Jump to content

Joe Biden

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Joe Biden
Portreti zyrtar, 2021
Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara
Titullar
Do marrë detyrën
20 janar 2021
ZëvendëspresidentiKamala Harris
Duke pasuarDonald Trump
Zv. Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara
Në detyrë
20 janar 2009 – 20 janar 2017
PresidentiBarack Obama
Paraprirë ngaDick Cheney
Pasuar ngaMike Pence
United States Senator
from Delaware
Në detyrë
3 janar 1973 – 15 janar 2009
Paraprirë ngaJ. Caleb Boggs
Pasuar ngaTed Kaufman
Kryetar i Komitetit të Senatit i Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet e Jashtme
Në detyrë
3 janar 2007 – 3 janar 2009
Paraprirë ngaRichard Lugar
Pasuar ngaJohn Kerry
Në detyrë
6 qershor 2001 – 3 janar 2003
Paraprirë ngaJesse Helms
Pasuar ngaRichard Lugar
Në detyrë
3 janar 2001 – 20 janar 2001
Paraprirë ngaJesse Helms
Pasuar ngaJesse Helms
Kryetar i Grupit Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve
Në detyrë
3 janar 2007 – 3 janar 2009
Paraprirë ngaChuck Grassley
Pasuar ngaDianne Feinstein
Të dhëna vetjake
U lind më20 nëntor 1942 (82 vjeç)
Scranton, Pennsylvania, SHBA
Partia politikeDemokrat
Bashkëshortja/etNeilia Hunter (m.1966; vdiq më 1972)
Jill Jacob (m. 1977)
Fëmijët
Prindër(it)Joseph R. Biden Sr. (babai)
Catherine Eugenia Finnegan (nëna)
Të afërmitEdward Francis Blewitt (stërgjysh)
ArsimimiUniversiteti i Delaware (BA)
Syracuse University (JD)
ProfesioniPolitikan, avokat, autor
ÇmimetMedalja Presidenciale e Lirisë me dallim (2017)
Nënshkrimi
Faqja në rrjetCampaign website Transition website

Joseph Robinette Biden, Jr. (lindi më 20 nëntor 1942) është një politikan amerikan dhe Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Pasi mundi Donald Trump në detyrë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara 2020, ai u inaugurua si presidenti i 46-të në janar 2021. Një anëtar i Partisë Demokratike, Biden më parë shërbeu si Zv. Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 2009 deri më 2017 dhe Senatori i Shteteve të Bashkuara për Delaware nga viti 1973 deri më 2009.

Në prill 2019, Biden njoftoi kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale 2020 dhe ai arriti pragun e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin Demokratik në qershor 2020. Më 11 gusht, ai njoftoi Senatoren e SHBA-së Kamala Harris të Kalifornisë si shokun e tij të kandidimit. Biden fitoi zgjedhjet presidenciale 2020 të 3 nëntorit kundër Presidentit Trump. Kështu, ai është vetëm nënkryetari i dytë jo-në detyrë që bëhet President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara dhe i pari që nga Richard Nixon në vitin 1968.

Jeta dhe arsimimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Joe Biden lindi më 20 nëntor 1942 në Scranton, Pennsylvania.[1] Ai është rritur në një familje të klasës punëtore dhe përballej shpesh me sfida financiare. Studioi në Universitetin e Delaware dhe më pas në Shkollën Juridike të Universitetit të Sirakuzës, ku u diplomua në jurisprudencë.[2]

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biden filloi karrierën e tij politike si anëtar i Këshillit të Qarkut New Castle në Delaware (1970-1972). Në vitin 1972, në moshën 29-vjeçare, ai u zgjodh si senator i Delaware,[3] duke u bërë një nga senatorët më të rinj në historinë e SHBA-së, ku shërbeu në këtë post për 36 vjet, derisa u zgjodh Zëvendëspresident nën Barack Obama (2009-2017).[4] Gjatë kësaj periudhe, ai luajti një rol kyç në menaxhimin e krizës ekonomike të vitit 2008 dhe në hartimin e reformës së kujdesit shëndetësor, e njohur si "Obamacare".[5] Ai ishte gjithashtu një nga mbështetësit kryesorë të politikave për kontrollin e armëve dhe barazinë racore.

Tragjedia familjare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas zgjedhjes së tij si senator, gruaja e tij Neilia dhe vajza e tyre 1 vjeçare Naomi humbën jetën në një aksident automobilistik në dhjetor të vitit 1972.[6] Djemtë e tij, Beau dhe Hunter, mbijetuan nga aksidenti, dhe Biden premtoi t’i përkushtohej plotësisht atyre, duke udhëtuar çdo ditë nga Delaware në Washington. Biden mendoi të jepte dorëheqjen si senator për t'u kujdesur për ta,[7] por Udhëheqësi i Shumicës së Senatit, Mike Mansfield e bindi të mos e bënte.[8]

Kandidatura dhe presidenca (2021-2025)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biden shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij në 25 prill 2019,[9] duke u shprehur i shqetësuar prej administratës Trump.[10] Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Biden fitoi ndaj presidentit të atëhershëm, Donald Trump, së bashku me shoqen e garës, Kamala Harris. Ai u inaugurua më 20 janar 2021,[11] duke u bërë presidenti i 46-të i SHBA-së dhe personi më i vjetër që ka mbajtur këtë detyrë. Gjatë presidencës së tij, ka pasur fokus te pandemia COVID-19,[12] ndryshimet klimatike dhe rindërtimi i aleancave ndërkombëtare. Biden ka punuar për forcimin e politikave të klimës, duke rihyrë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Ka mbështetur investime të mëdha në infrastrukturë dhe teknologji të gjelbër.[13] Në politikën e jashtme, ai ka kërkuar forcimin e marrëdhënieve me NATO-n dhe vende aleate, duke mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Rusisë dhe Kinës.[14]

Në vitet e para të presidencës së tij, SHBA u përball me nivele të larta inflacioni, të cilat arritën nivelin më të lartë në dekada.[15] Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani në gusht 2021 u kritikua gjerësisht si kaotike dhe e papërgatitur. Administrata Biden është përballur me një fluks të madh emigrantësh në kufirin SHBA-Meksikë.[16] Kritikat erdhën si nga ata që e konsiderojnë qasjen e tij shumë të butë ndaj emigracionit të paligjshëm, ashtu edhe nga ata që besojnë se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të reformuar sistemin e imigracionit.

