Akil Pano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Akil Pano
U lind në1974
Tiranë
KombësiaShqiptar
ArsimiI lartë
TitulliPastor
Bashkëshorti/jaLinda Pano
Fëmijë2

Pastor Akil Pano[1] është një figurë publike dhe një pastor shumë i njohur në Shqipëri. Ai është themeluesi dhe pastori i Kishës "Ungjilli i Krishtit" [2] në Tiranë që nga viti 2001.

Gjithashtu, Pastor Akil Pano ka themeluar Koalicionin Shqiptar Pro Familjes & Jetës, në mbrojtje të familjes, jetës, lirisë dhe vlerave konservatore.


Pastor Akil është një folës shumë i njohur në emisione televizive dhe programe televizive në Shqipëri. Ai është gjithashtu një pedagog/profesor i Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Pastor Akil Pano është dekoruar me titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për kontributin që ka dhënë në forcimin e bashkëjetesës e harmonisë fetare.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pastor Akil Pano lindi në qytetin e Tiranës në vitin 1974. Ai u rrit në një shtëpi me dashurinë e prindërve dhe gjyshërve të tij. Gjyshërit e tij ndanë me të që në fëmijëri për dashurinë e Zotit. Në 1991, ai u kap nga dashuria e Shpëtimtarit dhe mori thirrjen për të predikuar Ungjillin në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë.

Pastor Akili është i martuar me gruan e tij Linda dhe ata kanë 2 fëmijë.

Ai përfundoi studimet në nivelin Bachelor në Histori tek Universiteti i Tiranës, studimet e nivelit Master në shkenca në Filozofi pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tiranës dhe doktoraturën në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tiranës.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pastor Akili është një predikues dhe folës i njohur në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Holanda, SHBA, Greqia etj. Ai është Udhëheqësi Shpirtëror në gjuhën shqipe i një programi të përditshëm radiofonik, ️'Përmes Biblës', një program i filluar nga J. Vernon McGee, që transmetohet në më shumë se 100 kombe në të gjithë botën.

Pastor Akili ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore së Shqipërisë për 7 vjet. Ai ka punuar për të bërë të njohur kishat ungjillore shqiptare nga qeveria e Shqipërisë si një komunitet fetar, një proces që u arrit me sukses në Nëntor 2010. Ai ka dhënë kontributin dhe ndihmën e tij për ndërtimin e unitetit të kishave në Shqipëri, një dëshirë që ka qenë gjithmonë në zemrën e tij.

Pastor Akili është themeluesi i Koalicionit Shqiptar Pro Familjes & Jetës.

Si shkrimtar librash Pastor Akili ka botuar librat "Misteri i Kryqëzimit"; "Misteri i Njeriut"; "Na mëso të lutemi"; "Dy Letrat"; Gjithashtu, ai ka shkruar shumë artikuj me tema sociale dhe biblike të cilat botohen në gazeta dhe revista të ndryshme në Shqipëri dhe më gjerë.

Shërbesa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shërbesa e tij si kishëmbjellës dhe dishepullbërës filloi në vitin 1993, me pasionin për të parë shumë jetë të transformuara nga Fjala dhe dashuria e Zotit. Që atëherë Zoti e ka udhëhequr të fillojë 8 kisha. Dy kisha u krijuan në qytetin e Elbasanit dhe në fshatin Hajdar në vitet 1993-1995.

Në vitet 1995-2000 Pastor Akili, gruaja e tij Linda së bashku vajza e tyre katër muajshe u larguan nga qyteti i Tiranës për të vijuar shërbesën e një kishe në Shkodër (një nga qytetet më të mëdhenj në veri të Shqipërisë) ku ata jetuan për pesë vjet. Pasi themeluan kishën në Shkodër, ata u kthyen në qytetin e tyre në Tiranë për të filluar një kishëmbjellje të re.

Në vitin 2001 filloi Kisha Ungjilli i Krishtit në Tiranë dhe sot është një nga kishat më të mëdha në Shqipëri, ku rreth 70% e popullsisë janë myslimanë. Kisha mëmë në Tiranë ka hapur pesë kisha në zonat pranë qytetit.

Një kishë tjetër ka filluar në Greqi në qytetin e Katerinit me shqiptarët që janë shpërngulur për të jetuar në Greqi në njëzet vitet e fundit.

  1. ^ https://pastorakilpano.com/
  2. ^ www.kuikalbania.com