Alfred Uçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Alfred Uçi.jpg

Alfred Uçi (Korçë, 12 dhjetor 1930 - Tiranë, 26 tetor 2016) ka qenë estet, kritik letrar si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Korçë më 12 dhjetor 1930, i biri i Mina Uçit me prejardhje nga Hoçishti dhe Shegës së Petro Nini Luarasit. Shkollimin e ndoqi në vendlindje, ku vijoi edhe Liceun Frëng, por pa mbushur 14 vjeç i takoi të merrte pjesë në çlirimin e Korçës nga FNÇ.[2]

Shkollimin e lartë e mori për Estetikë dhe Filozofi në Universitetin Lomonosov në kryeqytetin sovjetik, Moskë. Me themelimin e Universitetit të Tiranës u emërua pedagog i estetikës e filozofisë,[3] dhe kontribuoi si hartues i teksteve të para universitare të kësaj lënde.[1]

Ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë1980.

Tituj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Ndarja nga jeta e filozofit dhe estetit Alfred Uçi, aktiv deri në fund". panorama.com.al. 27 tetor 2016. Marrë më 16 tetor 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Alfred Uçi: Unë, partizani 14 vjeçar". gazetadita.al. Intervistuar nga Xhevdet Shehu. 5 nëntor 2014. Marrë më 16 tetor 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kaloçi, Dashnor (30 maj 2018). ""Estetika" e Alfred Uçit është kopjuar nga sovjetikët". Gazeta shqiptare. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)