Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Logo e AKMC | |
| Shkurtesa | AKMC |
|---|---|
| Formuar më | Nëntor 2019 |
| Lloji | Agjenci mbrojtjeje civile |
| Qëllimi | Vlerësimi i riskut dhe mbrojtja civile |
| Selia | Tiranë, Shqipëri |
Rajoni i shërbimit | Shqipëri |
Drejtor i Përgjithshëm | Haki Çako |
Organizata amë | Ministria e Mbrojtjes |
| Faqja në internet | akmc |
Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile (AKMC) është një Agjenci në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë që është përgjegjëse për vlerësimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.[1] Drejtues i Agjencisë së re është Haki Çako.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nën sundimin komunist, ushtria shqiptare ishte përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave, duke u fokusuar kryesisht në reagimin dhe jo në aktivitetet zbutëse ose parandaluese. Që nga fundi i regjimit komunist, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit të një sistemi të menaxhimit të emergjencave. Në vitin 1999, për të koordinuar ndihmën gjatë krizës së refugjatëve në Kosovë, u krijua një Grupi i Menaxhimit të Emergjencave (GME)[2] nën Zyrën e Kryeministrit. Pas krizës së refugjatëve, qeveria shpërndau GME-në dhe miratoi një sërë ligjesh dhe dekretesh për të krijuar një sistem të ri të menaxhimit të emergjencave.
Në vitin 2001, Qeveria e Shqipërisë miratoi ligjin nr. 8756, "Shërbimet e Emergjencave Civile",[3] i cili përcaktoi rolet dhe përgjegjësitë e menaxhimit të emergjencave në mbarë qeverinë. Sipas këtij ligji planifikimi dhe zbatimi i planeve të emergjencave civile ishte përgjegjësi e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC). Që nga nëntori i vitit 2019, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri 45/2019 “Për mbrojtjen civile”, DPEC shndërrohet në Agjenci, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kuvendi miraton ligjin "Për Mbrojtjen Civile"" [The Assembly approves the law "On Civil Protection"]. 18 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2019. Marrë më 29 dhjetor 2022.
- ↑ Kondaj, R. (2002). "Management of refugee crisis in Albania during 1999 Kosovo conflict" (PDF). CMJ (në anglisht). 43: 190–194.
- ↑ "Albanian HFA Monitoring Report 2011-2013" (PDF) (në anglisht). General Directorate of Civil Emergencies of Albania.