Jump to content

Andrea Skanjeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Andrea Skanjeti
Emri Andrea
Mbiemri Skanjeti
Vdiq më 29 nëntor 1992
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar, dramaturg, regjisor
Mirënjohje
Artist i Popullit - Shqipëri

Andrea Skanjeti (Shkodër, 20 gusht 1906 - 29 nëntor 1992) ka qenë regjisor dhe dramaturg shqiptar.

U lind në Shkodër, i biri i Zef dhe Eliza Skanjetit. Shkollën fillore dhe të mesmen e ndoqi në vendlindje, këtë të fundit në liceun Illyricum. Bashkëpunoi me shoqëritë e ndryshme artistike të qytetit si me Gjon Krajni me shokë, ndihmoi me repertor dhe drejtim klubin Shkodra. Ndiqte veprimtarinë dhe shfaqet e grupeve kulturore Vllaznia, Bogdani si dhe të Shkollës së Stigmatineve.[1]

Në moshën 12-vjeçare shkroi dramën e tij të parë “Kusarët”, e cila tërhoqi vëmendjen e specialistëve. Në vitin 1946 u emërua regjisor në Shtëpinë e Kulturës, Shkodër. Ka vënë në skenë shfaqjen me tri akte “Dasma shkodrane”, e para në llojin e vet në Shqipëri, gjithashtu operën e parë shqiptare “Mrika” të Prenk Jakovës me Libret të Llazar Siliçit, e cila pati sukses të jashtëzakonshëm. Skanjeti njihet si themeluesi i Teatrit të Kukullave dhe ndër nismëtarët kryesorë të krijimit të Estradës së Shkodrës. Shkroi dramën "Andrra e 500 vjetëve" e cila është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë. Rolin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e ka luajtur Kolë Mirashi. Nxitjen për këtë dramë Autori e ka marrë nga Dom Ndre Mjeda. Po ashtu shkroi edhe dramën e ndarë në tri akte "Nora".

I është dhënë titulli “Artist i Popullit” më 28 nëntor 1992.

Veprimtaria e përgjithshme artistike e A. Skanjetit ka një shtrirje në kohë gati gjysëm shekullore dhe përmblidhet:

Krijimtaria teatrale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 22 drama, komedi, melodrama, skeçe estrade etj.
  • 27 pjese teatrale të perkthyera e të adaptuara.
  • 8 pjese për teatër kukullash.
  • Rreth 75 pjesë teatrale shqiptare dhe të huaja të vëna në skenë, nga të cilat 20 me aktorët e Teatrit "Migjeni" të Shkodrës.
  • 20 platforma regjisoriale.
  • 30 pjesë teatrale me grupe diletante të klubeve dhe shoqërive të ndryshme, të Shtëpisë së Kulturës Shkodër, qendrat e punës, Shtëpinë e Pionierit, shkollat etj.

Krijimtaria në prozë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • rreth 45 tregime dhe novela, shumica të botuara në revistat e kohës, kryesisht para dhe gjatë luftës. (Tregimi "Një dhurate e papritur" është përkthyer në gjermanisht nga albanologu i shquar Maksimilian Lamberc).
  • Libri 100 vjet teatër në Shkodër : 1879-1979, botuar në vitin 2002.
  • Libri "4000 vjet nga urtësia botërore" Anekdota, botuar në vitin 2006.
  • Fjalori Italisht-Shqip (i pabotuar)
  1. ^ "Andrea Skanjeti, i pari çeli siparin i teatrit Migjeni". shkodradaily.com (në anglisht). 24 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2018. Marrë më 7 korrik 2018.