Albert Rohan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Albert Rohan 

Albert Rohan ose Princi Albert de Rohan (lindur me 9 maj 1936, në Melk, Austria e Ulët- 6 maj 2019) është një diplomat Austriak. Ai shërbeu si Sekretar i Përhershëm i Austrisë, Ministria e Jashtme në vitet 1996-2001.

Albert Rohan ka studiuar në Universitetin e Vjenës ku edhe ka doktoruar në vitin 1960. Ai ndjeku studimet edhe në Kolegjin e Europës në Bruges, Belgjike në vitet 1961-62 (Gottfried Lajbnici),[1] dhe pastaj iu bashkua shërbimit diplomatik austriak në vitin 1963. Nga viti 1977 deri në vitin 1981, ishte Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB. Ishte edhe Drejtor i Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare në ministrinë e jashtme të Austrisë 1982-85, Ambasador në Argjentinë, Uruguaj dhe Paraguaj 1985-89, Drejtor i Departamentit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore të Evropës 1990-95, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike 1993-95, Koordinator Nacional i Nismës së Evropës Qendrore 1994-95 dhe Sekretar i Përgjithshëm për Punë të Jashtme (p.sh. Sekretari i Përhershëm) 1996-2001.

Rohan është President i Shoqërisë Austro - Amerikane dhe Shoqërisë Austriake për Politika Evropiane. Ai u emërua Zëvendës i të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Procesin e Statusit të Ardhshëm për Kosovën në vitin 2005. Është gjithashtu anëtar edhe i Komisionit të Pavarur për Turqinë.

Albert Rohan është anëtar i një dege princërore (franceze) të Shtëpisë Rohan, paraardhësit e të cilit kishin migruar nga Franca në Austri gjatë Revolucionit francez.

Nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2009 është nderuar me titullin Doctor Honoris Causa nga ana e Universitetit të Prishtinës (Shih).

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Diplomat am Rande der Weltpolitik. Begegnungen, Beobachtungen, Erkenntnisse. Molden, Wien 2002, ISBN 3-85485-079-4.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dieter Mahncke, Léonce Bekemans, Robert Picht, The College of Europe.