Jump to content

Adelina Tahiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Adelina tahiri)

Adelina Tahiri lindi në Shkup më 4 Prill 1992[1].

“Ëndërr e vjetër” u titullua kenga e pare te cilen ajo e prezantoi ne “Top Fest 6”. Ajo është paraqitur edhe në edicionin e pestë të këtij festivali me këngën “Më trego”. Por gjithashtu thotë se po punon për të sjellë cdo vit kenge te reja qe do kenaqin audiencen. Ndërkaq, duhet thënë se këngëtarja e re ka qenë jo korrur sukses cdo vit e me shume.

Për më tepër ajo ka pasur daljen dhe afirmimin e saj në vitin 2008, sidomos me nxjerrjen e këngës me klip “Narcizoid”, ndërsa në fund të 2008-s ajo ka publikuar edhe një tjetër këngë po ashtu me klip, me titull “Vuaj”, që flet për robërimin e një vajze nga dashuria dhe duke e mbajtur të prangosur shkakton vuajtje vrasëse. Por këngëtarja gjithashtu ka nxjerrë këngë të tjera, ndonëse të pafilmuara, si “Gënjeshtar”, “Whisky”, “Gjysma tjetër”, “Dua të më duash”etj.

E së fundmi, e zgjedhur për pamjen, zërin dhe stilin e të veshurit, këngëtarja e bukur Adelina Tahiri është shfaqur papritur në festivalin e fundit të RTSH-së, si shoqëruese e Shpat Kasapit në këngën “Aromë mediterane”, ndonëse nga kjo skenë janë ndarë si mos më keq, pasi kanë qenë më së paku të votuar nga juria.

Këngët e saj janë gjithmonë pikante dhe kjo, më tepër për nga mënyra e përformimit. Veç kësaj, këngëtarja gjithmonë mendon për një veshje joshëse dhe me mjaft shije, sa elegante aq edhe joshese. Në klipin e saj më të fundit këngëtarja kosovare Adelina Tahiri, shfaqet tërësisht një femër joshëse, ndërsa të gjithë fansat e saj theksin e vendosin tek një trup me linja perfekte. E duke ditur pikërisht këtë pikë të dobët tek vetja e saj, Adelina nxjerr sa më në pah trupin në klip, duke u shtrirë në çdo pjesë të skenës së xhirimeve, me pantallona shumë të ngushta dhe sandale për të cilat siç mësojmë, ka shpenzuar jo pak para.

Adelina në vitin 2010 përfundoi shkollën e mesme në Shkup ku doli dhe Maturante bashkë me 3 kënge të reja : "Nuk jam penduar", "Manipulator" dhe dueti me reperin kosovar F-KAY "Magnet".

“S’kam dhe as nuk dua të kem të dashur tani për tani, pasi jam shumë e re, vetëm 18 vjeçe”, ka thënë ajo. “Jam e re për t’u dashuruar”ka shtuar Adelina Tahiri. Kur të vijë koha dëshiron të gjejë dikë që do ta kuptojë plotësisht.

Dhe për të pamja e të dashurit të saj nuk do të ketë aq rëndësi nëse është i bukur ose jo, sepse ajo dëshiron që djaloshi i zemrës së saj të jetë mbi të gjitha inteligjent.

Nuk ka rëndësi gjithashtu nëse ai i përket ose jo botës së artit, sepse Adelina do që djaloshi i saj të jetë i kuptueshëm dhe të ketë mbështetjen e tij në rrugën e artit që këngëtarja ka nisur. Dhe tashmë ajo sapo ka realizuar një këngë tjetër të re me të cilën planifikon të marrë pjesë në një festival në Shqipëri.

  1. ^ "Adelina Tahiri :: Biografia". www.teksteshqip.com. Marrë më 2023-12-18.