Jump to content

Alfons Tracki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alfons Tracki

Alfons Tracki (Bleischwitz, 2 dhjetor 1896 - Shkodër, 18 korrik 1946) ka qenë prift katolik gjerman Silezie që shërbeu në Shqipëri. I martirizuar nga regjimi komunist, apja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

U lind në Bleischwitz (polonisht: Bliszczyce, sot në Poloni) të Perandorisë Gjermane, i biri i Josef Trackit dhe Martës nga Schramm-i. Në kundërshtim me pritshmëritë e të atit, që synonte për të birin karrierën ushtarake, Alfonsi vendosi më 1912 të niste rishtarinë e tij tek Vëllezërit e Shkollave Katolike (Vëllezërit De La Salle), ku pas dy vjetëve mori emrin rregulltar Gebhard. Urdhëri në fjalë angazhohej në menaxhimin e shkollave në vise me analfabetizëm të lartë, arsye për të cilën Tracki gëzoi mundësinë që të njihte Ballkanin gjatë viteve studentore duke gjezdisur viset malazeze dhe shqiptare. Para luftës botërore u dërgua në Kolegjin Saverian të Shkodrës, ku dha mësim edukatë fizike e sporte.

Gjatë Luftës së Parë Botërore u kthye në atdhe dhe kreu dy vite shërbim ushtarak; më pas u kthye dhe shërbeu në Gjakovë, ku u arrestua nga ushtria bullgare. Pas luftës u kthye në Shkodër, ku pasi përfundoi studimet e teologjisë dhe filozofisë, u urdhërua prift më 1925. Gjatë misionarizmit të tij u përqendrua tek fëmijët me organizimin rinor "Viribus unitis", periudhë kur u njoh edhe me Ahmet Zogun.

Falë kontakteve të tij me oficerët e lartë gjermanë, ndihmoi në lirimin e shumë të arrestuarve nga organet e rendit të kohës. Para tërheqjes përfundimtare gjermane, ushtarakët e lartë gjermanë e ftuan që të largohej nga Shqipëria, por Tracki nuk pranoi. Teksa shërbente në famullinë e Pulajt, u arrestua tek i jepte sakramentet e mbrame Ndoc Jakovës, i plagosur për vdekje nga një shkëmbim zjarri me forcat komuniste. Muajve të hetuesisë u torturua dhe më 18 korrik 1946 u dënua me pushkatim nga gjykata ushtarake si kolaboracionist.

Të nesërmen më 19 korrik në orën 5 të mëngjesit, u pushkatua pranë murit të varrezave të Rrëmajit në zallishten e lumit Kir në Shkodër.

  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)