Amanda Milan
Amanda Milan ishte një transgjinore 25-vjeçare e cila u vra në 20 qershor të vitit 2000 nga dy burra në një rrugë pranë terminalit të autobusit në Nju Jork. Vrasja shkaktoi zemëratë publike brenda komunitetit transgjinor, si dhe përkujtohet në demonstrata publike si dhe në median e shtypur.
Vrasja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në orën 4 të mëngjesit në 20 qershor, Milani, pasi u nda nga një grup miqsh në terminalin e autobusit, ishe duke ecur për të marrë një taksi. Sipas një dëshmitareje, një burrë me emrin Dwayne McCuller (Duejn Mekaller) eci drejt saj dhe nisi ta ngacmonte e ta kërcënonte.[1] Milani i bëri ballë ngacmimeve të tij dhe ishte e gatshme të kundërsulmonte. Sipas raporteve të policisë, ai e kërcënoi se do ta qëllonte dhe sulmonte me grushte Amandën. Sipas dëshmitarit, një tjetër burrë i identifikuar me emrin Eugene Celestine (Juxhin Selestin) i tha McCuller (Mekallerit) se kishte një thikë me vete. McCuller e mori thikën dhe e plagosi në qafë. Një person i identifikuar me emrin David Anderson ndihmoi McCuller të largohej nga vendngjarja.[1] However, police reports allege he threatened to shoot and punch Milan before they both disgenaged from one another.[2]
Një kalimtar u përpoq të ndalonte gjakderdhejn dhe hemoragjinë e Milanit, si dhe një ambulancë mbërriti në vendngjarje për ta shpëtuar atë, por pavarësisht përpjekjeve Amanda gjeti vdekjen në spitalin St. Vincent.
Reagimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vrasja ndodhi disa ditë përpara paradës së komunitetit LGBT. Aktivistja transgjinore Sylvia Rivera (Silvia Rivera) loboi fort në mënyrë që vdekja e Milanit të hetohej si dhe organizoi një sërë demonstratash në kujtim të Amandës duke bërë apel për diferencimin që has komuniteti transgjinor nga komuniteti LGBT. Sipas aktivistes kuir Mattilda Bernstein Sycamore “Milanisimbolizon lëvizjen LGBT e cila e ka braktisur komunitetin e transgjinorëve”. Për shkak të vrasjes së Milanit, Rivera e reformoi komunitetin e aktivistëve transgjinorë nën emrin Street Trans Activits Revolutionaries.
Sipas Benjamin Shephard në librin “Amanda Milan and The Rebirth of Street Trans Activist Revolutionaries” çështja e Amandës dhe vëmendja mediatike që mori nxiti komunitetin transgjinor dhe investigimin për vrasjen e kryer.[2][3]
Poeti dhe artisti Christian Ortega (Kristian Ortega) e njihte Amandën shumë mirë dhe u shkatërrua emocionalisht nga humbja e saj. Christian i dedikoi librin e dytë me titull “I Know What You did in the 80’s” Amandës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Siegal, Nina (2000-07-24). "Watershed of Mourning At the Border of Gender: Slain Prostitute was Damon and Amanda". The New York Times (në anglisht). Marrë më 20 mars 2025.
- 1 2 Siegal, Nina (2001-06-20). "The crying game". Salon.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2023-02-27. Marrë më 2024-02-28.
- ↑ Shepard, Benjamin Heim (2002). "Amanda Milan and The Rebirth of Street Trans Activist Revolutionaries". From ACT UP to the WTO: Urban Protest and Community Building in the Era of Globalization (në anglisht). Verso. fq. 156–163. ISBN 1-85984-356-5.