Jump to content

Ali Sami Yen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ali Sami Frashëri)
Ali Sami Frashëri
Në këmbë: Adnan, Milo Bakiq, Ali Sami (themelues), Ahmet Robenson, Asim Tevfik, Emin Bülent, Hamit, Fuat.

Ali Sami Yen (Üsküdar, Stamboll 20 maj 1886 – 29 korrik 1951) ka qenë një figurë turke me prejardhje shqiptare e sportit si në kohën e Perandorisë Osmane ashtu edhe më pas në Turqinë republikane,[1] i shquar si themeluesi i Klubit Sportiv "Galatasaray". Është i biri i Sami Frashërit, njëri nga shkrimtarët, filozofët dhe dramaturgët më të shquar shqiptarë. Mbiemrin "Jen" (tur. Yen), që do të thotë "fitore" në gjuhën turke, e morri pas miratimit të ligjit për mbimbiemrat familjarë në vitin 1934 në Turqi.

Ali Sami Yen në vitin 1905 krijoi klubin futbollistik dhe ishte president i parë për 13 vjet rresht, nga 1905-1918. Dhe përsëri për pak kohë në vitin 1925. Ishte trajner i parë i ekipit të futbollit në mes viteve 1905-1908. President i Komitetit Olimpik nga viti 1926-1931. Trajner i parë në një ndeshje ndërkombëtare kundër Rumanisë.[2]

Ali Sami Yen jetoi deri më 29 korrik vitin 1951 dhe u varros në varrezat Feriköy.

Për hirë të tij i cili ishte themelues dhe president i Galatasaray Sports Club, stadiumi i këtij klubi i cili gjendet në Seyrantepe të Stambollit me një kapacitet prej 52 000 shikuesish mban emrin e tij që prej vitit 1964.

Burime të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ İbrahim Aksu, The story of Turkish surnames: an onomastic study of Turkish family names, their origins, and related matters, Vol: 1, Olay Gazete Press, 2005, ISBN 978-9944-5163-0-3, p. 128.
  2. ^ [1]