Jump to content

Agjencia Federale e Hetimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agjencia Federale e Hetimeve (emri raportues: AFH) është një agjenci e kontrollit kufitar, hetimit penal, kundërzbulimit dhe e sigurisë nën kontrollin e Sekretarit të Brendshëm të Pakistanit, me juridiksionin hetimor, ajo është e detyruar për ndërmarrjen e operacioneve kundër terrorizmit, spiunazhit, krimeve federale, kontrabandës, si dhe shkeljeve dhe krimeve të tjera specifike.

I kodifikuar sipas Kushtetutës së Pakistanit në vitin 1974, institucioni funksionon nën Ministrinë e Brendshme (MeB). AFH-ja gjithashtu ndërmerr operacione ndërkombëtare me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e ngushtë të Interpolit. Me selinë në Islamabad, agjencia ka degë dhe zyra të ndryshme në terren të vendosura në të gjitha qytetet kryesore të Pakistanit.