Jump to content

Emine bint Vehb

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Aminah bint Wahab)
Emine bint Vehb
آمِنَة بِنْتُ وَهْب
U lind në
Emine bint Vehb

549 / 66 para hixhretit
Vdiq576–577 C.E. / 36 para hixhretit (27 vjet)
el-Abua', Tihamah, Hexhaz
Vendi i prehjesel-Abua
Bashkëshorti/jaAbdullah ibn Abdulmutalib (m. 569–570)
FëmijëMuhamedi
Prindër
FamiljaBanu Zuhra (nga Kurejshët)

Emine bint Vehb (Arabisht: آمِنَة ٱبْنَت وَهْب, romanizuar: ʾĀminahʾ ibnat Wahb, rr. 549–577), ishte nga kani Banu Zuhrah në fisin e Kurejshëve, dhe nëna e profetit islam Muhamed.[1]

Jeta e hershme dhe martesa

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emine lindi nga Vehb ibn Abdumenaf dhe Barra bint Abduluze ibn Uthman ibn AbduldarMekë. Fisi i saj, Kurejshët, pretendonte prejardhjen nga Ibrahimi, nëpërmjet djalit të tij Ismailit. Paraardhësi i saj Zuhrah ishte vëllai i madh i Kusaj ibn Kilab, i cili ishte paraardhës i Abdullah ibn Abdulmutalib dhe ishte kujdestari i parë kurejshi i Qabes. Abdulmutalibi i propozoi Emines martesën e Abdullahut, djalit të tij më të vogël. Disa burime thonë se babai i Emines e pranoi, ndërsa të tjera thonë se ishte xhaxhai i Emines, Vuhejbi, i cili shërbente si kujdestar i saj.[2][3] Të dy u martuan menjëherë pas.[3] Abdullahu e kaloi pjesën më të madhe të shtatzënisë së Emines larg shtëpisë si pjesë e një karvani tregtar dhe vdiq nga sëmundja para lindjes së djalit të tij.[3][4]

Lindja e Muhamedit dhe jeta e vonshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tre muaj pas vdekjes së Abdullahut, në vitet 570-571 të erës sonë, lindi Muhamedi. Siç ishte traditë në të gjitha familjet e mëdha në atë kohë, Emineja dërgoi Muhamedin të jetonte me një nënë qumështore në shkretëtirë si foshnjë. Besimi ishte se në shkretëtirë, dikush do të mësonte vetëdisiplinën, fisnikërinë dhe lirinë. Gjatë kësaj kohe, Muhamedi u kujdes nga Halime bint Ebi Dhuajb, një grua e varfër beduine nga fisi Banu Sa'ad, një degë e Hauazin.[5]

Kur Muhamedi ishte gjashtë vjeç, ai u ribashkua me Eminen, e cila e çoi për të vizituar të afërmit e saj në Jethrib (më vonë Medina). Pas kthimit të tyre në Mekë një muaj më vonë, i shoqëruar nga skllaveja e saj Umm Ejman, Emineja u sëmur. Ajo vdiq rreth vitit 577 ose 578,[6] dhe u varros në fshatin el-Abua'. Varri i saj u shkatërrua më 1998.[7][8] Muhamedi i ri u pranua fillimisht nga gjyshi i tij nga babai Abdulmutalibi në vitin 577, dhe më vonë nga xhaxhai i tij nga babai, Ebu Talib ibn Abdulmutalib.[3]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Al-A'zami, Muhammad Mustafa (2003). The History of The Qur'anic Text: From Revelation to Compilation: A Comparative Study with the Old and New Testaments (në anglisht). UK Islamic Academy. fq. 22–24. ISBN 978-1-8725-3165-6.
  2. ^ Muhammad Shibli Numani; M. Tayyib Bakhsh Badāyūnī (1979). Life of the Prophet (në anglisht). Kazi Publications. fq. 148–150.
  3. ^ a b c d Ibën Is'haku (1955). Ibn Hisham (red.). Life of Muhammad (në anglisht). Përkthyer nga Alfred Guillaume. Oxford University Press. fq. 68–79.
  4. ^ Ibn Sa'd/Haq pp. 107–108.
  5. ^ "Muhammad: Prophet of Islam". Encyclopædia Britannica (në anglisht). 28 shtator 2009. Marrë më 28 shtator 2009.
  6. ^ Peters, F. E. (1994). Muhammad and the Origins of Islam (në anglisht). State University of New York Press. ISBN 0-7914-1876-6.
  7. ^ Daniel Howden (18 prill 2006). "Shame of the House of Saud: Shadows over Mecca". The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2016-07-27. Marrë më 5 nëntor 2018.
  8. ^ Ondrej Beranek; Pavel Tupek (2009). "From Visiting Graves to Their Destruction: The Question of Ziyara through the Eyes of Salafis" (Crown Paper) (në anglisht). Brandeis University. OCLC 457230835.