Jump to content

Alban Musa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alban Musa eshte aktor teatri dhe filmi, aktor i dublimit te filmave per femije, moderator dhe autor programesh televizive dhe radiofonike ne mediat shqipetare. Ka lindur ne vitin 19.06.1985 ne qytetin e Bajram CurritTropoje. Eshte diplomuar në “Universitetin e Arteve” ne degen Aktrim, dhe me pas e ka ushtruar profesionin ne disa shfaqe ne Teatrin e Metropolit në Tirane. Njekohesisht me teatrin ai ka nisur dhe karrieren televizive ne vitin 2004 duke prezantuar te parin Late Night Show te stilit amerikan te titulluar “Unikum” ne televizionin kombetar Arberia. Duke vijuar me pas ne nje karriere televizive ne mediat kryesore ne Tirane. Ai ka prezantuar programet e mengjesit ne televizionet Neser tv, UTV, Report Tv, ABC News si dhe programet javore “Made in Albania” dhe “Neper Shqiperi”. Gjithashtu ka prezantuar programin e paradites “Ne shtepine tone” ne Top Channel ne vitin 2015.

Ne teater ka punuar me regjisoret me te mire te vendit, Kico Londo, Elma Dorezi, Hervin Culi, Driada Dervishi etj. ne shfaqe teatrore si: “Playboy i trojeve tona”, “Romeo dhe Zhulieta Arkivuar 17 shkurt 2024 tek Wayback Machine”, “14 vjeç dhender”, “Nusja ne thes”, “Komedia qe shkon per dreq”, “Mbledhje jashtezakonshme ne parlament” “3 mendje ne ankand” etj.

Gjithashtu ai ka marre pjese ne role episodike ne filma me metrazh te gjate dhe te shkurter si: “Der Albaner” etj.

Aktualisht Alban Musa eshte autor dhe moderator i programit te perditshem “Ne shtepine tone” ne Top Channel, dhe drejtues i programit radiofonik “Radio Trafik” ne Radio Tirana.