Feminizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Simboli i Feminizmit.

Feminizmi është një gamë e lëvizjeve dhe ideologjive që ndajnë një qëllim të përbashkët: të përcaktojë, krijojë, dhe të arrij barazi politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe të drejtat shoqërore për gratë [1][2]. Kjo përfshin kërkesat për të krijuar mundësive të barabarta për gratë në arsim dhe punësim. Një feminist/feministe mbron ose mbështet të drejtat dhe barazinë e grave[3].

Lëvizjet feministe kanë bërë fushatë dhe vazhdojnë të bëjnë fushatë për të drejtat e grave, duke përfshirë edhe të drejtën për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar, për paga të drejta apo pagesë të barabartë, për të poseduar pronë, për arsim, të kenë të drejta të barabarta në martesë, dhe të kenë pushimin e lindjes. Feministët kanë punuar gjithashtu për të nxitur autonominë dhe integritetin trupor, për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga përdhunimi, ngacmimi seksual dhe dhuna në familje [4].

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Tubim në Ditën Ndërkombëtare të GruasDhaka, Bangladesh, më 8 mars 2005, e organizuar nga Sindikata Kombëtare për Punë e Grave.

Charles Fourier, një socialist utopik dhe filozof francez, i njihet merita se ka shpikur fjalën "féminisme" në vitin 1837 [5]. Fjalët "féminisme" ("feminizëm") dhe "féminist" ("feminist") për herë të parë u paraqitën në Francë dhe Hollandë në vitin 1872[6], Në Britani të Madhe në vitet 1890ta, dhe në Shtetet e Bashkuara në vitin 1910[7][8], dhe Fjalori Anglisht i Oksfordit e liston vitin 1852 si viti kur për herë të parë u paraqit fjala "feminist"[9] ndërsa vitin 1895 për fjalën "feminizëm" [10]. Varësisht nga momenti historik, kultura dhe vendi, feministet në mbarë botën kanë pasur shkaqe dhe qëllime të ndryshme. Shumica e historianëve feministë nga perëndimi pohojnë se të gjitha lëvizjet që punojnë për të marrë të drejtat e grave duhet të konsiderohen si lëvizje feministe, edhe kur ata nuk kanë zbatuar (ose nuk zbatojnë) rregullat e tyre [11][12][13][14][15][16]. Historianë të tjerë pohojnë se termi duhet të jetë i kufizuar në lëvizjen feministe moderne dhe lëvizjeve paraardhëse të saj. Këto historianët përdorin etiketën "protofeministë" për të përshkruar lëvizjet e mëhershme [17].

Shekulli i nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit njëzet[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi shiti shtëpinë e saj, Emmeline Pankhurst, e fotografuar në New York City më 1913, udhëtoi vazhdimisht, duke i dhënë fjalime anembanë Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Në Hollandë, Wilhelmina Drucker (1847-1925) luftoj me sukses për të drejtat e votës dhe barazisë për gratë nëpërmjet organizatave politike dhe feministe që ajo formoj.
Louise Weiss së bashku me suffragettet[a] e tjera pariziene në vitin 1935. Titull i gazetës shkruan "Gratë franceze duhet të votojë".

Vala e parë e feminizmit ishte një periudhë e aktiviteteve gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim i shekullit njëzetë. Në Mbretëri të Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ajo u fokusua në promovimin e barazisë në martesë, rritjen e fëmijëve, kontrata, dhe të drejtat e pronësisë për gratë. Nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, aktivizmi u përqendrua kryesisht në fitimin e pushtetit politik, veçanërisht të drejtën e votimit të grave, edhe pse disa feministe ishin aktive në gjithashtu edhe fushatë për të drejtat seksuale, riprodhuese dhe ekonomike të grave [18].

Mesi i shekullit njëzetë[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga mesi i shekullit të 20, në disa vende evropiane, grave ende i mungonin disa të drejta të rëndësishme. Feministet në këto vende vazhduan të luftojnë për të drejtat e votimit. Në Zvicër, gratë fituan të drejtën e votës në zgjedhjet federale në vitin 1971 [19]; por në kantonin e Appenzell Innerrhoden gratë fituar të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale vetëm në vitin 1991, kur kantoni u detyrua të veprojë kështu nga Gjykata Supreme Federale e Zvicrës. Në Lihtenshtajn, grave iu dha e drejta për të votuar me "referendumin e të drejtës së votimit për gratë në vitin 1984". Tre referendume të mëparshme të mbajtura në 1968, 1971 dhe 1973 kishin dështuar për të siguruar të drejtën e grave për të votuar.

Fundi i shekullit njëzet dhe fillimi i shekullit njëzet e një[redakto | redakto tekstin burimor]

Teoria[redakto | redakto tekstin burimor]

Teoria feministe është zgjerimi i feminizmit në fusha teorike apo filozofike. Ajo përfshinë punën në një shumëllojshmëri të disiplinave, duke përfshirë antropologji, sociologji, ekonomi, studime të grave, kritika letrare [20][21], historia e artit [22], psikoanalizë [23] dhe filozofi.

Lëvizjet dhe ideologjitë[redakto | redakto tekstin burimor]

Shumë lëvizje dhe ideologji feministe janë zhvilluar gjatë këtyreve viteve.

Lëvizje politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Disa degë të feminizmit nga afër gjurmojnë orientimet politike të shoqërive më të mëdha, të tilla si liberalizmi dhe konservatorizmi, ose të përqëndrohet në mjedis. Feminizmi liberal kërkon barazinë individualiste të meshkujve dhe femrave përmes reformave politike dhe ligjore pa ndryshuar strukturën e shoqërisë.

