Albatrosi
Albatrosi | |
---|---|
Phoebastria albatrus | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | Diomedeidae G.R. Gray, 1840
|
Genera | |
Shtrirja globale (ngjyra e kaltër) |
Albatrosi është një shpend shtegtar i familjes Diomedeidae. Albatrosi minimizon konsumin e energjisë duke përdorur teknika të veçanta fluturimi.Ky zog që 92% të jetës së tij e kalon në det ka një hapje krahësh 3.5 metra. Karakteristika më kryesore e albatrosit është stili i tij i fluturimit. Ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i rrahur krahët. Për këtë ai shfrytëzon erën, duke i vendosur krahët në pozicion të përshtatshëm.
Duhet shumë energji për të mbajtur hapur vazhdimisht krahët me shtrirje 3.5 metra. Albatrosi mund të rrijë në këtë pozicion me orë të tëra. Kjo bëhet e mundur nga një sistem anatomik i veçantë që i është dhënë atij që në momentin e lindjes. Gjatë fluturimit, krahët e albatrosit bllokohen dhe qëndrojnë të shtrira horizontalisht, prandaj ai nuk ka nevojë të përdorë forcën e muskujve për t’i mbajtur ato të hapura. Kjo e ndihmon atë shumë gjatë fluturimit për kursimin e energjisë. Albatrosi nuk harxhon energji, sepse ai nuk i rreh krahët dhe nuk i mban hapur me forcën e muskujve. Fluturimi me orë të tëra, duke përdorur energjinë e erës, siguron për albatrosin avantazh tepër të madh. P.sh. trupi 10 kg i albatrosit humb vetëm 1% të peshës kur fluturon për 1000 km. Kjo është një humbje jashtëzakonisht e ulët. Njeriu ka ndërtuar aeroplanë pa motorë që përdorin teknikën e habitshme të albatrosit.
Ndërtimi dhe mënyra e fluturimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albatrosët i perkasin grupeve te zogjëve të mëdhenjë. Sqepi është i madh, i fortë dhe i mprehtë. Sqepi është i përbëre prej disa tubave, që i mundësojnë albatroseve të nuhasin, që është veti e rrallë tek shpezët.
Krahët e albatrosëve të mëdhenjë janë me të gjatët prej grupit te shpezëve, duke tejkaluar 340 cm, madhësi e cila ndryshon në varesi të llojit të albatrosit. Albatrosët kalojnë distanca shumë të gjata, duke përdorur teknika të shpezëve krahë-gjatë. Përdorin rryma të erës, e ngjajshme me aeroplanët rrëshqites (gliding). Në këtë menyrë, për çdo metër që humbin në lartësi, ata fluturojnë 22 metra përpara. Kjo mënyrë mundëson që albatrosët të ruajnë energjinë e tyre në fluturime të gjata. Zakonisht energjinë më të madhe e humbin gjatë nisjes.
Ky artikull në lidhje me biologjinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |