Aleksandër Orbeliani
Kont Aleksandër Orbeliani (Jambakur-Orbeliani) ( gjeorgjisht: ალექსანდრე ორბელიანი [ჯამბაკურ-ორბელიანი]) (24 maj 1802 – 28 dhjetor 1869) ishte një poet, dramaturg, gazetar dhe historian romancier gjeorgjian, i shtëpisë fisnike të Orbelianit.
Aleksandër Orbeliani lindi në Tiflis (Tbilisi), dikur nën sundimin Perandorak Rus, nga Princi Vakhtang Orbeliani dhe Princesha Tekle, vajza e mbretit të parafundit gjeorgjian Erekle II. Në vitin 1817, ai iu bashkua shërbimit ushtarak rus. Megjithatë, së bashku me nënën e tij dhe vëllain e tij Vakhtang, ai drejtoi një grusht shteti kundër sundimit rus në vitin 1832 i cili në fund dështoi. Komplotistët ftuan zyrtarët rusë në Kaukaz në një ballo madhështore ku supozohej t'u jepej zgjedhja midis vdekjes ose dorëzimit. Meqë komploti dështoi, Orbeliani u arrestua dhe u internua në Orenburg dhe u lirua në vitin 1840. Kryengritja e dështuar dhe ndëshkimi relativisht i butë që pasoi, detyruan shumë komplotistë ta shihnin të kaluarën e pavarur si të humbur në mënyrë të pariparueshme dhe të pajtohen me autokracinë ruse, duke i shndërruar vajtimet e tyre për të kaluarën e humbur dhe rënien e dinastisë vendase në poezi romantiste. Krijimet më koherente të Orbelianit janë poema alegorike, 1832, Hëna (მთovare), dhe një tregim i shkurtër patriotik Gjaku i Papërlyer (უმანკო სისხლი) që flet për 3 motra, murgesha, të cilat preferojnë vdekjen mbi braktisjen e atdheut, kur komandanti i trupave pushtuese persiane ia kërkon atë. Këtij të fundit i bën aq shumë përshtypje sa duhet të vdesë me to. Orbeliani realizoi një sërë shfaqjesh, por ai kishte më shumë interes të merrej me shtypin. Ai themeloi gazetën Tsiskari. Nëpërmjet saj Orbeliani kanalizoi përpjekjet e tij për standardizimin e një gjuhe letrare, bazuar në ringjalljen e formave arkaike. Ai ishte gjithashtu një nga shkrimtarët e parë gjeorgjianë që u interesua për të tërhequr poezinë popullore nga populli dhe autori i disa veprave mbi historinë dhe kulturën gjeorgjiane.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Rayfield, Donald (2000). The Literature of Georgia - A History (në anglisht). Routleger. fq. 142–3. ISBN 0-7007-1163-5.