu” në Gjilan.

Më 30 qershor 1978, në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Rijekës me sukses e mbrojti temën e magjistraturës: “Studimi i nevojave arsimore dhe të kuadrove në Kombinatin e Tekstilit në Gjilan”, ku fitoi titullin e shkallës akademike, magjistër i shkencave pedagogjike, si dhe njëherësh titullin e specializimit po në këtë Fakultet – Specialist i kuadrologjisë - KUADROLOG.

Më 31.07.1998, mori graden doktor (dr.) në degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Këtu mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me titull: “Shkollat dhe arsimi shqip në Kosovë, në Maqedoni, në Sanxhak dhe në Mal të Zi në periudhën 1941-1945”, dhe e fitoi gradën shkencore: DOKTOR I SHKENCAVE PEDAGOGJIKE.

Gradat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Profesor dr. Abdylaziz Veseli, në rrugëtimin e tij të deritanishëm jetësor e punjonës, varësisht nga shkalla e përgatitjes dhe kualifikimit personal e shkencor çfarë arrinte, ka kryer detyra nga më të ndryshme, e me interes shoqëror dhe mësimor-shkencor. Ndër të tjera ka qenë edhe: mësues në Shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan,mesues i disiplinave të ndryshme të pedagogjisë dhe drejtor në Shkollën Normale “Skenderbeu’ në Gjilan; drejtor i Enit Regjional Pedagogjik në Gjilan; kryeshef i Sekretariatit për Arsim, Kulturë dhe Shkencë pranë Kuvendit Komunal në Gjilan; kryeshef i shërbimit për bashkëpunim shkencoro-teknik i Odës Ekonomike të Kosovës në Prishtinë; drejtor i Shkollës së Lartë Pedagogjike “Skenderbeu” në Gjilan(1.10.1980-30.09.1989) Prej vitit 1997 e deri në dhjetor 2002 punoi dhe si profesor inordinar në Universitetin e Tetovës.

Prof.dr.Abdylaziz Veseli gjatë katër decenive realizoi një veprimtari profesionale-shkencore tejet të begatshme. Përveç punës prej mësimdhënësi, pedagogu e veprimtari shoqëror, që i ka nisur edhe me letrat pedagogjike. Sipas listës së punimeve profesionale shkencore, shihet se deri më tani ka botuar mbi 100 punime profesionale e shkencore në periodikun ose edhe në shtypin tjetër pedagogjik , në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Vetë, ose në bashkautorësi me të tjerë ka botuar ose i ka bërë gati për botim edhe vepra e monografi të veçanta nga fusha të ndryshme të pedagogjisë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

  1. ^ Veseli, Abdylaziz. Shkollat dhe Arsimi Shqip në Prefekturën e Prishtinës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: Pika 5A. ISBN 9951-12-000-8.