Jump to content

Antoni Maria Alcover i Sureda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Antoni Maria Alcover i Sureda
Të dhëna vetjake
U lind më02.02.1862
Santa Cirga, Manacor
Vdiq më08.02.1932 (69 vjeç)
Palma,majorka
NënshtetësiaSpanish
PunësimiPoet

Atë Antoni Maria Alcover e Sureda, i njohur edhe si Mossèn Alcover (në gjuhën katalonase)(shqiptimi katalanas:[moˈsɛn əɫkoˈve]), (Santa Cirga, Manacor, 2 shkurt 1862 – Palma, 8 janar 1932) ishte një shkrimtar modernist majorkas, i cili shkroi mbi një gamë të gjerë temash duke përfshirë kishën katolike, folklorin dhe gjuhësinë.Ai është i lidhur kryesisht me përpjekjet për të ringjallur interes në gjuhën katalonase dhe dialektet e saj. Një ndër veprat e tij ishte edhe fjalori Katalan-Valencian-Balearik.

Një monument në Manacor, majorca

Antoni Maria Alcover u lind në Santa Cirga, një territor i vogël ndërmjet Manakor dhe Porto Kristo. Ishte bir i fuqisë punëtore. Pas studimeve në Latinisht dhe Klasikë ai në moshën 15 vjeçare u zhvendos në Palma de Mallorca, ku ai vazhdoi studimet në një shkollë për priftërinjë. Ai shpejt u bë i njohur si një polemist kokëfortë.

Edhe pse përpjekjet e tij të para në letërsi ishin në gjuhë spanjolle, ai i ktheu ato në gjuhën katalone pas vitit 1879. Që nga kjo datë, ai mori përsipër mbledhjen e fabulave dhe folkloreve të majorka-s, të cilat filloi t'i publikojë më 1880 në gazeta të ndryshme nën pseudonimin Jordi d'es Racó. Ky koleksion është i përbërë nga rreth 430 folk-fabula, të cilat janë përkthyer në gjuhë të ndryshme duke përfishirë gjuhën angleze.

Më 1886, ai u shugurua dhe u bë famullitar për Manakor. Më 1888 ai u bë profesor i historisë kishtare në seminarin në Palma. Në 1898, peshkopi i ri i majorkas, Pere Joan Campins e Barcelo, e emëroi atë si famullitar i përgjithshëm i Dioqezës së majorkas. Ai qëndroi në këtë pozitë deri në vitin 1916. Në vitin 1905, ai mori postin e mësuesit të ligjeve të kishës në Katedralen e majorkas.[1]

Në vitin 1906, me iniciativën e tij dhe nën presidencën e tij, u mbajt Congrés Internacional de la Llengua Catalana (Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Gjuhës Katalone). Alcover u zgjodh president i degës filologjike të Institutit për Studime Katalonisht, një pozicion i cili shpejt përfundoi pas një mosmarrëveshje të zemëruar me anëtarët e tjerë të institutit.

Opusi i tij letrar ishte Fjalori Katala-Valencia-Balear, të cilin ai nuk jetoi për t'e parë të përfunduar. Ky fjalor u përfundua nga bashkëpunëtori i tij Francesc de Borja e Moll.

Në mesin e përgjegjësive tjera, ai ishte korrespondent i Academia de Bones Lletres de Barcelona (Akademia e Letrave të mira të Barcelonës) në Barcelonë dhe drejtoi botimin e veprave të Ramon Llull.[2]

Puna e tij letrare ishte e fokusuar në hulumtimet gjuhësore , historinë, zakonet popullore dhe koleksionet e folklorit , biografitë e ndryshme , tregimet e udhëtimit dhe një roman .

  • Antoni M. Alcover e Francesc de B. Moll , La flexió verbal en els dialectes catalans (Ndryshimi verbal në dialektin katalonisht , 4 vëllime , Barcelonë , Biblioteka Balmes , 1929-1933 .
  • Antoni M. Alcover , Aplec de rondaies mallorquines d'en Jordi d'es Racó , 24 vëllime , Palma , Moll , 1968-1975 .
  • Antoni M. Alcover , Per la llengua (Për gjuhën) , redaktuar nga Josep Massot i Muntaner , Mallorka - Barcelona, ​​Seksioni Katalon i Filologjisë i Universitetit të Palma-s -Publikimet e Abadia de Montserrat , 1983.
  • Antoni M. Alcover , Dietari de l'excursió filològica (1906) (Ditari i udhëtimit filologjik) , redaktuar nga Francesc de B. Moll , Barcelonë , 'Departament de Cultura de la Generalitat de Catalunya' (Ministria e Kulturës e Katalonisë) , 1983 .
  • Diccionari català-valencià-balear (Fjalori katala-valencia-balear) : zbulimi leksikografik e etimologjik i gjuhës katalone në të gjitha format letrare dhe dialektore , puna e nisur nga Antoni Maria Alcover , e shkruar nga Francesc de B. Moll , në bashkëpunim me Manuel Sanchis Guarner dhe Anna Moll Marques , 10 vëllime , Palma , Moll , 1993 .
  1. ^ "Antoni M. Alcover". escriptors.cat. Marrë më 17 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Antoni Maria Alcover i Sureda" (në anglisht). Societat d'Onomàstica. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 25 mars 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]