Shko te përmbajtja

Albulena Haxhiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Albulena Haxhiu
Haxhiu in 2026
Presidentja e Kosovës
e përkohshëm
Në detyrë
4 prill 2026
Paraprirë ngaVjosa Osmani
Kryetare e Kuvendit
Titullar
Në detyrë
11 shkurt 2026
Paraprirë ngaDimal Basha
Ministre e Drejtësisë
Në detyrë
22 mars 2021  26 gusht 2025
Paraprirë ngaSelim Selimi
Pasuar ngaBlerim Sallahu (përkohshëm)
Në detyrë
3 shkurt 2020  3 qershor 2020
Paraprirë ngaAbelard Tahiri
Pasuar ngaSelim Selimi
Anëtare e Kuvendit të Kosovës
Në detyrë
2010–2020
Të dhëna personale
Lindi11 maj 1987 (39 vjeçe)
PartyLëvizja Vetëvendosje
ProfesioniPolitikane

Albulena Haxhiu (e lindur më 11 maj 1987) është politikane shqiptare, e cila aktualisht ushtron detyrën e presidentes në detyrë të Kosovës. Eshte deputete e Vetëvendosjes prej legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës. Prej 11 shkurtit 2026, Haxhiu shërben si Kryetare e Kuvendit së Kosovës.[1] Më parë ka shërbyer si Ministre e Drejtësisë në qeverinë Kurti 2.[2]

Haxhiu ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ajo është e martuar dhe ka një fëmijë. Haxhiu është mbesa e Ahmet Haxhiut.

Angazhimi politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Haxhiu është aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje prej vitit 2010, kur u zgjodh për herë të parë si deputete në moshëm 23 vjeçare, duke u kthyer në deputeten më të re të asaj legjislature.[1]

Profili si juriste dhe besnikëria ndaj partisë bënë që kryeministri Albin Kurti t’i besonte postin e Ministres së Drejtësisë në vitin 2020, detyrë të cilën e ushtroi deri më 25 gusht 2025.[1]

Më 11 shkurt 2026 Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota pro, 44 kundër dhe 8 abstenime.[3]

  1. 1 2 3 Isufi, Antigonë (2026-02-11). "Albulena Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit, përmbushet synimi i LVV-së". Marrë më 2026-02-15.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. https://md.rks-gov.net/page.aspx Arkivuar 20 tetor 2017 tek Wayback Machine?
  3. "Albulena Haxhiu flet si kryetare e Kuvendit: Lufta e UÇK-së e drejtë, Haga të kthejë ish-krerët në shtëpitë e tyre!". Pamfleti. 2026-02-11. Marrë më 2026-02-16.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]