Aleksandër Peçi (ushtarak)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Disambig.svg Ky artikull bën fjalë për ushtarakun Aleksandër Peçi dhe jo për kompozitorin Aleksandër Peçi.


Aleksandër Peci.jpg

Nëntetar Aleksandër Jak Peçi, ka lindur me 26 shtator 1988, në fshatin Lekbibaj të Tropojës dhe banues në Bathore, Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Bathore, është titulluar ushtarak aktiv me gradën profesionist i parë, në Repartin Ushtarak Nr. 1001. Pas kryerjes me sukses të Kursit Bazë të Forcave Speciale, më datën16.01.2011, është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale, me detyrë specialist armatimi në Grupin e Parë Special të Kompanisë së Aksioneve Special Ujore në Batalionin e Forcave Speciale. Nga data 16.01.2012, nëntetar Peci është dërguar me mision luftarak “Eagle-4”, në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar, Afganistan.