Anaïs Nin
Angela Anaïs Juana Antolina Rosa Edelmira Nin y Culme (lindur më 21 shkurt 1903 – 14 janar 1977) e njohur profesionalisht si Anaïs Nin [1] ka qenë një shkrimtare, ditariste, eseiste, noveliste dhe shkrimtare në letërsinë erotike. E lindur nga prindër kubanezë në Francë, Nin ishte vajza e kompozitorit Joaquin Nin dhe Rosa Culmell, një këngëtare e muzikës klasike. Edhe pse Nin shpenzoi kohë në Spanjë dhe Kubë, ajo jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj në SHBA, ku edhe u kultivua si shkrimtare.
Rreth moshës 11 vjeçare, Nin shkruajti ditarë për një periudhë prej 6 dekadash deri në vdekjen e saj. Shënimet e saj, shumë prej të cilave u publikuan gjatë jetës së saj, janë reflektime të mendimeve të saj personale dhe lidhjeve intime, si dhe rrëfim i marrëdhënies abuzive dhe inçestuale me të atin. Ditari i saj përshkruan martesën me Hugh Parker Guiler dhe Rupert Pole, përveç lidhjeve të tjera duke përfshirë psikoanalistin Otto Rank dhe shkrimtarin Henry Miller, të dy këta të fundit influencuan stilin e të shkruarit të Nin.
Përveç ditarit, Nin shkruajti me dhjetëra novela, studime kritike, ese, histori të shkurtra dhe volume të erotikës. Shumica e punës së saj, duke përfshirë dhe koleksionin erotik Delta e Venusit dhe Zogjtë e vegjël, u publikuan pas vdekjes së saj. Nin I jetoi vitet e fundit të jetës në Los Anxhelos, Kaliforni ku edhe vdiq nga kanceri i qafës së mitrës në 1977.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Sayre, Robert F., red. (1994). American Lives: An Anthology of Autobiographical Writing. University of Wisconsin Press. fq. 597. ISBN 978-0-299-14244-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)