Ideologji materialiste[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëvizje kulturore[redakto | redakto tekstin burimor]

Feministet Fuqia e Lules (Flower Power Feminists) ishin pjesë e transformimit të Feministeve të Valës së Dytë në 1960. Paqja dhe dashuria simbolizuan kundërshtimin ndaj bastisjes së dhunshme të policisë, trupave ushtarake në universitete dhe miliona të rinjve që u dërguan jashtë shtetit. Në lidhje me feminizmin ky ishte revolucion seksual për gratë në shekullin e 20-të. Për herë të parë jetën e një gruaje, seksi kishte lidhje me dëshirën dhe jo me martesën. Për tu martuar mund të prisnin disa vjet për t'u siguruar se martesa ishte për dashurinë. Këto ishin të gjitha nocione revolucionare. Brezi "une" ishte epoka e pushtetit të luleve. Riot grrrl (ose grrrl Riot) është një lëvizje nëntokësore punk feministe që filloi në vitet 1990 dhe është e lidhur shpesh me të Valën e Tretë Feministe.

Shënim[redakto | redakto tekstin burimor]

^ Suffragette ishin anëtarët e organizatave të grave - lëvizje për të drejtën e votës në fund të shekullit 19të dhe fillimi i shekullit të 20të.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Hawkesworth, M.E.: Globalization and Feminist Activism, S. 25–27, Rowman & Littlefield 2006, ISBN 9780742537835
  2. ^ Beasley, Chris.: What is Feminism?, S. 3–11, New York: Sage 1999, ISBN 9780761963356
  3. ^ hooks, bell.: Feminism is for Everybody: Passionate Politics. Pluto Press 2000, ISBN 9780745317335
  4. ^ Alice Echols: Daring to Be Bad: Radical Feminism in America, 1967–1975. Minneapolis: University of Minnesota Press 1989, ISBN 0-8166-1787-2
  5. ^ Goldstein 1982, p.92.Goldstein, L (1982). "Early Feminist Themes in French Utopian Socialism: The St.-Simonians and Fourier", Journal of the History of Ideas, vol.43, No. 1.
  6. ^ Dutch feminist pioneer Mina Kruseman in a letter to Alexandre Dumas – in: Maria Grever, Strijd tegen de stilte. Johanna Naber (1859–1941) en de vrouwenstem in geschiedenis (Hilversum 1994) ISBN 90-6550-395-1, page 31
  7. ^ Offen, Karen. "Les origines des mots 'feminisme' et 'feministe'". Revue d'histoire moderne et contemporaine. July–September 1987 34: 492-496
  8. ^ Cott, Nancy F. The Grounding of Modern Feminism. New Haven: Yale University Press, 1987 at 13-5.
  9. ^ "feminist". ːenːOxford English Dictionary (3rd ed.). Shtypi i Universitetit të Oksfordit. 2012. (subscription required). "An advocate or supporter of the rights and equality of women. 1852: De Bow's Review ('Our attention has happened to fall upon Mrs. E. O. Smith, who is, we are informed, among the most moderate of the feminist reformers!')" 
  10. ^ "feminism". Oxford English Dictionary (3rd ed.). Shtypi i Universitetit të Oksfordit. 2012. (subscription required). "Advocacy of equality of the sexes and the establishment of the political, social, and economic rights of the female sex; the movement associated with this." 
  11. ^ Dale Spender: There's Always Been a Women's Movement this Century, S. 1–200, London: Pandora Press 1983
  12. ^ Gerda Lerner: The Creation of Feminist Consciousness From the Middle Ages to Eighteen-seventy, S. 1–20, Oxford University Press 1993
  13. ^ Margaret Walters: Feminism: A very short introduction, S. 1–176, Oxford University 2005, ISBN 0-19-280510-X
  14. ^ Inspired by ideas (1668–1731). In: There's always been a women's movement, S. 29–, London: Pandora Press 1983
  15. ^ Charlotte Witt (2006): Feminist History of Philosophy. Stanford Encyclopedia of Philosophy. Vizituar në 23 janar 2012.
  16. ^ (1999) "Feminism, Social Science, and the Meanings of Modernity: The Debate on the Origin of the Family in Europe and the United States, 1860–1914". The American Historical Review 104 (4): 1085–113. doi:10.1086/ahr/104.4.1085. PMID 19291893. 
  17. ^ (2006) "'Drawing the Line of Equality': Hannah Mather Crocker on Women's Rights". The American Political Science Review 100 (2): 265–78. doi:10.1017/S0003055406062150. 
  18. ^ Freedman, Estelle B.: No Turning Back : The History of Feminism and the Future of Women. Ballantine Books 2003, ISBN 0-345-45053-1
  19. ^ The Long Way to Women's Right to Vote in Switzerland: a Chronology. History-switzerland.geschichte-schweiz.ch. Vizituar në 8 janar 2011.
  20. ^ Zajko, Vanda: Laughing with Medusa: classical myth and feminist thought. Oxford: Oxford University Press 2006, ISBN 0-19-927438-X
  21. ^ He said, she says: an RSVP to the male text. Madison, NJ: Fairleigh Dickinson University Press 2001, ISBN 0-8386-3915-1
  22. ^ Griselda Pollock: Encounters in the Virtual Feminist Museum: Time, Space and the Archive, S. 1–262, Routledge 2007
  23. ^ Ettinger, Bracha: The matrixial borderspace. Minneapolis: University of Minnesota Press 2006, ISBN 0-8166-3587-0