Antony Blinken

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Antony Blinken
Portret zyrtar, 2021
Titullar
Në detyrë
26 janar 2021
PresidentiJoe Biden
ZëvendësWendy Sherman
Paraprirë ngaMike Pompeo
Ndihmës-sekretar i 18-të i SHBA-ve
Në detyrë
9 janar 2015 – 20 janar 2017
PresidentiBarack Obama
Paraprirë ngaWilliam J. Burns (diplomat)|William J. Burns
Pasuar ngaJohn J. Sullivan (diplomat)|John Sullivan
Të dhëna vetjake
U lind më
Antony John Blinken

(1962-04-16) 16 prill 1962 (62 vjeç)
Yonkers, New York, SHBA
Partia politikePartia Demokratike
Arsimimi

Antony John Blinken (lindur më 16 prill 1962) është zyrtar dhe diplomat në qeverinë amerikane me shërbim që nga 26 janari i vitit 2021 si Sekretar Shteti i 71-të me radhë i SHBA-ve. Ka shërbyer më parë edhe si zëvendës-këshilltar për siguri kombëtare (2013-2015) dhe si zëvendës-sekretar i shtetit nga 2015 deri në 2017 nën presidentin Barack Obama.

Gjatë administratës së Clintonit, Blinken-i shërbeu në Departamentin e Shtetit dhe në poste të larta në Këshillin e Sigurisë Kombëtare nga viti 1994 deri më 2001. Ai ishte anëtar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare nga viti 2001 deri në 2002. Ai mbrojti pushtimin e Irakut në vitin 2003 ndërsa shërbente si drejtor i stafit demokrat i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë nga viti 2002 deri më 2008. Ai ushtroi detyrën e këshilltarit për politikë të jashtme gjatë fushatës presidenciale të Joe Biden në vitin 2008.

Nga viti 2009 deri më 2013, Blinken-i shërbeu si ndihmës-zëvendës i presidentit dhe këshilltar për siguri kombëtare të zëvendës-presidentit. Gjatë qëndrimit të tij në administratën e Obamas, ai ndihmoi në hartimin e politikës amerikane për Afganistanin, Pakistanin dhe programin bërthamor të Iranit. Pas largimit nga shërbimi qeveritar, Blinken-i u zhvendos në sektorin privat, duke bashkëthemeluar WestExec Advisors, një firmë konsulentësh. Blinken-i u kthye në qeveri fillimisht si këshilltar për politikë të jashtme për fushatën presidenciale të Biden-it më 2020, ndërkaq më pas si i zgjedhuri i Biden-it për sekretarin e shtetit, një pozicion që Senati e konfirmoi më 26 janar 2021.

Blinken and Biden on a trip to Kosovo in 2009
Blinken dhe Biden në një udhëtim në Kosovë, 22 maj 2009