Shko te përmbajtja

Alice Paul

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alice Paul

Alice Stokes Paul (11 janar 1885 - 9 korrik 1977) ishte një sufragjiste, feministe dhe aktiviste për të drejtat e grave dhe një nga udhëheqëset dhe strateget kryesore të fushatës për Amendamentin e 19-të të Kushtetutës Amerikane, që ndalon diskriminimin seksual në ushtrimin e të drejtës së votës. Paul, së bashku me Lucy Burns dhe aktiviste të tjera, ndërmori organizmin e ngjarjeve strategjike, si Procesioni i Gruas për të Drejtën e Votës dhe Rojtaret e Heshtura, të cilat ishin pjesë e fushatës së suksesshme që rezultoi në miratimin e Amendamentit në 1920.[1]

Në 1907, pasi përfundoi studimet e masterit në Universitetin e Pensilvanisë, Paul u transferua në Angli, ku u përfshi në lëvizjen e grave britanike për të drejtën e votës, duke marrë pjesë rregullisht në demonstrata dhe marshime të Bashkimit Social dhe Politik të Grave (WSPU). Pas një "eksperience konvertimi" teksa dëgjonte Christabel Pankhurst të fliste në Universitetin e Birmingham, Paul u dashurua me lëvizjen. Ajo u përfshi duke ndihmuar në shitjen e një revistë sufragjiste në rrugë. Kjo ishte një detyrë veçanërisht e vështirë duke marrë parasysh armiqësinë ndaj sufragjisteve, dhe i hapi asaj sytë ndaj abuzimit me të cilin përballeshin gratë e përfshira në lëvizje.[2] Këto përvoja, të kombinuara me mësimet e profesore Beatrice Webb, e bindën Paulin se puna shoqërore dhe bamirësia nuk mund të sillnin ndryshimet e nevojshme shoqërore në shoqëri: kjo mund të arrihej vetëm përmes statusit të barabartë ligjor për gratë.

  1. Baker, Jean H., "Placards At The White House," American Heritage, Winter 2010, Volume 59, Issue 4.
  2. Adams, Katherine; Keene, Michael (2008). Alice Paul and the American Suffrage Campaign (në anglisht). Urbana-Champaign: University of Illinois Press. ISBN 978-0-252-07471-4.