Juris Doctor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Shembull i një Diplome të nivelit Juris Doctor.

Diploma Juris Doctor (J.D.) është një "doktoraturë" profesionale[1][2][3][4][5][6] dhe diploma e nivelit të parë [7][8][9][10][11]Drejtësi.  Diploma përftohet pas përfundimit të një shkolle ligji të akredituar në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, dhe vende të tjera që ndjekin parimet e sistemit juridik të "Common Law". Shumica e të diplomuarve me Juris Doctor janë individë që praktikojnë profesionin e avokatit, por kjo diplomë është e vlerësuar edhe në fusha të tjera, si biznesi.

Në mënyrë që të ushtrojnë profesionin e lirë të avokatit dhe të paraqiten përpara gjykataveShtetet e Bashkuara, individët që kanë përftuar diplomën J. D. duhet të kalojnë Provimin e Avokatisë të shtetit ku ato dëshirojnë të ushtrojnë aktivitetin.[12][13][14][15]

Kjo diplomë u lëshua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fund të shekullit të 19-të dhe u krijua si një version modern i doktoraturave të vjetra Evropiane në Ligj (të tilla si Dottore in GiurisprudenzaItali dhe Juris Utriusque Doctor në Gjermani dhe në Evropën Qendrore).[16] Si pasojë e lëvizjes Harvardiane për studimin shkencor të ligjit në fund të shek. 19, J.D. është kthyer në Diplomën kryesore në përgatitjen profesionale të avokatëve të ardhshëm. Në shumicën e juridiksioneve, J.D. përfshin një program trevjeçar studimi.[17][18]

Deri disa vite më parë, vetëm shkollat e ligjitShtetet e Bashkuara ofronin diplomën Juris Doctor.  Duke filluar nga viti 1997, universitetet në vendet e tjera filluan të përdorin J. D. si diplomën e parë profesionale në ligj, të modifikuar me dallimet e nevojshme  për t'iu adaptuar sistemeve ligjore të vendeve përkatëse.

Akademia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si një "doktoraturë" profesionale, diploma e Juris Doctor shërben për të përgatitur studentin për t'u pranuar në profesionin e juristit (në të njëjtën mënyrë sesi në ShBA M. D. shërben për tu pranuar në profesionin e mjekut dhe D. D. S në atë të dentistit). Ndërkohë që në ShBA Juris Doctor është diploma e vetme e nevojshme për t'u futur në profesion ose në akademi, ajo nuk cilësohet si një "doktoraturë" kërkimore.[19] Në sistemin Anglosakson, doktoraturë kërkimore, e njëhsueshme me titullin Doktor i ShkencaveShqipëri, cilësohet programi Doktor i Shkencave Juridike (S.J.D. ose J. S. D.), e cila zakonisht kërkon përfundimin e J.D. dhe të LL.M. (Master në Drejtësi) si një parakusht.[20]

Departamenti i Arsimit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencës nuk përfshijnë J. D. ose "doktoraturat" e tjera profesionale në mesin e diplomave që janë ekuivalente me doktoraturat kërkimore.[21] Midis programeve në Drejtësi, ato i njohin këtë status vetëm programit Doktor i Shkencave Juridike.[21] Në Evropë, Këshilli Kërkimor Evropian ndjek një politikë të ngjashme, duke njëhsuar gradën J.S.D. me titullin Doktor i Shkencave.[22]

Pavarësisht nga emri i diplomës, bartësi i një J. D. nuk është i lejuar që të përdori titullin "Doktor".  Shumica e shteteve Amerikane ndalojnë përdorimin e titullit "Doktor" nga avokatët me J.D., pasi ekziston mundësia e konfuzionit të publikut mbi kualifikimet e avokatit (p.sh. publiku mund të formojë përshtypjen se avokati është gjithashtu i trajnuar si mjek).

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Association of American Universities Data Exchange. "Glossary of Terms for Graduate Education". Marrë më 2010-09-01. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ National Science Foundation (2006). "Time to Degree of U.S. Research Doctorate Recipients" (PDF). InfoBrief, Science Resource Statistics. NSF. 06-312: 7. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ San Diego County Bar Association (1969). "Ethics Opinion 1969-5". Marrë më 2008-05-26. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ University of Utah (2006). "University of Utah – The Graduate School – Graduate Handbook". Marrë më 2008-05-28. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ German Federal Ministry of Education. "U.S. Higher Education / Evaluation of the Almanac Chronicle of Higher Education" (PDF). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më April 13, 2008. Marrë më 2008-05-26. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Encyclopædia Britannica 3. 2002. p. 962:1a. 
  7. ^ U.S. Department of Education (2008). "USNEI-Structure of U.S. Education - Graduate/Post Education Levels". Arkivuar nga origjinali origjinali më 2007-12-14. Marrë më 2008-05-25. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ College Blue Book (1999).
  9. ^ University of California, Berkeley. "General Catalog – Graduate Education – Graduate Degrees and Certificates". Marrë më 2008-05-25. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ University of Southern California (1995). "Undergraduate and Graduate Degree Programs". Arkivuar nga origjinali origjinali më 2008-04-22. Marrë më 2008-05-25. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ University of Melbourne. "About Use - The Melbourne JD". Marrë më 2008-05-26. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "North Carolina Board of Law Examiners -NCBLE 919-848-4229". Marrë më 28 August 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "VBBE - Welcome". Marrë më 28 August 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ http://admissions.calbar.ca.gov/Requirements.aspx
  15. ^ "BOLE- OFFICIAL PAGE NEW YORK STATE BAR EXAMINATION". Marrë më 28 August 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Stevens, R. (1971).
  17. ^ University of Washington School of Law. "JD Program & Policies". Marrë më 2008-09-02. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Russo, Eugene (2004). "The Changing Length of PhDs". Nature. 431 (7006): 382–383. doi:10.1038/nj7006-382a.  15372047. Marrë më 2008-09-02. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Kenneth Kaoma Mwenda, Gerry Nkombo Muuka (eds.
  20. ^ LL.
  21. ^ a b http://www2.ed.gov/about/offices/list/ous/international/usnei/us/doctorate.doc
  22. ^ "PhD and Equivalent Doctoral Degrees: The ERC Policy" (PDF). Marrë më 2013-05-25. Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)