Jump to content

Algat e kuqe - Rhodophyta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Algë e kuqe - Rodofita

Algat e Kuqe apo ndryshe njihen edhe si Rhodophyta janë ndër grupet më të vjetra të algave eukariote.Ekzistojnë rreth 7.000 mijë lloje të ndryshme të algave të kuqe.

Algat e Kuqe mund të jenë njëbërthamore dhe rrallë shumëbërthamore.Muri Qelizor i tyre është i ndërtuar nga celuloza dhe pektina , e cila në disa raste mund të jetë e përshkuar me kalcium apo dhe karbonat të magnezit.

Algat e kuqe të formuar një grup të veçantë që karakterizohet nga të prania e qelizave eukariote pa flagjelë dhe centriole, kloroplaste që nuk kanë retikulumi endoplazmatik të jashtëm dhe që përmbajnë tilakoide. Përmbajnë po ashtu plastide , të cilat tek këto alga i quajmë Rodoplaste , përmbajnë : Klorofil A,D , Alfa dhe Beta Karotin , Fikoeritrin dhe Fikocianin.Kryesori prej këtyre plastideve është Fikoeritrini , i cili i jep ngjyrën e kuqe këtyre algave.Prania e këtyre pigmenteve në përgjithësi ndryshon nuancën e ngjyrave të këtyre algave, si :e kuqe , rozë , e verdhë , e verdhë e gjelbër etj.[1]

Algat e Kuqe shumëzohen në mënyrë Vegjetative , Joseksuale dhe Seksuale. Shumëzimi vegjetativ tek format një qelizore bëhet me ndarjen e qelizës , ndërsa tek format shumëqelizore bëhet ndarja e trupit në fragmente , ku zhvillohen algat e reja. Shumëzimi joseksual bëhet me spore , ku sporet krijohen në sporangje. Shumëzimi Seksual bëhet me anë të gameteve , gametet krijohen në gametangje . Gameti mashkullor i quajtur Anterid dhe Gameti femëror i quajtur Karpogon , Anteridi ka formë vezake , ndërsa karpogoni ka formë të një shishe të zgjatur me fyt.Kur piqen gametet ,gameti mashkullor kalon në karpogon dhe aty krijohet zigoti.Nga zigoti zhvillohet bima e re , e cila prodhon vazhdimisht spore , prandaj quhet sporofit.Nga sporet zhvillohet bima e re në të cilën krijohen gametangjet e në të krijohen gametet , prandaj bima quhet gametofit.[1]

Përfaqësuesit kryesore të Algave të Kuqe janë : Bangia dhe Batrakospermumi. Bangia është algë penjëzore dhe e padegëzuar , e ndërtuar prej një apo disa shtresash të qelizav të cilat duken si të afruara dhe kanë pamjen e një shiriti të ndërtuar prej katrorëve . Jeton në ujëra të pastra , të ftohta të lumenjëve dhe përrenjëve. Batrakospermumi është algë me pamje shkurrëze , ngjyrë ulliri në të gjelbër , jeton e përforcësuar për shkëmbinjë , gurë.Në trupin e saj të gjatë deri në 15 cm dallohet pjesa boshtore dhe degët.Degët janë të vendosura në qerthuj të cilat kryejnë fotosintezën.Në të krijohen anteridet dhe karpogonet në të cilat krijohe gametet . Kur piqen gametet pllenohen dhe krijohet zigoti.Nga zigoti krijohen penjzit që prodhojnë spore , këto janë të tubuara në grupe dhe quhen cistokarpie , të cilat mund të shihen në grumbuj - toptha.[2]

  1. ^ a b Berisha, Ahmet (14 dhjetor 2016). Biologjia 10. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës. fq. 70–71. ISBN 978-9951-07-899-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Sheath, Robert G. (1984). "The biology of freshwater red algae". Progress Phycological Research. 3: 89–157.