Jump to content

Agron Kurtishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agron Kurtishi është profesor universitar shqiptar nga Maqedonia e Veriut.[1]

Agron Kurtishi ka përfunduar studimet deridiplomike në Universitetin e Siegen-it në Gjermani në fushën e shkencave të mediave, gjegjësisht në fushën e Planifikimit, Zhvillimit dhe Këshillimit të mediave, drejtim në të cilin përfundon edhe magjistraturën e parë (1996-2003). Nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka realizuar magjistraturën e dytë në fushën e Mediave dhe Komunikimit nderkilturor në Universitetin “Viadrina” në Frankfurt të Gjermanisë dhe Universitetin e Sofjes në Bullgari. Studimet e doktoraturës në fushën e mediave, sistemeve mediatike dhe komunikimit i ka përfunduar në Universitetin e Sofjes në Bullgari në vitet 2011-2015. Nga viti 2016 ka qenë ligjërues dhe udhëheqës i programit studimor Media dhe komunikim ndërkulturor, Fakulteti i shkencave sociale në Universitetin "Nënë Tereza" në . Shkup. Në vitet 2009 -2016 ka ligjëruar në programin studimor Gazetari dhe media në Universitetin e Tetovës. Ndërkaq, në vitet 2004 - 2017 ka ligjëruar në programin studimor Shkencat e komunikimit dhe komunikim ndërkombëtar në UEJL. Në vitin 2016 ka qenë ligjërues në Universitetin AAB në Prishtinë në fushën e Mediave dhe Gazetarisë.[2] [3]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 gusht 2023. Marrë më 20 gusht 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://www.seeu.edu.mk/en/~a.kurtishi
  3. ^ https://www.tetovasot.com/2020/07/unt-ja-peruroi-radio-studentin-dhe-revisten-studentore-unt-studenti/