Kanceri i qafës së mitrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kanceri i qafës së mitrës
Klasifikimi dhe burimet e jashtme
ICD-10 C53
ICD-9 180
OMIM 603956
DiseasesDB 2278
MedlinePlus 000893
eMedicine med/324 radio/140
MeSH D002583

Kanceri i qafës së mitrës është kancer që e ka zanafillën në qafën e mitrës.[1] Ky kancer vjen si pasojë e rritjes anormale të qeliza, të cilat kanë aftësinë të pushtojnë apo të përhapen në pjesë të tjera të trupit.[2] Përgjithësisht, ky lloj kanceri nuk ka simptoma të hershme. Simptoma më të vonshme mund të përfshijnë: gjakderdhje anormale vaginale, dhimbje barku ose dhimbje gjatë aktit seksual.[1]

Shkaku dhe diagnoza[redakto | redakto tekstin burimor]

Infeksioni me virusin human papilloma (HPV) është shkaktari i zhvillimit të më shumë se 90% të rasteve;[3][4] megjithatë shumë njerëz të infektuar me këtë virus, nuk vuajnë nga kanceri i qafës së mitrës.[5][6] Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë: pirjen e duhanit, një sistem të dobët imunitar, pilulat kontraceptive, seksi në moshë të re dhe numri i lartë i partnerëve seksualë, por këto janë më pak të rëndësishme.[1][7] Zakonisht, kanceri i qafës së mitres zhvillohet nga ndryshimet parakanceroze nga 10 deri në 20 vite.[5] Ekzistojnë disa lloje të kancerit të qafës së mitrës. Rreth 90% janë karcinoma qelizore bazale, 10% janë karcinoma gjendre dhe një numër i vogël janë lloje të tjera.[7] Diagnostifikimi bëhet përmes një skaneri të qafës së mitrës e më pas bëhet një biopsi Medical imaging për të përcaktuar nëse kanceri është përhapur apo jo.[1]

Parandalimi dhe trajtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Vaksina HPV shërben si mbrojtje ndaj dy lloj gjenotipeve me rrezik të lartë të kësaj familje virusesh dhe mund të parandalojë nga 65 deri në 75% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës.[8][9] Rekomandohen Pap teste të rregullta, meqënëse ekziston ende rreziku për kancer. [8] Metoda të tjera parandaluese përfshijnë: ndalimin e marrëdhënieve seksuale ose të paturit më pak partnerë seksualë, si dhe përdorimin e prezervativëve.[10] Kontrollet e kancerit të mitrës përmes Pap testeve ose acid açetik mund të nxjerrë në pah ndryshimet parakanceroze, të cilat, nëse trajtohen, mund të ndalojnë zhvillimin e kancerit. [11] Trajtimet e kancerit të qafës së mitrës mund të konsistojë ne disa kombinime të operacioneve, kimioterapisë dhe radiotherapisë.[1] Përqindja e mbijetesës pesëvjeçare në SHBA është 68%.[12] Megjithatë, rezultatet varen në bazë të stadit ku ndodhet kanceri kur zbulohet. [7]

Epidemiologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kanceri i qafës së mitrës njihet në mbarë botën si kanceri i katërt më i përhapur, si dhe shkaktari i katërt i vdekjeve të femrave nga kanceri. [5] Në vitin 2012, u përllogaritën 528,000 raste të kancerit të qafës së mitrës, si dhe 266,000 vdekje.[5] Këto shifra përbëjnë rreth 8% të rasteve dhe vdekjeve totale të vdekjeve nga kanceri.[13] Përafërsisht 70% të rasteve të këtij lloj kanceri shfaqen në vendet në zhvillim.[5] Në vendet me ekonomi të ulët njihet si shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri.[11]vendet në zhvillim, përdorimi i shpeshtë i programeve të kontrolleve të kancerit ka ulur në mënyrë të ndjeshme rastet e kancerit të qafës së mitrës.[14] Në kërkimet mjekësore, linja qelizore që njihet si HeLa u zhvillua nga qelizat kancerogjene të një gruaje me emrin Henrieta Laks.[15]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c d e "Cervical Cancer Treatment (PDQ®)". NCI. 2014-03-14. Marrë më 24 June 2014. 
  2. ^ "Defining Cancer". National Cancer Institute. Marrë më 10 June 2014. 
  3. ^ Kumar V, Abbas AK, Fausto N, Mitchell RN (2007). Robbins Basic Pathology ((8th ed.) ed.). Saunders Elsevier. pp. 718–721. ISBN 978-1-4160-2973-1. 
  4. ^ Holland-Frei cancer medicine. (8th ed. ed.). New York: McGraw-Hill Medical. 2009. p. 1299. ISBN 9781607950141.  |first1= missing |last1= in Authors list (help)
  5. ^ a b c d e World Cancer Report 2014. World Health Organization. 2014. pp. Chapter 5.12. ISBN 9283204298. 
  6. ^ Dunne, EF; Park, IU (Dec 2013). "HPV and HPV-associated diseases.". Infectious disease clinics of North America. 27 (4): 765–78. PMID 24275269. doi:10.1016/j.idc.2013.09.001. 
  7. ^ a b c "Cervical Cancer Treatment (PDQ®)". National Cancer Institute. 2014-03-14. Marrë më 25 June 2014. 
  8. ^ a b "Human Papillomavirus (HPV) Vaccines". National Cancer Institute. 2011-12-29. Marrë më 25 June 2014. 
  9. ^ Tran, NP; Hung, CF; Roden, R; Wu, TC (2014). "Control of HPV infection and related cancer through vaccination.". Recent results in cancer research. Fortschritte der Krebsforschung. Progres dans les recherches sur le cancer. 193: 149–71. PMID 24008298. doi:10.1007/978-3-642-38965-8_9. 
  10. ^ "Cervical Cancer Prevention (PDQ®)". National Cancer Institute. 2014-02-27. Marrë më 25 June 2014. 
  11. ^ a b World Health Organization (February 2014). "Fact sheet No. 297: Cancer". Marrë më 2014-06-24. 
  12. ^ "SEER Stat Fact Sheets: Cervix Uteri Cancer". NCI. Marrë më 18 June 2014. 
  13. ^ World Cancer Report 2014. World Health Organization. 2014. pp. Chapter 1.1. ISBN 9283204298. 
  14. ^ Canavan TP, Doshi NR (2000). "Cervical cancer". Am Fam Physician. 61 (5): 1369–76. PMID 10735343. 
  15. ^ Jr, Charles E. Carraher (2014). Carraher's polymer chemistry (Ninth edition. ed.). Boca Raton: Taylor & Francis. p. 385. ISBN 9781466552036.