Acidet nukleike bartëse të trashëgimisë
Ky 15 mars 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(15 mars 2009) |
Acidet nukleike bartëse të trashëgimisë
Ecuria e hulumtimeve në nivelin molekular sqaron bazën molekulare të proceseve jetësore, përkatësisht natyrën e faktorëve trashëgues. Në këtë mënyrë është zhvilluar gjenetika molekulare, që ka për detyrë të sqarojë natyrën dhe proceset themelore jetësore. Njesia trasheguese është gjeni.
Gjenetikës molekulare i kanë ndihmuar edhe shumë shkenca të tjera si: kimia, fizika, biologjia etj.Tek qeniet e gjalla natyrën dhe specifikën e çdo procesi biokimik e kontrollojnë gjenet. Gjenetika molekulare sqaron kontrollin gjenetik te proceset metabolike. Ajo hulumton përbërjen e gjeneve, reproduktimin e tyre dhe produktet parësore të tij. Molekulat e shumta dhe të ndryshme të cilat gjenden në qeniet e gjalla, për gjenetikën molekulare me interes janë ato makromolekula biologjike të cilat paraqesin bartësit dhe realizatorë të informatës gjenetike, e që janë acidet nukleike dhe proteinat që kryejnë funksionet : vetëprodukimin dhe zhvillimin e vetëkontrolluar. Deri në fund të dekadës së katërt të shekullit XX është argumentuar se acidet nukleike luajnë rol të rëndësishëm në sintezën e proteinave.
Në vitin 1944, tre shkencëtarë amerikanë : Oswald Avery, Colin Mac Leod dhe Maclyn Mc Carty, duke eksperimentuar në bakterin Pneumococcus, përfundimisht argumentuan se materialin trashëgues e përbën acidi dezoksiribonukleik (ADN). Aty rriteshin pneumokoket jopatogjene (pa kapsulë), pastaj eksperimentuesit shtuan ekstrakt të qelizave të shkatërruara patogjene (me kapsulë) dhe vërejtën se një numër i bakterieve jopatogjene transformohen dhe e fitojnë aftësinë e krijimit të kapsulës dhe kështu shndërrohen në patogjene. Ne analizat biokimike ata vërtetuan se shkaktar i shndërrimit të bakteries jopatogjene në patogjen është materiali trashëgues ADN.
Shkencëtarët Watson dhe Crick në vitin 1953 propozojnë modelin e strukturës sekondare molekulare të ADN.
Molekula e ADN si material trashëgues ka tri veçori :
- ciftimi i bazave i lejon ADN-se te dyfishohet (replikohet) dhe te transferoje informacionin permes mARN-se[1] ;
- aftësinë të bartë informacionin gjenetik (d.m.th. të kontrollojë natyrën dhe specifikën e proceseve biokimike, të cilat mundësojnë zhvillimin e veçorive të caktuara të organizmit ;
- aftësinë e ndryshueshmërisë së strukturës dhe të funksionit të vet me të cilën sqarohet ndryshueshmëria e organizmave në natyrë dhe evolucioni i tyre.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Toole, Susan and Glenn (2018). Biologjia me zgjedhje 12. Tirane: mediaprint. fq. 28. ISBN 978-9928-08-343-2.