Kandidatura e dytë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biden shpalli zyrtarisht synimin për t'u rizgjedhur më 25 prill 2023. Në një video të publikuar për të shpallur kandidaturën, Biden përdori sloganin “Let’s finish the job” (Le ta përfundojmë punën), duke theksuar vazhdimësinë e politikave të tij dhe nevojën për të ruajtur përparimin e arritur gjatë mandatit të parë. Ai theksoi angazhimin për të mbrojtur të drejtat dhe demokracinë, duke përmendur sfidat ndaj lirive themelore si të drejtën për abort, barazinë racore dhe liritë personale.

Më 21 korrik 2024, Presidenti Joe Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara për rizgjedhjen presidenciale në zgjedhjet e vitit 2024. Vendimi erdhi pas një debati skandaloz me Donald Trump në fund të qershorit, ku Biden u kritikua për performancën e tij, përfshirë momente të pasigurta gjatë përgjigjeve dhe vështirësi në fokus. Pas presionit nga disa demokratë dhe donatorë kryesorë, Biden vendosi të mos vazhdojë kandidaturën, duke e cilësuar këtë hap si më të mirin për partinë dhe vendin.

Në vend të tij, Biden shpalli mbështetjen për zv.presidenten Kamala Harris. Nominimi i saj zyrtarisht u pranua në Konventën e Partisë Demokratike në gusht. Në zgjedhjet presidenciale të 2024 ajo i humbi zgjedhjet kundër Donald Trump.[nevojitet citimi]

Biden u martua me Jill Tracy Jacobs në vitin 1977. Ata kanë një vajzë së bashku, Ashley Biden. Ai është një katolik i devotshëm dhe shpesh e përmend fenë si burim force në momente të vështira. Djali i tij i madh, Beau Biden, humbi jetën nga kanceri në tru në vitin 2015, një ngjarje që ndikoi thellësisht në jetën e tij. Ai ka luftuar për vite me belbëzimin[17] dhe shpesh e ndan këtë përvojë për të inkurajuar njerëzit e tjerë. Biden është një tifoz i zjarrtë i sporteve, veçanërisht futbollit amerikan dhe bejsbollit.

  1. ^ Witcover, Jules (2010). Joe Biden : a life of trial and redemption (në anglisht). Internet Archive. New York : William Morrow/HarperCollins. ISBN 978-0-06-179198-7.
  2. ^ Hagan, Victor. "Was Joe Biden a lawyer?". USA TODAY (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-12-13.
  3. ^ Naylor, Brian (8 tetor 2007). "Biden's Road to Senate Took Tragic Turn" (në anglisht). NPR.
  4. ^ Vargas, Jose Antonio (24 gusht 2008). "Overload Slows Texts Announcing the No. 2". The Washington Post (në anglisht).
  5. ^ Russell, Lesley (12 shkurt 2024). "Obama'a healthcare legacy • Inside Story". Inside Story (në anglishte australiane). Marrë më 2024-12-13.
  6. ^ "Biden's Wife, Child Killed in Car Crash". The New York Times (në anglishte amerikane). 19 dhjetor 1972. fq. 9.
  7. ^ Almanac of American Politics 2008, p. 364.
  8. ^ "Biden's regular Joe side". Los Angeles Times (në anglishte amerikane). 2008-08-24. Marrë më 2024-12-13.
  9. ^ Scherer, Michael; Wagner, John (25 prill 2019). "Former vice president Joe Biden jumps into White House race". The Washington Post (në anglishte amerikane).
  10. ^ Dovere, Edward-Isaac (2019-02-04). "Biden's Anguished Search for a Path to Victory". The Atlantic (në anglisht). Marrë më 2024-12-13.
  11. ^ Hunnicutt, Trevor; Zengerle, Patricia; Renshaw, Jarrett (21 janar 2021). "'We must end this uncivil war,' Biden says, taking over a U.S. in crisis". Reuters (në anglisht).
  12. ^ Rep. Yarmuth, John A. [D-KY-3 (2021-03-11). "H.R.1319 - 117th Congress (2021-2022): American Rescue Plan Act of 2021". www.congress.gov (në anglisht). Marrë më 2024-12-13.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  13. ^ "FACT SHEET: President Biden Signs Executive Order Catalyzing America's Clean Energy Economy Through Federal Sustainability". The White House (në anglishte amerikane). 2021-12-08. Marrë më 2024-12-13.
  14. ^ "Biden declares 'America is back' in welcome words to allies". AP News (në anglisht). 2021-02-19. Marrë më 2024-12-13.
  15. ^ "U.S. Inflation Rate by President: From Eisenhower to Biden". Investopedia (në anglisht). Marrë më 2024-12-13.
  16. ^ Lucas, Zoltan (12 dhjetor 2024). "New report highlights the complexity in Biden's record-breaking immigration legacy". The Haitian Times (në anglisht).
  17. ^ Biden Jr., Joseph R. "Public Greeting - National Stuttering Association" (PDF). National Stuttering Association (në anglisht). The White House. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 korrik 2011.